Gjyqėsori, nė shėrbim tė tė korruptuarve

"Lirisht mund tė konstatojmė se Gjyqėsori e ka luajtur rolin e shėrbėtorit, ndaj grupeve tė interesit, ndaj politikės dhe ndaj secilit aktivitet korruptiv qė ka pasur tė bėjė me qarkullime parash. Nuk ka mė poshtėrsi sesa tė jesh i paguar pėr drejtėsi dhe tė shėrbesh nė kundėrshtim tė plotė me ligjin. Degradimi i Gjyqėsorit ka ndikuar qė qytetari i vendit tė humbė ēdo shpresė pėr njė ditė mė tė mirė. Nuk ka asnjė mundėsi tė priten ndryshime pozitive nė skenė kur Gjyqėsori ėshtė i kalbur nė korrupsion", ka thėnė analisti Leon Duhanaj.
Kalbėzimi i sistemit tė drejtėsisė, fatkeqėsisht, ēdo ditė e mė shumė po merr formė dhe po pėrshkallėzohet, nė vend qė tė eliminonte elementet negative.

Pėrplasja mes vete e njerėzve tė drejtėsisė, siē ėshtė rasti i kryeprokurorit tė Prishtinės, Imer Beka, dhe kryegjyqtarit tė Prishtinės, Hamdi Ibrahimi, e vėrteton mė sė miri kėtė fakt.

Tė palarat qė dy zyrtarėt nė fjalė i deklarojnė pėr njėri-tjetrin edhe njėherė shuajnė shpresat pėr pėrmirėsim tė sistemit tė drejtėsisė me kėtė udhėheqje qė ka sot. Kjo situatė nė drejtėsi natyrisht qė favorizon kalbėzimin edhe tė mekanizmave tė tjerė shtetėrorė, duke iu krijuar kėshtu atyre hapėsirė pėr tė shtrirė aktivitetin e krimit tė organizuar dhe korrupsionit. Pėr pasojė, ende nė Kosovė nuk ka ndonjė zyrtar tė lartė tė dėnuar pėr krim tė organizuar dhe korrupsion dhe ndonjė rast tek-tuk po kalon sikur nuk ka ndodhur asgjė.

Sipas deputetes sė AAK-sė, Teuta Haxhiu, drejtėsia e kalbėzuar ėshtė vėshtirė tė rigjenerohet, kur kemi parasysh dhe udhėheqjen aktuale politike qė ka Kosova."Qeveria nuk ėshtė e gatshme pėr tė dhėnė kontributin e saj nė kėtė drejtim, sepse u shkon pėr shtati partive nė pushtet, pasi i kanė njerėzit e tyre partiakė, njerėz tė cilėt nuk e lėnė qė tė jetė Gjyqėsori i pavarur dhe as Prokurorinė qė tė funksionojė drejt.

Thjesht ėshtė interes i Qeverisė. Nga kjo situatė mund tė dilet vetėm me zgjedhje tė reja dhe qeveri tjetėr, pa kėto dy subjekte politike, tė cilat e kanė dėshmuar veten se nuk janė tė gatshėm qė edhe 16 vjet pas luftės dhe tetė vjet pas shpalljes sė pavarėsisė pėr tė krijuar mirėqenie pėr qytetarėt. Ne nuk kemi arsim cilėsor, nuk kemi shėndetėsi ashtu si ėshtė dashur tė ishte, por ēdo ditė e mė shumė kemi probleme, kemi njė mirėqenie qė po shkon duke u zbehur ēdo ditė, si dhe kemi njė jetė mė tė varfėr tė qytetarėve nė Kosovė", ėshtė shprehur deputetja Haxhiu./kosova sot/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: musasabedini@hotmail.com

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
info@rajonipress.com
Plasma