Paralajmėrimi i Vjosa Osmanit: Kosova mund tė kthehet nė kohėn e UNMIK-ut

Kosova mund tė kthehet nė kohėn e UNMIK-ut nėse mundėson qė Gjykata Speciale tė krijohet nga Kėshilli i Sigurimit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara.Deputetja e Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Vjosa Osmani - njohėse e ligjeve ndėrkombėtare - ka shpjeguar pėr RTV Dukagjinin skenarin se si kjo gjykatė mund tė themelohet nga OKB.
“Tribunalet janė formuar nė marrėveshje me shtetet. Nė rastin tonė - meqė jo tė gjitha shtetet anėtare tė OKB-sė na njohin si shtetet i pavarur dhe sovran - opsioni qė ėshtė duke qarkulluar ėshtė ai qė Specialja tė formohet nė bazė tė Rezolutės 1244, qė e trajton Kosovėn si territor tė administruar nga OKB. Kėshtu, tė gjitha kompetencat nė fushėn e drejtėsisė dhe politikės sė jashtme do t`i liheshin UNMIK-ut. Kjo nėnkupton kthim prapa - nė kohėn e para shpalljes sė pavarėsisė”, ka thėnė Osmani.

Deputetja e LDK-sė thotė se nė rast se KS i OKB-sė e formon Specialen, dėmi qė i bėhet sovranitetit tė Kosovės ėshtė shumėfish mė i madh sesa qė Kuvendi tė themelojė vetė kėtė gjykatė. Sipas saj, pėrveē sovranitetit dėmtohet rėndė edhe politika e jashtme e Kosovės.

“Mė i mirė saj ėshtė drafti qė kanė deputetet pėr Specialen sesa qė OKB tė vendos pėr Dhomat e Specializuara”, shton ajo.

Kjo deputete e LDK e ka dhėnė edhe njė version se si Qeveria mund t`i procedojė ndryshimet kushtetuese sėrish nė Kuvend.

“Kanė kaluar disa ditė nga koha kur ajo dėshtoi pėr herė tė parė nė Kuvend. Kjo nuk e ka ndalur Qeverinė qė tė bėjė njė ndryshim teknik qė ėshtė i nevojshėm nė preferenca - nė paragrafė, nė atė amendament. Nė njė rast tė tillė, ai do tė ishte amendament i ri i cili do tė merrte dritė nga Gjykata Kushtetuese. Nė kėtė rast nuk do tė duhej tė merrte kohė mė shumė se 24 orė, sepse ėshtė ndryshim teknik dhe do tė procedohej nė Kuvend. Kėshtu, askush nuk do tė mund tė kontestonte njė procedurė tė tillė, sepse ky do tė ishte njė amendament i ri kushtetues qė gjithsesi do tė kėrkonte njė miratim tė ri. Pse Qeveria nuk e ka bėrė kėtė dhe nuk e ka shfrytėzuar kėtė kohė, unė nuk jam e sigurt”, thekson Osmani.

Specialja ka dėshtuar herėn e fundit nė Kuvendin e Kosovės, pėr shkak se disa deputetė tė PDK i kishin thėnė jo Gjykatės Speciale. Kėrkesat dhe presioni ndėrkombėtar po vazhdon qė Kuvendi ta bėjė kėtė, pėrderisa shefi PDK-sė, Hashim Thaēi, ka thėnė se Specialja nuk do tė shkojė nė Kuvend pa u siguruar numrat. /RTV Dukagjini/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma