Kosovėn po e pėrcjell trend negativ ekonomik

“Rritja ekonomike, as duhet dhe as mund tė bazohet nė Qeverinė e Kosovės apo nė institucionet publike - ajo duhet tė vijė nga sektori privat. Kudo, nė ēdo vend ku funksionon ekonomia e lirė e tregut, bartės kryesor i zhvillimit ekonomik tė vendit ėshtė sektori privat. Prandaj, qė tė ndodhė kjo, duhet sa mė shpejt tė futen masat, tė cilat mundėsojnė fuqizimin e kėtij sektori”, thotė nė intervistėn pėr Radion Evropa e Lirė, drejtori ekzekutiv i Odės Ekonomike Amerikane nė Kosovė, Arian Zeka.
Radio Evropa e Lirė: Zoti Zeka, shtatė muaj qė nga krijimi i institucioneve tė reja, pėrfaqėsuesit e Qeverisė sė Kosovės vazhdimisht kanė deklaruar se janė duke punuar nė zhvillimin ekonomik tė vendit. Ju, si pėrfaqėsues i bizneseve nė Kosovė, si i keni parė kėta shtatė muaj tė qeverisė?

Arian Zeka: Ajo ēfarė mund tė themi pėr kėtė periudhė tė Qeverisė sė re tė Kosovės, ėshtė se ka pasur njė rritje tė shpresės dhe pritjes pėr rezultate mė tė mėdha edhe nga ana qytetarėve edhe nga ana e bizneseve, por pėr shkak tė dinamikės sė ngadalshme nė vendimmarrje nė nxjerrjen e masave lehtėsuese pėr bizneset e qė nuk ka pasur rezultate konkrete.

Ajo ēfarė mund tė thuhet ėshtė qė ka pasur vazhdim tė trendėve negativė nga viti i kaluar, edhe nė aspektin e rritjes dhe fuqizimit tė sektorit privat, edhe nė tėrheqjen e investimeve tė huaja direkte, qė rrjedhimisht do tė ndikojnė nė normėn e pritshme ekonomike pėr vitin 2015.

Radion Evropa e Lirė: Po thoni se nuk ka pasur rezultate konkrete, pse nuk janė arritur kėto rezultate dhe ēfarė duhet tė bėhet?

Arian Zeka: Tė gjitha kėto pritje tė shtuara tė shoqėrisė kosovare duhet tė pėrcillen me masa konkrete tė qeverisė. Duhet tė shohim kėtė zhvendosje tė prioriteteve nga politika nė ekonomi qė i ka munguar Kosovės nė tė kaluarėn.

Jemi tė vetėdijshėm qė Ministria e Financave dhe Qeveria nė pėrgjithėsi, sidomos pas zhvillimeve tė fundit brenda Bashkimit Evropian, duhet tė vazhdojnė tė ndjekin politika mė konservative. Megjithatė, ekzistojnė forma tjera mbėshtetėse, tė cilat mund tė fuqizojnė sektorin privat.

Rritja ekonomike, as duhet tė bazohet dhe as mund tė bazohet nė Qeverinė e Kosovės apo nė institucionet publike - ajo duhet tė vijė nga sektori privat.

Kudo, nė ēdo vend ku funksionon ekonomia e lirė e tregut, bartės kryesor i zhvillimit ekonomik tė vendit ėshtė sektori privat.

Prandaj, qė tė ndodhė kjo, duhet sa mė shpejt tė futen masat, tė cilat mundėsojnė fuqizimin e sektorit privat, masat qė janė garantuese pėr investitorėt e huaj, pasi qė pa kapital tė ri, pa metoda tė reja tė punės, pėrfshirė kėtu edhe teknologjinė mė moderne tė punės, e cila do tė sillej nga investitorėt e huaj, vendi ynė do tė humbė hapin me zhvillimet qė tashmė po ndodhin nėpėr botė, e pėr tė cilat ne nuk jemi tė pėrgatitur.

Radio Evropa e Lirė: Thoni se Kosova nuk ėshtė e pėrgatitur. Pėr ēfarė pėrgatitje bėhet fjalė?

Arian Zeka: Nė kėtė drejtim duhet tė them qė Oda Ekonomike Amerikane e Kosovės sė fundi ka filluar lansimin e diskutimit tė temave, tė cilat, mendoj, qė nuk kanė marrė trajtimin e duhur nė shoqėrinė tonė, duke pėrfshirė edhe konceptin e ri teknologjik qė po promovohet anė e mbanė botės, siē ėshtė interneti, integrimi i internetit nė secilėn pajisje, thjesht ndryshimin e mėnyrės sė tė jetuarit dhe kryerjes sė punėve, pėrfshirė edhe ndryshimin e mėnyrės sė tė bėrit biznes.

Duam apo nuk duam shumė shpejt do tė na imponohet edhe neve, nuk ėshtė diēka qė lidhet me kėrkesėn tonė, por diēka qė do tė na imponohet e pėr tė cilėn unė mendoj se ne si vend nuk jemi tė pėrgatitur.

Ekziston njė debat i madh anė e mbanė botės,nėse kėto zhvillime tė reja teknologjike do tė ndikojnė nė zvogėlimin e vendeve tė punės apo krijimit e vendeve tė reja tė punės, por pavarėsisht se ēka do tė ndodhė, pavarėsisht se cili do tė jetė rezultati pėrfundimtar, ajo ēka mund tė themi nga konteksti ynė kosovar, ėshtė qė ne nuk jemi tė pėrgatitur pėr kėto zhvillime teknologjike.

Radio Evropa e Lirė: Atėherė, cili do tė duhej tė ishte hapi i autoriteteve tė Kosovės karshi kėtyre zhvillimeve teknologjike?

Arian Zeka: Institucionet arsimore nė Kosovė nuk po i mbėshtesin kėta trendė tė rinj botėror dhe njė shqetėsim qė ne e shprehim nė vazhdimėsi ėshtė qė institucionet arsimore nuk plotėsojnė nevojat momentale tė tregut, por nuk i plotėsojnė as nevojat e ardhshme tė tregut.

Institucionet arsimor duhet tė shohin trendėt botėror tė zhvillimit tė kėrkesave pėr fuqi punėtore dhe tė njėjtat tė fillojnė tė aplikohen edhe nė vendin tonė.

Radio Evropa e Lirė: Me kėtė trend tė zhvillimit tė teknologjisė dhe me qytetarėt e Kosovės pa arsimim adekuat, ashtu si thoni ju, pra tė papėrgatitur pėr nevoja e tregut, zbutja e papunėsisė nė Kosovė del tė jetė njė problematikė e madhe?

Arian Zeka: Njė prej arsyeve mė tė mėdha qė Kosova ka kėtė papunėsi tė madhe, ėshtė pėr shkak se ne vazhdojmė tė kemi tė rinj tė diplomuar nė fusha, pėr tė cilat mė nuk ka kėrkesė tė madhe nė tregun e punės.

Po i shoh disa pėrpjekje tė ditėve tė fundit qė tė kufizohet numri i studentėve tė rinj nėpėr fushat sociale dhe t’u jepet prioritet mė i madh drejtimeve qė nuk lidhen me fushat sociale, duke pėrfshirė kėtu shkencat natyrore dhe matematikore, e qė ėshtė njė pėrpjekje e qėlluar.

Nėse ne, si asociacione tė biznesit, nėse ministritė pėrkatėse,nėse shoqėria nė pėrgjithėsi flet se ekzistojnė potenciale tė shumta tė zhvillimit tė teknologjisė sė informacionit dhe komunikimit, atėherė shkollimi duhet tė jetė nė kėtė shėrbim.

Mund tė tingėlloj skeptik, por unė dyshoj se kemi kapacitetet e duhura dhe tė mjaftueshme njerėzore qė tė realizojmė kėtė potencial tė zhvillimit tė sektorit tė teknologjisė sė informacionit dhe komunikimeve nė Kosovė. Duhet tė kemi mė shumė fuqi punėtore kurdo qė krijohen kompanitė nė kėtė sektor, dhe ata duhet t’i kenė njerėzit qė do t’i kryejnė detyrat dhe t’i realizojnė misionet e kėtyre kompanive.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma