Opozita kundėrshton riprocedimin e Gjykatės

Vetė ambasadori britanik nė Kosovė, Roari O’Connell, ka tėrhequr vėrejtjen se themelimi i Speciales ėshtė obligim i institucioneve tė Kosovės, derisa nuk ka pėrjashtuar mundėsinė e caktimit tė njė afati pėr themelimin e Speciales.
Vartėsi i Hashim Thaēit, shefi i grupit parlamentar tė PDK-sė Adem Grabovci, ėshtė i sigurt se deputetėt do tė reflektojnė dhe do tė mbėshtesin themelimin e Gjykatės Speciale. Sipas tij, Specialja do tė votohet atėherė kur deputetėt e Kuvendit do tė jenė tė pėrgatitur qė mbėshtesin krijimin e saj.

“Tė gjithė deputetėt duhet tė jenė tė vetėdijshėm se kur tė hyjmė nė procesin e ardhshėm tė votimit duhet tė jemi patjetėr tė sigurt, sepse ky ėshtė njė vendim shumė i rėndėsishėm qė pėrcakton tė tashmen dhe tė ardhmen e vendit tonė, por qė njėkohėsisht pastron luftėn e UĒK-sė dhe do t’i heqė tė gjitha dilemat”, ka thėnė Grabovci. Ky i fundit, nuk ka mundur tė flasė pėr afatet kohore se kur mund tė jetė nė rend dite ēėshtja e Speciales, por ėshtė shprehur i sigurt se deputetėt do tė reflektojnė dhe do tė mbėshtesin Specialen.

Ndėrkaq, njė zyrtar i lartė i PDK-sė thotė se ata deputetė tė kėsaj partie qė nuk e kanė mbėshtetur aprovimin e kėsaj Gjykate, herėn e dytė pritet tė ndryshojnė pozicion. “Shihet njė disponim pak mė i mirė te disa deputetė qė nuk e kanė mbėshtetur aprovimin e Dhomave tė Specializuara, prandaj edhe besoj se do ta provohet”, ka thėnė ai.

Nė pėrjashtim tė deputetėve Fadil Demaku, Ganimete Musliu e Nait Hasani, ka thėnė ai, deputetėt tjerė si Rafet Rama, Fadil Beka, Salihe Mustafa, Raif Ēela, Xhevahire Izmaku, Nezir Ēocaj, Blerta Deliu-Kodra, Bekim Haxhiu, Flora Brovina pritet tė reflektojnė. Gazeta ka kontaktuar disa nga kėta deputetėt, tė cilėt nuk kanė saktėsuar pėr pozicionin e tyre tė ardhshmen. Por, analistėt politikė thonė se ēėshtja e Speciales nuk mund tė zvarritet dhe tė shkojė pafundėsisht. “Kjo ēėshtje nuk mund tė shtyhet nė pafundėsi. Unė besoj se tashmė janė dhėnė afatet deri kur institucionet e Kosovės kanė hapėsirė pėr miratimin e Gjykatės Speciale dhe kjo duhet tė respektohet. Deputetėt duhet t’i miratojnė ndryshimet kushtetuese para se tė shkojnė nė pushimet e verės. Pėrndryshe do tė krijohet njė situatė e vėshtirė dhe e dėmshme pėr vendin”, ka thėnė pėr gazetėn analisti politik, Imer Mushkolaj.

Por, nė anėn tjetėr janė tri partitė politike opozitare, “Vetėvendosja”, AAK-ja dhe “Nisma pėr Kosovėn” qė thonė se nuk duhet tė ripocedohet edhe njėherė ēėshtja e Gjykatės Speciale nė Kuvend tė Kosovės, sepse kjo do tė nėnkuptonte presion mbi deputetėt dhe shkelje e parimeve demokratike. Donika Kadaj-Bujupi e AAK-sė thotė se Kuvendi i Kosovės e ka dhėnė fjalėn e vet rreth krijimit apo jo tė Dhomave tė Specializuara dhe, sipas saj, nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė ndodhė kurrfarė riprocedimi sepse kjo do tė ishte njė shkelje e vullnetit tė sovranit.

Ndėrkohė qė mėsohet se faktori ndėrkombėtar po planifikojnė qė tė vėrė njė afat pėr javėn e ardhshme qė Kuvendi i Kosovės t’i ketė para vetes amendamentet kushtetuese qė i hapin rrugė krijimit tė Dhomave tė Specializuara. Gazeta merr vesh se partnerėt ndėrkombėtarė tė cilėt janė pjesė kyēe e kėtij procesi, janė frustruar nė raport me zvarritjen e Speciales saqė nuk do tė lejojė qė kjo ēėshtje tė zgjasė pafundėsisht.

Britanikėt presin reagimin e institucioneve

Vetė ambasadori britanik nė Kosovė, Roari O’Connell, ka tėrhequr vėrejtjen se themelimi i Speciales ėshtė obligim i institucioneve tė Kosovės, derisa nuk ka pėrjashtuar mundėsinė e caktimit tė njė afati pėr themelimin e Speciales.

“Tani jemi duke i pritur reagimin e institucioneve tė Kosovės, por pas dėshtimit tė Speciales nė Kuvend tė Kosovės kjo nuk do tė thotė se nuk ka afat”, ka thėnė ai pėr mediat nė Kosovė. Pas dėshtimit tė Kuvendit tė Kosovės me 26 qershor pėr miratimin e Speciales, Qeveria e Kosovės ende nuk ka bėrė asnjė hap nė drejtim tė riprocedimit tė amendamenteve pėr ndryshime kushtetuese. Megjithatė, kryeministri i vendit Isa Mustafa ka dhėnė zotimin para partnerėve ndėrkombėtarė se shumė shpejt do ta riprocedojė nė Kuvend tė Kosovės ēėshtjen e Speciales, derisa ka tėrhequr vėrejtjen se nuk do tė bėhen ndryshime nė Projektligjin pėr Dhomat e Specializuara.

Por, zėvendėsi i Isa Mustafės, Hashim Thaēi sė fundmi ka deklaruar se ēėshtja e Speciales nuk do tė dėrgohet nė Kuvend tė Kosovės, derisa tė jetė i sigurt se deputetėt e partisė sė tij, tė cilėt edhe bėnė qė tė dėshtojė Specialja tė japin mbėshtetje e tyre. “Ne jemi duke punuar qė njė votim i tillė pozitiv tė ndodhė sa mė shpejt qė ėshtė e mundur. Sa mė tepėr shtyhet gjėrat mund tė ndėrlikohen. Por jemi nė koordinim si spektėr politik, nė tė njėjtėn kohė edhe me partnerėt tanė ndėrkombėtarė qė votimi i ardhshėm tė mbahet nė momentin qė tė jemi tė sigurt qė janė votat e mjaftueshme, sepse nuk guxojmė tė gabojmė dhe tė dėshtojmė”, ka thėnė Thaēi. /zeri/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma