Naime Ramadani kujdeset pėr shqiptarėt nė Gjermani

Kryesisht refugjatė, azilantė dhe emigrantė shqiptarė vijnė aty dhe shprehin shqetėsimet dhe nevojat e tyre, sepse gjuha amtare e zonjės nga Sedelsbergu ėshtė gjuha shqipe.
Naime Ramadani qė nga 8 maji ėshtė udhėheqėse pėr integrim nė Friesoythe nė Gjermani. 37 vjeēarja nga Prishtina ēdo tė premte nga ora 10- 12 nė komunėn e Friesoythe ka orė konsultimesh me palėt shqiptare ku mundohet t`i ndihmojė pėr shqetėsimet e tyre, tė pėrkthejė letrat qė vijnė nga shkollat apo entet shtetėrore si dhe u ndihmon qė tė integrohen mirė nė Gjermani transmeton albinfo.

Si nėnė e tre fėmijėve dhe si njė menaxhere operative e njė biznesi tė Friesoyther, Naime Ramadani ėshtė mėsuar tė ketė njė vesh tė hapur pėr shumė ēėshtje. Qė nga 8 maji i kėtij viti ajo ėshtė angazhuar edhe nė njė sferė tjetėr si udhėheqėse vullnetare pėr projekte tė refugjatėve nė Friesoythe.

Ēdo tė premte nga ora 10-12 Naimja pret palė shqiptare pėr konsultime nė komunė, nė rrugėn nė Muhlenstrrasse 12 nė Friesoythe. Kryesisht refugjatė, azilantė dhe emigrantė shqiptarė vijnė aty dhe shprehin shqetėsimet dhe nevojat e tyre, sepse gjuha amtare e zonjės nga Sedelsbergu ėshtė gjuha shqipe.

Shpėrngulet nga Kosova nė vitin 1993

Mė 14 prill 1978 Naime Ramadani ėshtė lindur nė Prishtinė, nė kryeqytetin e Kosovės. “Mė 1993 shpėrngulet familja ime pėr nė Gjermani”, kujton 37 vjeēarja nė njė bisedė pėr NWZ. Prej atėherė ajo jeton nė Sedelsburg. “Nė atė kohė nuk kishte udhėheqėse pėr integrime. Diēka e tillė mė ka pėlqyer ta bėj”, thotė ajo.

Ramadani e arriti kėtė pa pasur dikė qė ta pėrgatisė pėr kėtė drejtim, transmetin albinfo.ch. Pasi qė ajo pėrfundoi shkollėn e mesme dhe mė vonė ndjek njė shkollė tė tregtisė, ajo pėrfundoi njė shkollim pėr asistente tė dhėmbėve dhe u kualifikua nė dhomėn e shėrbimeve shėndetėsore. Sot ajo punon nė menaxhment.

Si udhėheqėse pėr integrim pėr sferat e gjuhės shqipe, ajo ėshtė nė dispozicion ēdo tė premte nga dy orė nė zyrėn me numėr 319 nė komunėn e Friesoythen.

“Ne jemi vetėm nė fazėn e fillimit”, tregon ajo. Megjithatė tė gjithė ata qė kanė dashur tė shkojnė te ajo, e kanė gjetur edhe zyrėn, shprehet Naimja me njė buzėqeshje. Gjatė konsultimeve bisedat janė tė gjata. “Sigurisht konfidenciale”, shton 37 vjeēarja. Janė rreth 40 familje pėr tė cilat kujdeset Naime Ramadani gjatė kėsaj kohe. “Natyrisht se nuk mjaftojnė dy orė nė javė. Unė flas ose shkruaj ēdo ditė me kėto familje”, shprehet Ramadani, njofton “albinfo.ch”.



Ka pasur shumė pengesa pėr refugjatė. “Me strehim tė decentralizuar ka pasur raste tė vėshtira me lėvizjet qė ua bėnin, pastaj letrat nga shkollat dhe nga entet shtetėrore pėr shumė tė tillė ishin tė pakuptueshme”, tregon ajo. Mė e rėndėsishmja pėr ta ishte pėr tė gjetur ofertat e kurseve tė gjuhės gjermane dhe aktiviteteve tė kohės sė lirė. Pėr tė gjitha kėto ēėshtje ajo kujdeset dhe u ndihmon se si tė integrohen mė mirė. “Unė iu shpjegoj njerėzve gjithashtu rregullat se ēfarė duhet tė bėjnė dhe cilat shkolla duhet t`i ndjekin fėmijėt e tyre. Jo tė gjithė i dinė kėto gjėra”, shpjegon zonja shqiptare nga Sedelsbergu.

Vazhdimi i ndihmės ėshtė i nevojshėm

“Dėshiroj qė edhe nė tė ardhmen tė kemi njė bashkėpunim me punėtorėt social dhe shėrbimet sociale, nė mėnyrė qė njerėzit mė lehtė tė gjejnė rrugėn pėr integrim”, thotė ajo pėr NWZ. Ajo ėshtė e kėnaqur se oferta pėr tė iu dalė nė ndihmė njerėzve ėshtė parė si e nevojshme dhe ėshtė e lumtur qė ka mundėsinė t`i ndihmojė pėr ēėshtje tė caktuara.

Tė gjithė tė interesuarit tė cilėt kanė nevojė mund tė paraqiten ēdo tė premte nga ora 10-12 pėr konsultime nė gjuhėn shqipe. Kontakti me telefon: 04491/929319 ose pėr Email: [email protected]

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma