Ahmeti e quan historike marrėveshjen

Kryetari i Bashkimit Demokratik pėr Integrim, Ali Ahmeti, nė njė intervistė pėr programin “Zigzag” tė Televizionit Art tė Tetovės, ka folur mbrėmė pėr marrėveshjen, me ndėrmjetėsim ndėrkombėtar, tė firmosur nga katėr liderėt e partive politike nė Maqedoni.Me kėtė rast Ahmeti ka vlerėsuar rolin vendimtar tė Bashkimit Evropian dhe Shteteve tė Bashkuara.
“Mund tė quhet lirisht njė marrėveshje me peshė tė rėndėsishme, po pse tė mos thuhet edhe historike, sepse pėr vendin hapet njė kapitull i ri pėr rregullimin e shumė ēėshtjeve qė mbase edhe mė herėt kanė kėrkuar zgjidhje, por ka pasur hezitime nga njėra apo tjetra palė”.

“Ta zėmė, shumė e leverdishme dhe demokratike pėr vendin ėshtė qė tre muaj para zgjedhjeve, kryeministri i cili ėshtė edhe kryetar partie, tė japė dorėheqje dhe tė garojė si i barabartė nė mesin e tė barabartėve. Ky moment parashihet nė kėtė marrėveshje qė ne e kemi firmosur”, tha Ahmeti duke saktėsuar se ky pėrcaktim tash e tutje do tė bėhet rregull.

I pyetur, se sa janė tė vėrteta spekulimet se nė raundin e dėshtuar tė Brukselit, ka mbajtur anėn e Gruevski, karshi Zaevit, Ahmeti ka thėnė se nuk ėshtė e vėrtetė se ka mbajtur anė.

“Nuk ėshtė e vėrtetė qė unė kam mbajtur anė, as nė Bruksel, as nė Shkup. Unė nuk kam dashur dhe kėtė ua kam thėnė shumė hapur edhe Gruevskit, edhe Zaevit, nuk dua tė poshtėrohet kryeministri i Republikės sė Maqedonisė, Gruevski, por nuk dua as qė tė denigrohet lideri i opozitės. Unė nė kėto negociata, nė kėto takime, vėrtetė kam shkuar i ēliruar, pa ngarkesa dhe gjithmonė pozita ime ka qenė, duke parė pozitat e tyre, dhe kjo ka qenė pikėnisja ime, tė ndihmoj tė dyja palėt qė ta tejkalojnė veten dhe nė plan tė parė tė vendosin interesat shtetėrore dhe nė plan tė dytė interesat partiake”.

“Sepse, nėse degradon shteti ėshtė shumė vėshtirė tė rikuperohet, tė rigjenerohet. Sepse, nėse humb partia ajo mund tė fitojė nė zgjedhjet pasuese qė vijnė, kurse me shtetin kjo ėshtė shumė vėshtirė”, deklaroi lideri i BDI-sė”.

Duke komentuar riformatimin e Qeverisė, Ahmeti, nė intervistė shpjegon se BDI, VMRO e LSDM do e pėrbėjnė atė, por jo edhe PDSH-ja.

“Thaēi e tha shumė hapur dhe me kompetencė nė negociata se PDSH nuk do tė jetė pjesė e Republikės sė Maqedonisė dhe Thaēi u tregua shumė konstruktiv duke tėrhequr vėrejtjen qė absolutisht tė mos bėhen llogari nė hisen e shqiptarėve duke sqaruar se dikasteret qė ka BDI pėrfaqėsojnė tė gjithė shqiptarėt”, ka thėnė kreu i BDI-sė”.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma