Ndėrlidhja mes gjeneratave, ēelės i ndėrtimit tė njė tė ardhme pėrparimtare!

Nga Lutfi Haziri – Sfidat dhe barrierat me tė cilat ballafaqohet bota jonė mund tė zgjidhen vetėm kur ne bashkėpunojmė. Shoqėritė mund tė jenė tė racave, religjioneve, apo etnive tė ndryshme, por pėrfundimisht tė gjitha janė tė njė bote tė planetit tonė tokė. Prandaj, ne duhet tė punojmė sė bashku – si shoqėri. Dhe pėr ta bėrė kėtė me sukses, neve na duhet ndėrtuar ura lidhėse nė mes tė kaluarės dhe tė tashmes sonė pėr tė ndėrtuar, kėshtu, shtegun tonė drejtė tė ardhmes. Ndėrlidhja ndėrmjet gjeneratave ėshtė ēelėsi i ndėrtimit tė njė tė ardhme pėrparimtare pėr neve, pėr familjet tona, pėr komunitetet, qytetet, shtetet dhe shoqėritė tona dhe nė fund pėr botėn tonė.
Pėrshėndetje pėr tė gjithė dhe mirė se keni ardhur nė kėtė sesion, i cili besoj tė jetė mė i rėndėsishmi i konferencės vjetore tė Sister Cities International mbi temėn e Ndėrlidhjes sė Gjeneratave pėr Paqe, jo sepse unė jam ligjėruesi i kėtij sesioni, por sepse ju jeni audienca.

Unė ndihem i nderuar dhe i privilegjuar qė po ju drejtohem juve sot. Kam kaluar Atlantikun pėr tė qenė me ju sot dhe po ndihem mirė pėr kėtė. Siē e dini, unė vij nga shteti mė i ri i Evropės, Republika e Kosovės, dhe jam kryetar i Gjilanit, njėrit nga qytetet mė tė mėdha tė Kosovės.

Kur po ju shikoj juve, po mė kthehen nė kujtesė kujtime tė ditėve tė hershme tė angazhimit tim nė shėrbim tė komunitetit dhe nė jetėn politike. Por, kur unė kisha filluar tė merrem me kėto punė, kushtet nė tė cilat veproja ishin shume tė rėnda. Kosova, shteti im, ishte nė okupimin serb deri nė Qershor 1999, dhe gjatė asaj periudhė tė ishe shqiptar ishte pretekst i mjaftueshėm pėr t’u diskriminuar, maltretuar, apo burgosur nga regjimit i atėhershėm serb. Historia e vendit tim paraqet njė fakt fatkeq qė tregon ekzistimin e aparteidit nė zemėr tė Evropės nė shekullin 21.

Sidoqoftė, ato ditė pėrplot vuajtje kanė marrė fund. Unė ndihem krenar qė i kam shėrbyer vendin dhe popullit tim, dhe qė po i shėrbej qytetit tim tani.

Barrierat dhe sfidat janė ndoshta mėnyra mė e mirė pėr tė na dhėnė mėsime jetėsore. Mėnyra se si ne merremi me barrierat dhe sfidat qė na paraqiten do ta definojė atė se kush jemi ne. Dhe, nganjėherė, ju mund tė mendoni se sfidat me tė cilat ballafaqoheni janė tepėr tė mėdha pėr t’u tejkaluar. dhe si rezultat, nganjėherė mund tė duket se rrugėdalja e vetme ėshtė dorėzimi para tyre.

Nganjėherė, ne edhe mund tė mos provojmė fare tė tejkalojmė kėto sfida. Mirėpo, nuk ka asnjė sfidė a barrierė tė pakalueshme. Krejt ēka ju duhet ėshtė vullneti. Tė keni vullnet ėshtė tė keni njė urė qė ju shpije drejtė tejkalimit tė sfidave dhe barrierave. Dhe, pėr tė kaluar kėtė urė mandej, ju duhet ta shoqėroni vullnetin tuaj me punė vetėmohuese, pėrkushtim dhe qasje pozitive. Kėshtu, do tė tejkaloni ēdo sfidė apo barrierė.

Mirėpo, pse po flasim pėr sfida dhe barriera? Ndoshta do tė ishte me e kėndshme tė flisnim pėr suksesin apo kohėt e mira. Ndoshta! Mirėpo, ēfarė kuptimi do tė kishte suksesi nėse ju falet, ju jepet pa mundi? Ēfarė kuptimi do tė kishin kohėt e mira nėse nuk do tė ekzistonin edhe kohėt e vėshtira?

Njė gjeneral amerikan i mirėnjohur, George Patton, ka thėnė “suksesi ėshtė lartėsia nė tė cilėn ngjiteni pasi tė keni prekur fundin.” Unė nuk do tė mund tė pajtohesha mė shumė mė kėtė thėnie. Me fjalė tjera, sukses ėshtė aftėsia juaj pėr tė tejkaluar sfidat dhe barrierat.

Nė moshėn tuaj, disa nga sfidat me tė cilat ju ballafaqoheni ėshtė se ēfarė tė studioni, nė cilin universitet tė shkoni, apo ēfarė tė bėheni nė tė ardhmen? Apo, cila vajzė apo djalė do tė ishte njė e dashur apo i dashur mė i mirė pėr ju? Dilema tė mėdha, apo? Mund tė jenė... Por, janė dilema tė mira. Janė sfida tė mira. Dhe, mėnyra se si do t’i zgjidhni kėto dilema e t’i tejkaloni kėto sfida do ta definojė tė ardhmen tuaj.

Por, ēfarė mbanė e ardhmja pėr ju? Kush e di! Ndoshta ju do tė bėheni njė inxhinier i suksesshėm, apo njė doktor, avokat, ndėrmarrės? Ēka do tė jeni ju nė tė ardhmen? Kjo do tė pėrcaktohet – deri diku tė paktėn – edhe nga e kaluara juaj, mėnyra se si jeni rritur.

E kaluara juaj, miq tė mi, ėshtė diēka e rėndėsishme pėr ta konsideruar gjerėsia tė planifikoni tė ardhmen. E kaluara e juaj ėshtė historia juaj, apo e prindėrve tė juaj, e lagjes suaj, familjes, shoqėrisė, qytetit, apo kombit tuaj. Si individė, ne jemi tė gjithė unikė. Pėrkundėr kėsaj, ne tė gjithė kemi diēka tė pėrbashkėt—qytetet nga vijmė, lagjet ku jetojmė, apo edhe komunitetet tė cilave iu takojmė. Kėshtu, ne jemi shoqėri tė kėsaj bote.

Dhe, pėrderisa fokusohemi nė ecjen tonė pėrpara si individė, kėtė duhet ta bėjmė edhe si shoqėri. Si shoqėri, nė botėn e globalizuar, ne mund tė ecim pėrpara vetėm sė bashku. Sfidat dhe barrierat me tė cilat ballafaqohet bota jonė mund tė zgjidhen vetėm kur ne bashkėpunojmė. Shoqėritė mund tė jenė tė racave, religjioneve, apo etnive tė ndryshme, por pėrfundimisht tė gjitha janė tė njė bote – tė planetit tonė tokė.

Prandaj, ne duhet tė punojmė sė bashku – si shoqėri. Dhe pėr ta bėrė kėtė me sukses, neve na duhet ndėrtuar ura lidhėse nė mes tė kaluarės dhe tė tashmes sonė pėr tė ndėrtuar, kėshtu, shtegun tonė drejtė tė ardhmes. Ndėrlidhja ndėrmjet gjeneratave ėshtė ēelėsi i ndėrtimit tė njė tė ardhme pėrparimtare pėr neve, pėr familjet tona, pėr komunitetet, qytetet, shtetet dhe shoqėritė tona dhe nė fund pėr botėn tonė.

Mos e merrni asnjė sfidė si tė pamundur. Mos e merrni asnjė barrierė si tė pakalueshme. Merreni vullnetin tuaj, te kaluarėn, tė tashmen, dhe tė ambicien pėr tė ardhmen si tulla mbi tė cilat mund tė arrini lartėsi tė reja. Dhe kėto lartėsi suksesesh nuk kanė fund. Gjithmonė bėni mė tė mirėn qė mundeni pėr tė arritur suksesin e dėshiruar. Sepse, nė fund tė fundit, ju jeni e ardhmja; ju jeni suksesi pėr tė cilin ėndėrron secili prind.

Ky ėshtė vend i tė lirėve dhe trimave. Ky ėshtė vend i mundėsive. Merreni kėto mundėsi dhe ktheni ato nė storje suksesi jo vetėm pėr vetėn tuaj, por edhe pėr familjen tuaj, komunitetin, qytetin, dhe vendin tuaj—por edhe pėr botėn, botėn tonė. Bėjeni kėtė. E di se mundeni. Po, gjithsesi mundeni.

Ju faleminderit!
18 Korrik 2015, Minneapolis, Minnesota, USA
( Kjo kumtesė ėshtė paraqitur si ligjėratė kryesore para pjesėmarrėsve nė Samitin pėr Lidėrship tė Ri, nė konferencėn e 59-tė Vjetore e Sister Cities International nė Minneapolis tė Minesotas nė SHBA )

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma