“ISIS Ballkani”

Nga Burim Ramadani - Jo shumė kohė nga sot, do tė mund tė ballafaqohemi edhe frontalisht me terroristėt e “ISIS-it Ballkanik” dhe organizatave tjera, qė do tė shfrytėzojnė motive burimore ballkanike, me sipėrfaqje kryesisht etnike, me substancė ekstremiste islamiste dhe me metodologji kriminaliteti.
Ballkani do tė mund tė sulmohet nga njė “ISIS” burimor. Edhe Kosova, po ashtu.Deri mė tash, avantazhi ynė ėshtė se ekstremizmi islamist ėshtė importuar. Nga Lindja e Mesme, kryesisht. Nuk ka formėsuar motive dhe as qėllime vendore.Periudha e ardhshme do tė mund tė ndryshojė kėtė pėr tė keq.

Tė krijojė diēka burimore. Tė kėtushme. Qė shfrytėzon motivet Ballkanike, qoftė me sipėrfaqje etnike, qoftė fetare, qoftė pseudo-revolucionare.Jo shumė kohė nga sot, do tė mund tė ballafaqohemi edhe frontalisht me terroristėt e “ISIS-it Ballkanik” dhe organizatave tjera, qė do tė shfrytėzojnė motive burimore ballkanike, me sipėrfaqje kryesisht etnike, me pėrmbajtje ekstremiste islamiste dhe me metodologji kriminaliteti.

Njė numėr i madh i ballkansve, kryesisht shqiptarė dhe boshnjakė, por edhe tė konvertuarit e rekrutuar midis serbėve dhe maqedonasve, i janė bashkuar organizatave terroriste qė tashmė funksionojnė nėn ombrellėn e ashtuquajtur “ISIS”. Njė varg kėrcėnimesh verbale dhe virtuale janė bėrė ndaj shteteve dhe popujve tė Ballkanit. Si rajon dhe jo veē e veē.

Pa dallim etnie, politike, historie apo feje.Thjesht, organizatat e terroriste e shohin Ballkanin si njė, jo tė ndarė.Strategjikisht, asnjėri prej shteteve dhe popujve ballkanik si i veēuar nuk paraqet vlerė speciale pėr “ISIS”. Vetėm si rajon komplet ka vlerė pėr terroristėt globalė. Territori ballkanik i intereson strategėve dhe misionarėve tė kėtyre organizatave terroriste.

Sė pari, Ballkani Perėndimor ėshtė ura lidhėse tokėsore me Evropėn. Sė dyti, shtetet nė kėtė terroritor urė lidhėse janė jashtėzakonisht tė brishta, me qeverisje tė dobėt dhe me probleme tė vazhdueshme mes vete si pasojė e luftėrave tė pėrgjakshme etnik e territoriale.Qartėsisht, Ballkani Perėndimor ėshtė “urė lidhėse e pafuqishme dhe me ndarje tė thella nga brenda”.

Pikėrisht, ndarjet e thelluara midis shteteve dhe popujve tė Ballkanit, si dhe qeverisjet e dobėta mund tė shfrytėzohen nga organizatat terroriste. Nė kėtė rajon, pėr tė ndėrtuar njė situatė tjetėr nė dukje. Situatėn ku luftėrat e mėhershme nė Ballkan do tė mund tė dukeshin si fetare dhe jo siē kanė qenė nė realitet: etnike dhe territoriale.Prezenca e NATO-s nė Ballkanin Perėndimor ėshtė njė avantazh pėr ne, po ashtu. Porse, jo domosdoshmėrisht njė prezencė e tillė e garanton pamundėsimin e shtrirjes sė organizatave tė till terroriste.

Ndoshta jo pėr pak muaj, as pak vite nė vijim. Por, kjo s'ka fare rėndėsi.Taza e hedhur se Ballkani Perėndimor paraqet “urėn” strategjike tė “ISIS” pėr Evropėn po vėrtohet e saktė. Kėshtu mund tė vėrtetohet edhe teza pėr njė "ISIS Ballkanik".Njė grumbull organizatash terroriste do tė mund tė bashkohen kundėr Ballkanit. Jo vetėm njė. Sepse, tek e fundit, “ISIS” po kthehet nė njė brend apo ombrellė pėr tė gjithė ata qė synojnė qė pėrmes terrorizmit tė imponojnė ideologji tė caktuar fetare.

E, motivet ballkanike mund tė shfrytėzohen pėr tė stimuluar lėvizjet ekstremiste deri nė organizata terroriste.

Shtetet e Ballkanit, nė anėn tjetėr, duhet tė ndėrtojnė qasje tė pėrbashkėt kundėr kėtyre kėrcėnimeve.Tejkalimi i shpejtė dhe i qėndrueshėm i tensioneve ndėr-entike nė Ballkan dhe largimi nga ēfarėdolloj politike qė rikthen Ballkanin nė logjikat e luftėrave entike e territoriale mund tė jetė politika e pėrbashkėt pėr tė parandaluar njė ballafaqim tė tillė me ekstremistėt burimorė. Janė disa veprime tė shpejta dhe tė domosdoshme qė elitat politike nė Ballkan duhet tė ndėrmarrin tė ndihmuara nga SHBA-tė dhe BE-ja, por bazuar plotėsisht nė vullnetin e vet politik.

Vendosja e raporteve ndėr-shtetėrore dhe tė fqinjėsisė sė mirė, duke u bazuar nė subjektivitetin e secilit shtet dhe komb, iniciativat e pėrbashkėta pėr tė goditur fuqishėm krimin e organizuar dhe rrjetet e mėdha ballkanike tė drogės e prostitucionit, sikurse edhe tejkalimi i qeverisjeve autokratike mund tė ndihmojnė fuqishėm nė parandalimin e formėsimit tė lėvizjeve ekstremiste burimore ballkanike.

Kjo do tė thotė, mbi tė gjitha, fazė e avancuar e ndrrimit tė elitave politike. E qartė. Dhe, e domosdoshme.Fazė e avancuar pėr tė ndėrtuar nivelin e ri tė stabilitetit dhe paqes nė Ballkan.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma