Dyshojmė, reagojmė dhe – rrimė! Pastaj shajmė!

Nga Adriatik Kelmendi - Tė besojmė vetėm pėr njė ēast se dikush nga njerėzit e kėtij shteti e ka seriozisht, se rrugė tjetėr nuk kemi. Njerėz tjerė s’kemi. Shtet tjetėr nuk kemi. Se, pėrndryshe, fatkeqėsisht mund t’i bjerė se nuk qenkemi tė denjė pėr shtet. Dhe e dimė se kush do tė mund t’i gėzohej mė sė shumti njė pėrfundimi tė kėtillė.
KREJT QENKEMI agjentė e detektivė, e megjithatė Kosova po vazhdon tė na renditet lart nė listat e zeza pėr krim, korrupsion e pjesėmarrje nė luftėra tė huaja.

Kjo po mė sillej nė mendje gjatė fundjavės, teksa po shikoja reagimin e shumė individėve lidhur me arrestimin nga policia e pesė tė tė dyshuarve pėr aktivitet terrorist nė afėrsi tė liqenit tė Badovcit.

Ende pa pasur asnjė qartėsi pėr ngjarjen dhe individėt dhe pa shumė informata tė dhėna pėr publikun nga organet e ndjekjes (praktikė normale nė raste tė hetimeve pėr dyshime tė mėdha kriminale e terroriste), si rėndom, nuk vonuan tė shfaqeshin “teoritė e ekspertėve”. Reagimet silleshin nga skeptikėt e skajshėm, tė cilėt nė gjithė aksionin shihnin njė komplot tė qeverisė, policisė, shėrbimeve tė huaja etj. e deri te fatalistėt qė thoshin se vendi ndodhej para njė katastrofe shkaku i rrezikut tė praktikuesve tė islamit ekstrem.

Por tė rrallė, shumė tė rrallė, ishin ata qė kėrkonin qė tė lejohet kohė qė policia dhe organet e tjera ta bėjnė punėn e vet dhe pastaj tė dilet me pėrfundime.

Dhe ky nuk ėshtė fare njė rast i izoluar. Pėr mė tepėr, besoj se kjo formė e qasjes ndaj problemeve e fenomeneve tė ndryshme sociale, politike, ekonomike a kulturore ėshtė bėrė nė masė tė madhe pėrkufizuese e shoqėrisė kosovare. Dyshojmė nė gjithēka, reagojmė ndaj gjithēkaje dhe – rrimė duarkryq. Pastaj – shajmė. Se nė tė kundėrtėn dyshimi dhe reagimi janė domosdoshmėri pėr tė ēuar nė shtytje pozitive - janė thirrje pėr angazhim, veprim dhe pėrmirėsim tė gjendjes fillestare jo tė mirė. Mirėpo, ne kėtė e kėtu po e shohim tė na ndodhė fare pak. Pėrndryshe do t’i kishim punėt mė mirė. Sikur secili tė merrej pak mė shumė me vetveten, me punėn qė e bėn mė mirė vetė, qė tė mos bėhemi ekspres-ekspertė tė pėrgjithshėm, qė t’ia lejojmė edhe tjetrit nja pesė minuta tė na dėshmohet.

Se, po e pėrsėris, jemi duke dėshtuar shumė dhe nė shumė anė.


KOSOVA SOT, pėr shembull, ėshtė edhe nė vendin e fundit sa i pėrket zhvillimit ekonomik nė Evropė. Gjatė kėtij viti pėrgjithėsisht ėshtė shėnuar rritje e deficitit tregtar krahasuar me vitin paraprak. Eksporti vazhdon tė mbulojė importin me njė konstante prej rreth 15 pėr qind, me numrin mė tė madh tė importeve nga Serbia. Investimet e jashtme nė vitin 2014 kanė rėnė nė masėn prej 54 pėr qind, nė vetėm 176 milionė euro, krahasuar me njė vit mė parė, qė edhe ashtu ishin shumė tė pakta.

Por, ēka bėjmė ne (me pėrjashtime tė rralla)? Dyshojmė, reagojmė dhe – rrimė. Pastaj fillojmė e shajmė.

T’i shohim sa pėr ilustrim investimet kapitale. Nėse vjen njė investitor i huaj, asnjėherė nuk mund t’i ikim dyshimit (pėr tė mos thėnė bindjes) se kanė ardhur disi pėr tė na marrė pasuritė tona me mashtrim (sic!). Nėse i huaji lidhet me ndonjė investitor tė vendit, shihet vetėm si mbulesė e vendorit. Nėse ėshtė investitori vendor, atėherė atributi kryesor ėshtė – dallaveraxhi. Si ajo puna e Nastradinit me tė birin dhe gomarin. Unė asnjėherė nuk po dua tė them se nuk ka raste kur nuk ndodh e para, e dyta ose e treta, se raste tė tilla edhe kemi parė tė ndodhin. Por as nuk mund ta besoj se gjithmonė tė gjithė kanė njė qėllim – mashtrimin tonė. Kur flasim pėr ekonominė e lirė tė tregut, tė cilėn Kosova e garanton me Kushtetutė, atėherė kjo ka tė bėjė me relacionin e thjeshtė tė kėrkesės dhe ofertės, me qėllim final fitimin dhe pėrfitimin. E kėtu duhet bėrė llogaritė e sakta se ēka fiton investitori dhe ēka pėrfitojnė ata qė pajtohen t’ia japin tė drejtėn e investimit. Nuk mund tė bindem se tė gjithė janė ēuar peshė tė na mashtrojnė dhe se ne, tė gjithė, po pandehemi aq mendjelehtė saqė t’ua lejojmė tė na mashtrojnė.

Ngjashėm e shohim situatėn te gjyqėsia. Sistemi gjyqėsor nė vend vlerėsohet si i dobėt. E Kosova ėshtė edhe i vetmi shtet evropian me mision tė veēantė pėr sundim tė ligjit, me kaq shumė gjyqtarė tė huaj. Ne nuk u besojmė dhe nuk i bindemi gjykatėsve, prokurorėve dhe avokatėve kosovarė. Pastaj nuk u besojmė e nuk u bindemi as gjykatėsve, prokurorėve dhe avokatėve tė huaj. Tė gjithė kanė dyshime, tė gjithė reagojnė dhe – rrimė. E edhe nuk harrojmė tė shajmė. Pėrndryshe do tė ndryshonte situata mė shpejtė pėr tė mirė.

A nuk ėshtė ngjashėm me sektorin tjetėr – atė tė shėndetėsisė?

Apo edhe me atė tė arsimit?

Tė politikės?

Dyshojmė, reagojmė dhe – rrimė. Shajmė.


MIRĖPO, TEKSA I konstatoj tė gjitha kėto, konsideroj se njėkohėsisht duhet tė dimė se njerėzit nuk mund t’i ndėrrojmė me njė kontingjent magjik tė disa njerėzve tė tjerė.

Ne, tė gjithė, e popullojmė kėtė vend dhe secili me veprimin ose mosveprimin e vet, kemi bėrė qė ky vend tė jetė kėtu ku ėshtė. Secili prej nesh mund tė ketė njė pozitė tė rėndėsishme nė njė sektor tė ndjeshėm tė kėtij vendi, nga e cila pozitė do tė varet se a do tė marrin kahe pozitive apo negative tė zhvillimit. E nėse nuk jemi vetė nė kėto pozita, mund tė jetė vėllai ose motra jonė, prindėrit, fėmijėt, komshinjtė ose kushėrinjtė, tė cilėt – ta pranojmė – nuk mund t’i ndėrrojmė me tė tjerė. Dhe ėshtė faji ynė, ose i tyre, nėse gjėrat shkojnė jo mirė, dhe anasjelltas, suksesi ynė ose i tyre - nėse ka zhvillime pozitive. Por, secili veprim i secilit prej nesh do tė ndikojė pėr tė mirėn ose pėr tė keqen e kėsaj shoqėrie, e kėtij shteti.

Tė besojmė vetėm pėr njė ēast se dikush nga njerėzit e kėtij shteti e ka seriozisht.

Se rrugė tjetėr nuk kemi.

Njerėz tjerė s’kemi.

Shtet tjetėr nuk kemi.

Se, pėrndryshe, fatkeqėsisht mund t’ i bjerė se nuk qenkemi tė denjė pėr shtet.

Dhe e dimė se kush do tė mund t’i gėzohej mė sė shumti njė pėrfundimi tė kėtillė.

[email protected]
Twitter: @adriatikk

http://koha.net/?id=31&o=776

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma