“Rusia s’do i vendoste veto anėtarėsimit tė Kosovės nė OKB pa kėrkuar Serbia”

Nėse Kėshilli i Sigurimit sot do tė vendoste pėr anėtarėsimin e Kosovės nė OKB, Rusia nuk do tė ushtronte veton nėse Serbia nuk do tė kėrkonte njė gjė tė tillė nga ajo.Kėshtu thotė drejtori i Institutit rus pėr hulumtime strategjike, Leonid Reshetnjikov.
Ai, nė njė bisedė pėr “Vecernje novosti”, ka theksuar se zyrtarėt e Kosovės nė ēdo mėnyrė do tė provojnė tė hyjnė nė OKB dhe se do tė provojnė tė “blejnė” qėndrimin e Serbisė nė mėnyrė qė kjo tė pranohet disi me premtimin pėr anėtarėsim nė BE, transmeton Koha.net.

“Nėse Serbia pranon, atėherė Rusia nuk mund tė kundėrshtojė”, ka thėnė Reshetnjikov.

Duke folur pėr veton ruse nė Kėshill tė Sigurimit tė OKB-sė nė lidhje me rezolutėn britanike pėr Srebrenicėn, Reshetnjikov ka thėnė se pėr Rusinė, kjo ėshtė njė ēėshtje parimi dhe se mbron interesat serbe deri nė atė pikė qė edhe vet populli serb i mbron.

“Nėse [populli serb] nuk i mbron vet, atėherė as ne nuk do ta bėjmė njė gjė tė tillė”, theksoi ai.

Reshetnjikov ka vlerėsuar se Perėndimi ka krijuar “njė pseudoshtet – Kosovėn” dhe tha se nuk e ka ndėrmend qė tė heq dorė nga kjo, ndėrsa shtoi se “e gjithė kjo po bėhet pėr ta dobėsuar Serbinė”.

Pėr sa i pėrket anėtarėsimit tė mundshėm tė Serbisė nė BE, analisti rus tha se Serbia me kėtė rast “po pi hyn njė treni i cili ka marr rrugėn drejt humnerės” dhe shtoi se nuk e kupton dėshirėn pėr tė qenė me ēdo kusht nė kėtė union i cili ėshtė nė krizė.

Ndėrkaq, nė lidhje me raportet me Rusi – SHBA, Reshetnjikov ka vlerėsuar se kjo e fundit i ka shpallur luftė Rusisė – luftė informative, ekonomike, politike, humanitare dhe se po krijon njė rrethojė pėrreth Rusisė, sepse, sipas tij, SHBA-tė kanė vendosur ushtarė nė ēdo vend tė botės, pėrveē Kinės.

“Jemi larg luftės botėrore, por, fatkeqėsisht, do tė ketė luftime lokale”, shtoi ai.

http://koha.net/?id=27&l=66997

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma