Lufta

Nga Dardan Islami - Ēdo betejė i ka heronjtė e vet, por edhe sekretet e veta. Nė vitin 1999, derisa bota po tmerrohej nga pamjet e krimeve tė njėsiteve policore-ushtarake dhe paramilitare serbe, nė territorin e Kosovės, nė prapaskenė zhvillohej njė betejė tjetėr, lufta pėr teknologji. Nė natėn e tretė tė bombardimeve, mė 27 mars tė vitit 99, serbėt befasuan kur rrėzuan aeroplanin amerikan F-117, "stwalth" , teknologji kjo qė i mundėson kėsaj fluturakeje tė jetė “e padukshme", e pakapshme nga radarėt. Versioni serb ėshtė shumė pak bindės, sipas tyre, ky aeroplan u rrėzua falė njė taktike tė thjeshtė luftarake e cila rezultoi me sukses. Por kur kemi parasysh radarėt dhe raketat kundėrajrore, tė cilat ata posedonin nė atė kohė, mbetėn shumė pak mundėsi qė ky version tė jetė i mundshėm.
Tė nesėrmen fshatarėt lokalė po fotografoheshin me copat e aeroplanit tė rrėnuar, ku nuk po mungonin as pėrfaqėsues tė Ambasadės se Kinės dhe saj ruse nė Beograd, qė po shfaqnin interesimin e tyre pėr kėto copa tė "fluturakes sė padukshme". Mė 7 Maj bombarduesit amerikanė B2 hodhėn 5 bomba tė precizitetit tė lartė nė njėrin krah tė ndėrtesės sė Ambasadės kineze nė Beograd, duke vrarė 3 dhe plagosur 20 zyrtare kinezė. Amerikanėt zyrtarisht thanė se ky ishte njė gabim, qė sipas tyre ndodhi pėr shkak tė hartave tė vjetra tė tyre, edhe pse ky objekt ishte nė listėn e caqeve pėr tė mos u goditur. Versioni amerikan la shumė pyetje pa pėrgjigje, ndėrkaq Kina po hesht. Befasia e radhės ndodhi mė 11 qershor kur njė batalion rus nga Bosnja, krejt papritmas hyri nė territorin e Kosovės.

Ky batalion kishte vetėm njė mision, e ai ishte rrethimi i aeroportit tė Prishtinės, njė ditė para se forcat e NATO-s tė zbarkonin nė territorin e Kosovės, pas marrėveshjes ushtarake tė Kumanovės. Pasi qė forcat ruse morėn nė kontroll aeroportin, ashtu siē edhe pritej ndodhi edhe ballafaqimi i tyre me parashutistėt britanikė, qė ishin nėn komandėn e gjeneralit Jackson, i cili kishte urdhėr nga komandanti i NATO-s pėr Evropė, aso kohe gjenerali Wesley Clark qė tė merrte kontrollin e aeroportit nga rusėt me ēdo kusht. Dhe kur britaniku Jackson nuk e zbatoi urdhrin e Clarkut me pretekst se nuk donte qė ta fillojė luftėn e tretė botėrore nė Sllatinė, gjenerali Clark u tėrbua.

Nė memoaret e tė dy gjeneralėve ky incident pėrmendet shumė herė, ata fajėsojnė njeri-tjetrin. E vėrteta ishte se nė ketė aeroport gjendeshin raketat e sofistikuara ruse SA 22, tė cilat rusėt po i bartnin me tren pėr nė Serbi para se ato tė binin nė duart e aleancės atlantike. Ishin pikėrisht kėto raketa qė ushtria serbe i kishte marrė nga Rusia gjatė embargos sė armėve tė kombeve tė bashkuara, me ēka edhe kishin rrėzuar aeroplanin 40 ditė mė parė. Koha tregoi se informatat qė posedonte gjenerali Jackson nga shėrbimi ushtarak britanik ishin tė sakta. Duke i lejuar rusėt qė t’i bartin raketat e tyre, ai evitoi njė konflikt me pasoja tė paparashikueshme. Disa muaj mė vonė rusėt u tėrhoqėn nga aeroporti i Prishtinės. Nė prill tė vitit 2009 njė vrasje brutale tmerroi banorėt e njė lagjeje tė qetė nė Loudoun County tė Virginias nė SHBA. William Bennet njė ish-kontraktor i CiA-s u rrah deri nė vdekje, kur po shėtiste me gruan e tij, e cila mrekullisht i mbijetoi sulmit.

Bennet ishte personi qė pėrcaktonte caqet e goditjeve gjatė bombardimeve tė NATO-s nė ish-Jugosllavi me 1999. Ai ishte pėrgjegjės pėr bombardimin e ambasadės kineze nė Beograd, ku sipas raporteve tė inteligjencės, nė atė kohė nė ndėrtesėn e Ambasadės, gjendeshin komandantė serbė tė cilėt po shfrytėzonin radiolidhjet kineze pėr ta udhėhequr luftėn nė Kosove. Tre tė dyshuarit pėr vrasjen e tij nuk u zunė asnjėherė nga autoritetet amerikane.

Presidenti kinez, Jiang Zemin, nė memoaret e tij e pranon se falė aeroplanit tė rrėzuar nė Serbi, Kina arriti ta zhvillojė aeroplanin e parė "stwath" J-20, ai po ashtu e vėrteton tezėn se nė ambasadėn kineze nė Beograd po operonin zyrtarė tė ushtrisė dhe inteligjencės serbe, dhe sipas tij, sinjali qė po transmetohej nga ambasada u kap nga CIA, ēka edhe e shkaktoi goditjen. Derisa lufta e fshehtė pėr teknologji po vazhdon dhe po intensifikohet, mbetet ta shohim se ku do tė ballafaqohen fuqitė e mėdha nė tė ardhmen, pėrsėri nė Ballkan, apo diku tjetėr?

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma