Hyrremja e Sulltan Sulejmanit, origjina, haremi e Hamami i Hyrės…

Nga Salih Kabashi - Sulltan Sulejmanin, turqisht Kanuni Sultan Süleyman, tė njohur edhe si i Madhėrishmi e Ligjvėnėsi, historia e tregon si sovranin i cili Perandorinė Osmane, mu nė vrullin e Renesancės evropiane, e kishte ngritur nė majat mė tė larta tė famės e tė lavdisė.
Sulltan Sulejmani 30 vjet tė jetės sė tij i kishte kaluar hipur mbi kalė sa gjatė zhvendosjeve sa gjatė fushatave tė shumta zaptuese. Si gjithė sulltanėt e mėparshėm, ashtu siē e kėrkonte zakoni i kohės, edhe ai ishte i pajisur me njė harem konkubinash e robinjash tė ardhura nga vende tė ndryshme tė botės, kryesisht tė krishtere. Ato kishin pėr roje vetėm e vetėm eunukė tė zinj.

Mė e lavdishmja e tė gjitha pjesėtareve tė haremit dhe e tė gjithė kohės sė ekzistencės sė Perandorisė, pa dyshim se ka qenė Hyrremi, emėr qė shqiptarėve nė tė folurit e tyre iu ka ardhur i transformuar nė Hyrreme, Hyrije, Hyrė…

Haseki Hyrremi njihet edhe pėr urdhrin e saj tė shekullit XVI (1556) dhėnė arkitekt Sinanit qė ai tė ngrinte njė hamam madhėshtor me dy hyrje tė veēanta, njė pėr gratė, tjetra pėr burrat nė vendin ku gjendeshin banjat e hershme bizantine. Ai hamam i gjatė e kėnddrejtė gjendet afėr Haseki Xhamisė, ndėrmjet Aja Sofisė dhe Xhamisė sė Sulltan Ahmetit. Ėshtė nė funksion edhe sot e kėsaj dite. Haseki pėrndryshe ėshtė titull qė i jepet njė tė afėrmi tė sulltanit ose njė femre, e cila i ka lindur atij njė fėmijė.

Kush ishte Hyrremi, ajo femėr topolake jo edhe aq e bukur, por qė shitonte me tė qeshurėn e harenė e saj? Cila ishte ajo skllave tepėr inteligjente qė zuri njė vend aq tė pazakontė jo vetėm nė zemrėn e sovranit, por edhe nė punėt e Perandorisė?

Nė literaturėn perėndimore ajo njihet me emrin Roxelane. Por kjo nuk paraqet tjetėr pos njė deformim gjuhėsor tė emėrtimit tė saj sipas origjinės sė saj rutene. Rutenia ėshtė vend me popullsi sllave, nė Ukrainėn e sotme, asokohe pjesė e Polonisė. Pasi mėsoi leximin e shkrimin e Kuranit, ajo u kthye nė fenė islame mori emrin Hyrreme qė ka kuptimin e dikujt qė i qesh fytyra. Ajo i ra nė sy sulltanit dhe ai atė e quajti «mbretėreshė tė tė gjitha bukurive».

Nga aty e tutje ajo bėhet dashnorja e veēantė e kryesore e tij. Ajo i lindi atij katėr djem dhe, diēka qė paraqiste rast tė jashtėzakonshėm dhe unik, ajo u bė skllavja e parė e krishterė grua legjitime e sulltanit. Ata pastaj kaluan njė jetė plot dashuri qė vetėm vdekja mundi ta ndėrpriste.

Sulejmani, shefi i fuqishėm i luftės, legjislatori eminent e sovrani brilant, i dhjeti sulltan otoman me radhė, ai qė ndikoi nė rrjedhat e historisė duke e ngritur perandorinė e tij nė majat mė tė larta tė fuqisė e tė lavdisė, nuk kishte hezituar qė tė ndėrpriste traditat e deriatėhershme duke e marrė me dashuri pėr nuse njė robėreshė tė haremit, temperamente, intrigante e me ambicie tė pakufishme.

Sa e fortė ishte ajo nė intrigat e nė lojėn pas kuliseve nė dobi tė saj e tė Sulltanit, tregon fundi i Ibrahim Pashės, vezirit tė madh, i cili kishte qenė bir i njė peshkatari modest grek. Ajo ngriti thashethemet nė llogari tė tij duke pėrforcuar dyshimet se ai edhe mė tutje mbetej i krishterė. Mė 1536 ai ra nė hall dhe nė fund u ekzekutua. Ndėrsa bijėn e saj arriti ta martonte me Rustem Pashanė, njė ēoban derrash, tė cilin pastaj e ngriti deri nė post kryeministri.

Kur mė 1541 zjarri kishte shkatėrruar Haremin qė gjendej nė zemėr tė qytetit nė Eski Saraj (Pallati i Vjetėr), Hyrremja ndjeu se po i vinte rasti qė ta transferonte haremin dhe veten e saj jo vetėm nė saraje tė reja, por edhe mė pranė sulltanit.

Sulltani po plakej e Hurremja po brengosej. I frikėsohej ekzekutimit tė bijve tė saj pas vdekjes sė tij, siē ishte zakon me tė gjithė princėrit, pos tė atij qė ishte caktuar tė trashėgonte fronin. Prandaj ajo nisi intrigat e saj kundėr vezirit tė madh Mustafa, i lindur nga njė favorite tjetėr e sulltanit. Veziri i madh ishte njė udhėheqės energjik lufte, dyzetvjeēar, shumė i popullarizuar nė ushtri dhe i dashur nga i ati, i cili kishte arritur

famėn e tij tė lartė nė fushatėn kundėr persianėve. Hyrremja e bindi Sulltanin qė tė ekzekutonte tė birin e tij qė e kishte me Mahidevran Gjylbeharin – Mustafanė, gjė qė edhe ndodhi mė 6 tetor 1553. Shpjegimi i Sulltaneshės Hyrreme qė burri i saj ta bėnte kėtė ishte: «Sulejman! Ashtu siē ka nė qiell vetėm njė Zot edhe mbi tokė nuk duhet tė ketė tjetėr pos njė Sulltan.»

Gruaja me aq ndikim nė punė perandorake, Hyrremja e famshme, e prekur nga njė e ftohur, ka dhėnė shpirt mė 18 prill 1558 ende pa i mbushur 60 vjet. Vdekja e saj pati pasoja te Sulltan Sulejmani, ato u vunė re nė karakterin e tij. Ai dukej i trishtuar, i lodhur nga luftėrat mes bijve tė tij… Ai ngriti njė mauzole pėr Hyrremen, edhe varri i tij ėshtė pranė tė sajit. Ata siē jetuan bashkė, bashkė janė dhe nga 6 shtatori i 1566-s kur afėr fortesės hungareze Szigetvar vdes Sulejmani i Madhėrishėm. Pas vdekjes sė Hyrremes e pėr tė gjallė tė Sulejmanit dy bijtė e sulltaneshės, edhe ata, Bajazidi e Selimi,

filluan grindjet pėr fronin e babait. Sulltan Sulejmani i kishte dhėnė mbėshtetjen e tij Selimit, ndėrsa Bajazidi pastaj kishte tentuar tė ikte nė Persi. Kapet dhe ekzekutohet me tė katėr bijtė e tij. I biri i Hyrremes nėn emrin Selimi II, i mbiquajtur «Pijanec», pa pasur asgjė nga kualitetet e tė atit kap fronin perandorak.

Edhe pak fjalė pėr Hyrremen e talentuar, tė hareshme, ambicioze e intrigante. Ajo ishte poete, shkruese fantastike korrespondencash me Sulltanin derisa ai gjendej larg nė fushata zaptimi si dhe letėrkėmbime me diplomatė tė huaj, venedikas, gjenovas, me Mbretin polak Sigismundi II apo edhe anėtarė tė dinastisė sefevide tė Perisė, etj. Nėna e djemve: Mehmedit, Abdullahut, Selimit, Bajazidit, Xhihangyrit dhe bijės Mehrimane qė ka kuptimin «Diell e Hėnė», ishte njė bamirėse e mecene e shquar. Ajo financonte shkollat koranike (medrese), spitale, xhami, shatėrvanė apo hamame e bujtina pėr tė gjitha religjionet qoftė nė Stamboll apo nėpėr qendrat provinciale.

Nė njė shoqėri ku pėrkatėsia etnike nuk ēonte aq peshė, siē dėshmohet edhe me pėrkatėsinė etnike tė Hyrremes dhe ku merita qėndronte mbi origjinėn edhe haremi funksiononte si instrument promovues social. Hyrremja i ra nė sy sovranit, u shtruan nė tė njėjtin krevat dhe pas njė konkurrence tė ashpėr doli fitimtare mbi tė gjitha.

Nga vizita ime nė Stamboll nė fund tė vitit tė kaluar mėsova se pėr Sulltaneshėn Hyrreme ka shumė shkrime, piktura, romane dhe studime historike. Shqiptarėve ajo ua ka lėnė nė gojė shprehjen Hamam i Hyrės, kuptimi i sė cilės ka dykuptimėsi.

Ndėrsa pos kėtij ambiguiteti nuk ėshtė e qartė nga e ka motivimin shprehja-sharje shqipe: «Shko n’Hamom t’Hyrs!».

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma