Tregimi me helm (2)

Nga Halil Matoshi - Nuk i mohoj tendencat e disa klerikėve islamikė dhe kinsedijetarėve fanatikė qė propagandojnė sheriatin si rregullim ideal shoqėror (Shefqet Krasniqi & Co) dhe islamin politik (qasja wehabiste) si rizgjim tė fesė sė profetit Muhamed, por unė dyshoj se nė Kosovė ka organizata terroriste me ideologji tė ISIS-it, tė gatshme pėr sulm, mbi gjithēka dhe gjithsecilin. Dhe nuk kam asnjė dyshim se kėto tendenca luftohen vetėm me dialog e debat tė gjithanshėm shoqėror, me rehabilitim e riintegrim, me punėsim e shkollė tė mirė, me edukim qytetar dhe zhvillim ekonomik. Jo me masa policore…
Por ē‘i duhet politikės tė ndėrhyjė nė operacione tė tilla strikte policore - po supozojmė - profesionale?

Nė vend se tė flasė ministri i Brendshėm, Skėnder Hyseni (i cili duket se ėshtė fort larg ēėshtjeve policore!?) foli ish-shefi i SHIK-ut, aktualisht kryetar i Kuvendit tė Kosovės, Kadri Veseli.

Besoj ta dijė zoti Veseli se nė demokraci pushtetet janė tė ndara dhe tė balancuara dhe ai nuk ka tė drejtė ta influencojė hetuesinė, pėrkatėsisht drejtėsinė?

Ai i ka paragjykuar pesė tė arrestuarit e dyshuar pėr terrorizėm, duke i cilėsuar si "fundėrrina."

Dhe nėse politika i paraprin njė gjykimi, duke ndėshkuar verbalisht tė pandehurit para se njė gjykatė e rregullt (kjo ėshtė sindroma kosovare!?), atėherė kemi tė bėjmė me drejtėsi tė dirigjuar, tė kapur nga politika, qė legjitimon ndėshkimin e dikujt ende pa ia shpalosur provat, njė armiku tė fabrikuar, njė kundėrshtari ideologjik ose politik, njė konkurrenti nė biznes ose dashuri, njė besimtari qė i pėrket njė feje tjetėr ose “tonėn” tė padėshiruar!
Po tė nisemi nga parimi universal, se askush nuk ėshtė i fajshėm derisa nuk i dėshmohet fajėsia, nga njė gjykatė e rregullt, del se nė rastin e Kosovės kundėr fanatizmit fetar, politika po pėrzihet brutalisht nė gjyqėsor dhe se gjyqėsori ėshtė 'nėn presion', pra nėn diktatin e politikės.

Fjalia qė pėrdori i pari i Kuvendit shkon e tėra nė favor tė parantezės se ky operacion policor ėshtė ndėrmarrė pėr interesa tė politikės ditore, sepse ai lavdėron veten, pėrkatėsisht klasėn politike aktuale, sė bashku me policinė, pėr tėrė kėtė “punė tė paēme”!???

“Qytetarėt e Kosovės duhet tė jenė tė kėnaqur me institucionet e tyre, qė arritėn t`i kapin kėta persona menjėherė.

Qe tendenca e hapur qė para publikut kosovar tė riparohet imazhi i kriminalizuar i elitės politike aktuale nė Kosovė dhe t’i "rritet pazari" asaj brenda dhe jashtė, i pavetėdijshėm se me kėtė ai veē sapo e thellon hendekun e dyshimeve, se i tėrė operacioni mund tė jetė i ideuar nė zyrat e pushtetit politik dhe i urdhėruar nga politika - pėr ndėrrim agjendash – shmangie sė paku e pėrkohshme, nga presioni amerikan dhe ai i BE-sė pėr themelimin e Gjykatės Speciale, pėr ta fokusuar luftėn "e ashpėr" kundėr terrorizmit global/islamikėve fanatikė...

Po ēfarė do t’i thotė publikut kosovar kryetari i Kuvendit nėse eventualisht Prokuroria pushon hetimet ndaj atyre tė pestėve, ose nėse ata nga gjyqi dalin tė pafajshėm?

A do t’u kėrkojė falje publike atyre dhe familjeve tė tyre, fėmijėve tė tyre?

A do t’u kėrkojė falje qytetarėve tė Kosovės pėr “pėrralla tė pėrgjakshme” dhe “tregime me helm”, ose mė thjesht pėr paragjykim tė drejtėsisė?

Vitin e kaluar kam shkruar se aksioni i arrestimit tė 40 personave, ishte mė shumė njė reaksion pompoz i klasės politike, pėr t’i larė faqet para Perėndimit, se sa njė operacion profesional qė parandalon njė tė keqe madhore.

Po ashtu, kam shkruar se koalicioni i dikurshėm PDK –AKR ishte thellėsisht i implikuar nė rritjen e islamit politik, duke koketuar me myftiun Naim Tėrrnava dhe imamė tė vijės radikale si Shefqet Krasniqi e Irfan Salihu dhe se para sė gjithash ėshtė dashur tė arrestoheshin ata klerikė tė cilėt me lejen e Bashkėsisė Islame tė Kosovės (BIK) predikojnė islamin politik dhe antisemitizmin, si dhe ngrihen kundėr vlerave tė pėrbashkėta evropiane (lirive e tė drejtave tė njeriut, demokracisė, lirive civile, barazisė sė grave etj.) nėpėr xhamitė kosovare, kurse politika bėn seri, pėr t’i ‘grabitur’ votat e xhematit.

Atėherė, arrestimi pompoz i rreth 40 tė rinjve druaja se mund tė ketė efekt tė kundėrt, nga ai i dėshiruari.

Pra, kėto spektakle tė shtetit po e martirizojnė njė shtresė shumė tė mjerė e tė izoluar, naive dhe injorante tė popullsisė, tė cilėve shteti nuk u ka dhėnė as punė, as shkollė dhe as perspektivė, kurse me aksione policore tek njė pjesė e publikut kosovar (tek besimtarėt islamė) po e krijojnė idenė se po persekutohen besimtarėt islamė, nė mėnyrė frontale dhe selektive.
Ashiqare, veprimet e tilla janė kundėrproduktive!

Sė pari, ideja ime e kamotshme ka qenė qė personave qė luftojnė nė Siri e gjetkė pėr shtetin islamik tė mos u lejohet kthimi nė atdhe – pra pėrmes marrjes sė shtetėsisė me privim – sepse nėse ata kanė marrė pjesė nė luftėrat nė Siri, pėrkatėsisht nė Irak – krimet eventuale tė tyre do tė mbesin tė pazbardhura dhe ndjekja dhe dėnimi i tyre eventual tingėllon thjesht nė “ndjekje shtrigash”!?
Fundja, Kosova ka tashmė njė ligj me tė cilin mund tė dėnohen kėta persona, por dilema mbetet se si mund tė provohet veprimtaria e tyre klasike terroriste, e cila, pėr bindjen time, ėshtė vėshtirė e dokumentueshme – sepse veprat eventuale terroriste nuk janė kryer brenda Kosovės - porse nė vende kaotike qė gjenden nė vlugun e luftėrave civile dhe nga ku, Skėnder Hysenit nuk i vijnė provat.

Prokuroria e Shtetit - pos spektaklit - nuk do tė mund tė sigurojė prova tė mjaftueshme pėr ngritje aktakuzash, kurse gjyqėsori nuk do tė arrijė kurrė t’i vėrtetojė dyshimet e bazuara qė mund tė shpijnė nė ndėshkimin eventual tė kėtyre tė rinjve kosovarė.
Dhe kjo, pothuajse, doli e saktė.

Shumica nga tė arrestuarit vjet, ndėrkohė janė liruar nė mungesė provash, pra Prokuroria i ka ndėrprerė ose pezulluar hetimet.
Ata qė duhej tė pėrgjigjeshin penalisht para drejtėsisė dhe moralisht e qytetarisht para publikut, para shoqėrisė, imamėt karizmatikė (Shefqet Krasniqi, Ekrem Avdiu, Enis Rama, Zekiria Qazimi…kurse Irfan Salihut, as qė iu prish ‘abdesi’) qė hapur mbėshtetėn wehabizmin dhe islamin politik, madje edhe ndihmuan pėrmes shoqatave kinse humanitare regrutimin e tė rinjve pėr ISIS dhe propaganduan aplikimin e Sheriatit nė Kosovė si qėllim suprem tė pėrpjekjeve tė tyre, shėtisin tė lirė, madje bėjnė ‘ziaret’ tek njerėzit e fuqishėm tė politikės kosovare, duke pirė kafe e bėrė llafe me ta.

Prokuroria ka dėshtuar qė tė ngrejė aktakuza ndaj tyre!?
E kush mund tė besojė nė polici profesioniste, me gjithė dėshirat dhe vullnetin e mirė, derisa ajo “performon” spektakle tė tilla me urdhėr tė politikės?

Nė favor tė kujt shkon pra ky represion ndaj ‘kosovarėve terroristė” derisa kėta politikanė, hapur po mėsyjnė tė dėshmojnė pėrkushtim e patriotizėm para zgjedhėsve tė tyre (para popullit) dhe tė imponohen para bashkėsisė ndėrkombėtare, veēanėrisht para aleatėve tė Kosovės si tė domosdoshėm pėr stabilitetin, pra tė dėshmojnė se "pa ne" s'ka qetėsi nė Kosovė dhe rajon!?
Nė anėn tjetėr, ajo qė shqiptoi avokatja Jashari, dyshohet se ėshtė hedhur si 'karrem' nė tė cilin kanė rėnė media dhe njė pjesė e madhe e publikut kosovar.

Por pikėrisht ky skandal e krijon njė pėrfytyrim final se ēfarė vėrtet “po luhet” nė prapaskenat e drejtėsisė kosovare!?
Thjesht lojėra tė dyfishta pėr ta justifikuar ‘luftėn tonė tė drejtė”, kundėr atyre, tė kėqijve, armikut fiktiv…

Duhet tė pritet megjithatė fjala e gjyqit si instanca kredibile e sė vėrtetės (do tė duhej tė ishte!?) nė kėtė situatė tepėr konfuze...
Mirėpo a do tė funksionojė vėrtet gjykatėsi i pavarur pėr t’ia dhėnė publikut kosovar tė vėrtetėn?

Dyshoj.

Tregimi me helm
Nėse askush nuk i beson fjalės sė avokatit Bajram Tmava qė e shihte klientin e tij (Milazim Haxhiaj) si besimtar tė devotshėm, qė s’ėshtė nė gjendje t’i bėjė keq njeriu, duhet t’i besojė traumės sė fėmijėve tė tij, tė cilėve, nesėr askush s’do tė dijė t’u tregojė pėrse iu shkaktua ajo traumė, nė emėr tė cilės kauzė dhe nė emėr tė cilės ide a ideologji?

Ata janė shqiptarė tė Kosovės, njerėzit tanė, duhet folur me ta, duhet dhėnė njė ‘xhevap’…

Dhe kėtė pėrgjigje ende s’e ka shoqėria kosovare.
Sepse, as qė ka dashur dikush qė tė hyjė nė njė dialog, nė njė debat tė hapur shoqėror me ata tė rinj, qė sheshit janė tė manipuluar dhe tė indoktrinuar.

Atyre duhet dhėnė mundėsia qė tė riintegrohen.

Ata ose duhet tė lihen tė lirė nė besimin e tyre (liria e besimit ėshtė e garantuar), ose duhet tė dėnohen me njė shumėsi argumentesh qė flasin kundėr tyre, me njė kodėr provash tė pakontestueshme, porse, provat duhet “qėruar” nga mbėshtjellėsit e vizllueshėm medial dhe politik.

Pėrndryshe, shoqėria kosovare po shkon drejt pėrēarjes dhe shpėrbėrjes, duke e zmadhuar armikun, i cili, ndonėse pėr shumicėn e kosovarėve ende fiktiv, me kėtė rritje aritmetike, po i prek shumė shtresa shoqėrore…

Prandaj, para se tė rreshtohen skuadrat e policisė speciale dhe antiterroriste, partitė politike dhe institucionet e shtetit (politike, kulturore e arsimore) duhet tė koordinojnė veprimet pėr tė hartuar njė strategji kombėtare pėr “ta pajtuar” islamin kosovar (evropian) me demokracinė dhe shtetin modern shekullar, pastaj me urgjencė duhet nxjerrė ligji pėr bashkėsitė fetare dhe nga ekspertė e teologė islamė, duhet hartuar njė rregullore (njė lloj kurrikule e re) qė eviton propagandimin politik nė xhamitė kosovare si dhe nxjerr jashtė predikimeve disa ajete kur’anore qė mund tė interpretohen si thirrje nė dhunė - dijetarėt e islamit nė Kosovė, veēmas hoxhallarėt duhet tė insistojnė dendur tek ana paqėsore e Kuranit, pėr t’i shquar suret dhe ajetet qė promovojnė paqen dhe tolerancėn ndėrnjerėzore e ndėrfetare, “duke i shmangur pjesėt e vajtueshme tė Kuranit” (Robe rt Wright) – siē duhet shmangur pjesėt e vajtueshme tė ēdo dorėshkrimi fetar…

Sė kėndejmi duhet prerė rrėnjėt doktrinės wehabiste tė rizgjimit (politik) islam - pėr t’i lėnė hapėsirė besimit nė islam nė konditat tradicionale – evropiane.

Ekspertė policorė dhe pjesėtarė tė inteligjencės kosovare duhet tė analizojnė modelin e fabrikimit tė armikut nė Kosovė nga regjimi jugosllav, sidomos pas vitit 1981, sepse jo tė gjithė shqiptarėt e Kosovės nė fillim ishin kundėr tij.

Sidomos jo qindra e mijėra anėtarė partie, administrata, policia dhe ushtria, drejtues universiteti, burokracia arsimore e kulturore, bartėsit e posteve publike, si dhe poseduesit e tė mirave kombėtare material dhe bartės privilegjesh tjera, sė bashku me familjet e tyre…

Kujdes nga fabrikimi i armikut!

Po e pėrmbyll kėtė shkrim me suren kur’anore 9.29: "Kurse robėrit e tė Mėshirshmit janė ata tė cilėt nėpėr tokė ecin qetė (lehtė), ndėrsa kur u drejtohen injorantėt, thonė: “Paqe e qetėsi!”

http://koha.net/?id=31&o=778

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: musasabedini@hotmail.com

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
info@rajonipress.com
Plasma