30 vjet punė dhe dashuri, tė kurorėzuara me “Vali Ranch”

Fehmi dhe Sara Fetahu janė pronarė tė kompanisė sė njohur “Fetaxid”, pjesė e tė cilės ėshtė edhe kompleksi turistik nė Gjilan “Vali Ranch”
Nė vitin 1985, si student i mjekėsisė pata ardhur gjatė verės pėr tė punuar nė Zvicėr. Tė gjithė ne “gastarbajterėt” banonim nė baraka. Njė ditė, njėri nga shokėt mė thotė tė shkojmė te njė familje zvicerane pėr vizitė. Pritja nga familja ishte shumė e pėrzemėrt por ajo qė mua si i ri mė ra mė shumė nė sy ishte vajza e bukur bionde e familjes. Ishte simpati nė shikim tė parė, por kush ka menduar atėherė se kjo do tė ishte gruaja ime nė 30 vitet e ardhshme”, shprehet Fehmiu. Ishte pra kjo Sara. Aty nėna e saj, duke e parė se nuk e njihja mirė gjuhėn mė tha: eja prej nesėr te ne dhe tė ndihmon Sara pėr ta mėsuar gjuhėn. U mor vesh, unė mezi kisha pritur… Dhe, ju e dini se ēka ndodh kur njė i ri shqiptar shkon me mėsu gjuhėn me njė vajzė tė re zvicerane”, thotė duke qeshur Fehmiu dhe bėn me sy nga

Sara, e cila ia pohon ato qė i thotė njeriu me tė cilin njihen dhe duhen tash plot 30 vjet.

Pastaj vitin tjetėr, i them Sarės: `hajde me pa ku jetoj unė, prej nga vi`. Desha qė edhe ajo ta shihte Kosovėn dhe vendin ku unė jetoja. Ajo pati problem deri e siguroi lejen e babait, pasi qė sapo i mbushte 18 vjet. Megjithatė Sara erdhi nė Kosovė. E mbaj mend si sot, dola nė aeroport tė Prishtinės pėr ta marrė “nusen” me njė golf tė vjetėr qė e kisha blerė nga kursimet e punės gjatė verės nė Zvicėr”, kujton Fehmiu kohėn e fillimeve me Sarėn.

Prindėrit nuk ishin kundėr

Nė vitin 1987 Sara ishte shtatzėnė dhe pritej tė lindte djali, Faiku. “Ndėrsa unė ende nuk kisha letra pėr Zvicėr, ende vija kėtu vetėm gjatė verės si student. Por kur lindi djali, unė do tė vendosja: nuk mund tė rrija mė nė Kosovė kur familja ime e re po krijohej nė Zvicėr. Kėshtu, erdha nė Zvicėr dhe u martuam me Sarėn. Fillimisht nisa tė punoja si teknik i dhėmbėve por nuk qėndrova gjatė aty dhe kalova nė ndėrtimtari gjegjėsisht nė degėn tė cilėn e punoj edhe sot, nė shtruarjen e dyshemeve.

Por nė vitin 1989 erdha nė njė moment qė duhej tė vendosja: ose po kthehem nė Kosovė ose po e themeloj njė firmė. Sarės, e cila punonte nė bankė, i them: Mė duhen kaq para pėr t`i blerė mjetet e nevojshme dhe po e nisim firmėn. Pak ditė mė vonė, mė 15 qershor 1989 ėshtė themeluar firma me emrin Fetaxid nė Willisau.

Ndėrsa Sara duke folur nė retrospektivė pėr kohėn e martesės kujton se prindėrit nuk kishin qenė kundėr: “Nga prindėrit nuk kemi pasur pengesa. Por, sigurisht ata kanė qenė paksa tė frikėsuar pasi qė isha shumė e re dhe nuk e kishin tė lehtė tė mė linin tė shkoja me njė njeri qė nuk i kishte as letrat nė Zvicėr. Por mė shumė dyshime dhe fjalė ka pasur nga rrethi shoqėror, nga fqinjėt”, thotė Sara.

Habia mė e madhe e Sarės nė Kosovė: Kėpucėt para derės sė shtėpisė

Mirėpo si ėshtė pėrballur ajo me vendlindjen e tė shoqit, Kosovėn, me ēka ėshtė befasuar mė shumė atje?

Ajo e nis kėshtu: “Habia mė e madhe ka qenė kur i kam parė kėpucėt para derės”, duke evokuar pak si me shaka momentin e parė kur ka shkuar nė shtėpinė e Fehmiut, nė Pėrlepnicė tė Gjilanit. “Sigurisht, nė fillim pa e kuptuar gjuhėn, nuk e kisha lehtė. Por pėr dy javė e mėsova sa pėr tu marrė vesh me familjarėt.

Ndėrsa Fehmiu e plotėson: “I pata thėnė se nė Kosovė e kisha gjendjen mė tė mirė se nė Zvicėr, rregullimin e shtėpisė, banjat luksoze etj. ndėrhyn duke qeshur Fehmiu. E Sara ia pret po ashtu me shaka: “Banjėn luksoze” qė e gjeta atje ishte njė fuēi e mbushur me ujė dhe njė “pocerkė” pėr t`u larė me tė”.

Prej atėherė gjendja nė Kosovė ka ndryshuar tepėr shumė, e pranon Sara por ajo shton nė shqipen e mėsuar nga familjarėt e Fehmiut: “Ka ndryshu shumė pėr tė mirė por tash njerėzit janė tranu ngapak”, thotė ajo tek ka parasysh zbehjen e disa nga zakonet qė atėbotė kanė qenė mė tė ngulitura si respekti pėr tjetrin, afėrsia familjare, modestia etj.

“Prindėrit e Fehmiut mė kanė pritur shumė mirė dhe kurrė nuk e kanė bėrė problem pse djali i tyre e ka marrė nusen nga njė vend dhe fe tjetėr etj.

Gjatė shtatė viteve tė fundit familja Fetahi ka zgjeruar aktivitetet edhe nė Kosovė. Kėshtu, Fehmiu afėrisht ēdo dy javė shkon atje pėr t`i mbikėqyrur punimet intensive nė “Vali Ranch” qė asnjėherė nuk pushojnė.

“Vali Ranch” ėshtė bėrė tashmė njė vend joshės nė Kosovė dhe pikė referimi pėr turizmin e atjeshėm. Por, a i kalon ēifti Fetahu pushimet nė Vali Ranch?

Pushimet? I kemi harruar ato tash disa vite

“Eh, pyetja mė e mirė do tė ishte: a keni fare pushime!” fshan Sara. “Ka sė paku 2-3 vjet qė nuk kemi shkuar askund pėr pushime, shton ajo, duke ia lėnė “fajin” pėr ketė angazhimeve tė shumta nė punėt rreth Vali Ranchit nė Kosovė. “Atje mbase do tė mund tė pushojmė vetėm kur t`i pėrfundojmė ndėrtimet. Deri atėherė pushimet duhet t`i harrojmė”, e vulos Fehmiu.

Sara, duke qenė zvicerane, e flet mjaft mirė shqipen. A ka qenė kjo garanci qė edhe fėmijėt ta mėsojnė mirė atė?

“Valentina e flet shqipen perfekt sepse ka shkuar shpesh dhe ka qėndruar gjatė nė Kosovė”, thotė Sara. Ndėrsa Faiku dallohet pak nė aksent, e thonė tė dy, “sepse atij i ka rėnė mė pak tė qėndrojė nė Kosovė”. Valentina ėshtė martuar me njė shqiptar nga Prizreni, me qėndrim nė Zvicėr, dhe aktualisht ndodhet me pushime nė Kosovė.

Mund tė jetojmė edhe nė Kosovė (gjatė stinės sė ngrohtė)

Fehmiu dhe Sara njė pjesė tė konsiderueshme tė kohės vitet e fundit e kalojnė nė Kosovė. Por a mund ta paramendojnė ata shpėrnguljen atje?

Fehmiu: Po, pa dilemė

Sara: Sa pėr periudhėn prej prillit deri nė tetor nuk do tė kisha problem dhe faktikisht gjatė muajve tė pėrmendur edhe jemi mė shumė atje. Por gjatė dimrit… hmmm. Ėshtė pakėz problem, e dini, mungesa e infrastrukturės, bora, balta nė rrugė…”.

“Edhe pse nė “Vali Ranch” nuk tė mungon asgjė nga standardi i Zvicrės”, ndėrhyn Fehmiu. Pasta ai shton se edhe jashtė “Vali Ranch”-it ka mjaft pėrparime, rrugė tė mira, ngritje tė vetėdijes sė qytetarėve pėr tė mbrojtur ambientin. etj. Nuk i hedhin cigaret, letrat nė rrugė”, kėmbėngul ai.

Fehmiu edhe ndryshe nuk heq dorė nga optimizmi: “Mos u dorėzo. Drita do tė dalė nė fund tė tunelit”, ėshtė motoja e tij. Dhe: Paraja nuk ėshtė gjithēka. Ėshtė gabim ta vesh paranė para familjes. Duke vepruar kėshtu, ne kemi pasur harmoni dhe marrėveshje. Madje, po tė mos ishte Sara pro investimit nė Vali Ranch unė nuk kam pasur shans ta bėja kėtė vet. Por ajo ka qenė ndoshta edhe mė e motivuar se unė dhe kėshtu e kemi shtyrė punėn deri kėtu. Po them, iniciativa ka qenė mė shumė e saj”, pėrfundon Fehmiu.

Tė reja nga “Vali Ranch”
Nga korriku ėshtė hapur salla e dasmave ndėrsa nga dhjetori ose janari i vitit tė ardhshėm edhe hoteli. Pjesa ekskluzive me pishina tė mbuluara dhe me “spa” duhet tė presė edhe pak pasi qė ka punime qė marrin mė tepėr kohė, thotė ai, duke premtuar se sė shpejti “Vali Ranch” do tė jetė njė pikė me ofertė tė kompletuar tė turizmit dhe relaksimit./albinfo/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma