Taulanti, kitaristi shqiptar qė bėn xhaz pėr amerikanėt

Deri nė tri performanca me grupe tė ndryshme i bėn brenda ditės. Kjo ėshtė gjėja qė gjithmonė e ka ėndėrruar, tėrė kohėn e tij t’ia kushtojė kitarės. Ai ka lėnė pas jetėn dinamike nė New Jork, plot me muzikė xhaz, dhe ka ardhur nė vendlindjen e tij. Kitaristi Taulant Mehmeti ėshtė kthyer nė Kosovė pėr t’u ēlodhur pas gjithė aktiviteteve qė ka pasur nė kėtė vit nė Amerikė, ku edhe studion.
“Kam ardhur tė vizitoj familjen dhe shokėt muzikantė qė i kam”, thotė Mehmeti, i cili muaj mė parė ka performuar nė njė nga klubet mė tė madha tė xhazit nė New York “Blue Note”, ku tė ftuar e kishte kitaristin Vic Juris. “Tani tėrė kohėn kaloj me muzikė dhe kjo ėshtė ajo qė unė e dua, tė mos bėj asgjė tjetėr, veē muzikės”, ka thėnė kitaristi.

Kthimi nė New York, nė mesin e gushtit, nuk do tė jetė me pak punė pėr 24-vjeēarin. Taulant Mehmeti, student nė “New School for Jazz and Contemporary Music”, ėshtė pjesė e projekti tė xhaz-violinistit Ernesto Llorens, ku marrin pjesė edhe tre “gypsy jazz” kitaristėt legjendarė Bireli Lagrene, Stochelo Rosenberd edhe Adrien Moignard. “Albumi ende nuk ka dalė nė shitje, por do tė dalė nė fund tė gushtit”, ka thėnė Mehmeti, duke shtuar se kjo ėshtė njė nga arritjet e tij mė tė mėdha. “Ernesto Llorens nė albumin e tij ka zgjedhur kitaristėt mė tė mirė nė botė edhe nė mesin e tyre jam edhe unė. Ndihem me fat”, ėshtė shprehur kitaristi, i cili pas kthimit nė Amerikė do tė vazhdojė vitin e fundit tė studimeve.

Linda Briceno ėshtė njė tjetėr artiste me tė cilėn ėshtė duke bashkėpunuar Mehmeti. Ai do tė luajė me bendin e Briceno kah fundi i nėntorit tė kėtij viti nė qytetin e New York. Taulanti tregon se janė takuar nė njė koncert. “Nga shtatori do tė incizojmė disa kėngė bashkė”, ka treguar artisti pėr “Zėrin”, duke shtuar se njė album do ta incizojė dhe me njė artist nga Shqipėria, por qė dėshiron tė mbetet befasi. “Vetėm mund tė them qė ėshtė album shumė i mirė, me muzikantė shumė tė mirė”, ėshtė shprehur Taulant Mehmeti.

Krahas bashkėpunimeve tė shumta, Mehmeti ėshtė duke kompozuar edhe njė album tė tij, i cili do tė dalė mė vonė, kjo pasi tani nuk mund t’i pėrkushtohet pėr shkak tė studimeve dhe angazhimeve tė shumta qė ka.

Pėr koncertin nė “Blue Note” Taulanti thotė se ka qenė ėndėrr pėr tė. Njėsoj siē ėshtė realizuar ėndrra e tij, kur para tri viteve ka luajtur pėr herė tė parė me Vic Juris, i cili njėherėsh ėshtė edhe profesori i tij. “Ka qenė eksperiencė shumė e mirė. Edhe pse e kemi mbajtur koncertin ende nuk mund tė besoj”, ka thėnė xhaz kitaristi, i cili shpreson qė do tė mundė ta sjellė Juris edhe nė Kosovė. “Do t’i mbajmė disa koncerte vetėm unė dhe ai nėpėr Amerikė edhe ndoshta do mbajmė edhe nė Evropė, dhe nėse e bėjmė nė Evropė do e sjell edhe nė Kosovė”, ėshtė shprehur Taulant Mehmeti, derisa “Prishtina Jazz Festival” e sheh si mundėsinė mė tė mirė pėr ta mbajtur koncertin.

Ai thotė se nuk mund tė besoj qė do tė bėjė muzikė nė disa vende, dhe qė ka bėrė muzikė me disa nga artistėt mė tė mėdhenj tė xhazit. “Veē performanca nė ‘Blue Note’ ka qenė sa njė vit tė shkosh nė shkollė”, shprehet ai pėr tė shtuar se mė shumė ka mėsuar pėr tri orė sa ka performuar aty. “Pėrvoja ėshtė mė e rėndėsishmja, e kur bėn muzikė me dikė qė ėshtė shumė mė i mirė, ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė pėrparuar”, ka thėnė Mehmeti, pėr tė shtuar se koncerti ka qenė mėsimi mė i mirė pėr tė. “Kam pasur shumė tremė, shumė emocione. Pas koncertit kam pasur komente shumė tė mira edhe kanė qenė tė pranishėm disa muzikantė shumė tė famshėm, dhe mė kanė thėnė: ti veē qė ke bėrė muzikė me Vic Juris nė skenė mjafton, lėrė mė qė luan shumė mirė”, tregon kitaristi Mehmeti.

Njė tjetėr paraqitje e rėndėsishme e Mehmetit ėshtė ajo nė festivalin “Idea City”, organizuar nga “Albanian Institute”, “Arte Institute” dhe “New Museum”, e ku marrin pjesė mbi 50 mijė njerėz. Taulanti ka interpretuar bashkė me artisten Joana Ricou. “Pjesėmarrja nė ‘Idea City’ ka qenė njė e re pėr mua dhe shumė interesante. Ka qenė shumė kreative sepse ka qenė njė eksperiment qė nuk e kam bėrė mė herėt”, ka treguar Mehmeti, derisa ka thėnė se Joana Ricou i ka ndaluar njerėzit nė rrugė dhe iu ka bėrė fotografi, nga tė cilat mė pas ka improvizuar muzikė. “Njerėzit kanė vizatuar gjėra tė ndryshme, pastaj ne kemi improvizuar nė bazė tė atij vizatimi”, ka thėnė Mehmeti, duke treguar se ka qenė “free jazz”.

Mehmeti tregon se kompozimet e tij i kanė parė edhe njerėz qė janė legjenda tė xhazit dhe i kanė pėlqyer shumė, sepse u janė dukur shumė autentike. Ai thotė se pėr tė kompozuar e frymėzon momenti, ajo qė ėshtė duke ndodhur. “Ka shumė kėngė qė i kam shkruar pėr dikė, pėr ndonjė shok, pėr shembull njė kėngė e kam ‘Like Xhafa’, qė ia kam dedikuar kitaristit Armend Xhaferi, qė e kam shokun mė tė ngushtė. Kur kam filluar tė kompozoj kam thėnė: ah kjo ėshtė pėr Xhafėn”, ka treguar Taulant Mehmeti pėr gazetėn, duke thėnė se kėngėt e tij flasin pėr jetėn me tė gjitha problemet e saj.

Atij i ėshtė dashur t’i anulojė disa koncerte pėr shkak se nuk ka pasur vizė. Ai thotė se ka pasur ftesė nga disa bende nga Zvicra, Japonia dhe shtete tė tjera, por qė nuk ka mundur tė shkojė. “Kjo nuk ėshtė keq veē pėr mua, por pėr tė gjithė artistėt qė janė nė Kosovė.

Tė njėjtin problem e kanė tė gjithė shokėt e mi”, thotė Mehmeti, teksa tregon se do e bėj njė album vetėm me muzikantėt nga Kosova, por edhe njė me muzikantė nga Kosova dhe Amerika. “Tė bėhet njė bashkėpunim qė do i hapte rrugėt”, shprehet kitaristi, i cili aktualisht ėshtė duke bashkėpunuar me Ilir Bajrin dhe Ernest Bajramliqin. Ai tregon se ka takuar dhe muzikantėt e tjerė si Fatlind Feratin, me Sheki Hoxhėn, Genc Salihun, Visar Kucin e Armend Xhaferin. “Ėshtė kėnaqėsi pėr mua t’i takoj, edhe pse unė jam nė kontakt me ta edhe kur jam nė Amerikė”, thotė ai.

Taulant Mehmeti pėr “Zėrin” tregon se ka bėrė muzikė nė filmin “Tom's Dilemma” tė regjisorit Michael Gluckstern. “Rreth 20 sekonda unė kam bėrė muzikė me kitarė”, ka thėnė ai, derisa shpalos eksperiencėn e tij nė Graz tė Austrisė, ku kishte shkuar tė konkurronte nė njė shkollė. Para se tė shkonte nė New York, ai ka qenė nė Graz, sepse atje ka studiuar miku i tij, Armend Xhaferi. Pėr t’u pranuar nė kėtė shkollė kusht ka qenė qė fillimisht tė kalojė provimin nė teori e pastaj nė praktikė. Kėtė tė dytėn nuk kishte mundėsi ta prekte, pasi Mehemti nuk kaloi teorinė. Njė vit mė vonė, mė 2011, Mehmeti do e provonte pėrsėri, por kėsaj radhe shumė mė i pėrgatitur.

“Bėja muzikė gjashtė herė nė javė. I ushtroja kėngė qė kisha zgjedhur t’i interpretoja nė test. Para se tė hyja nė test kam mbajtur disa orė me profesorin, i cili tha se si ka mundėsi qė nuk je pranuar. I kam treguar qė nuk e kam kaluar teorinė”, thotė Mehmeti, i cili pėr kėtė provim ka ushtruar me Armend Xhaferin, i cili ėshtė shkolluar nė tė njėjtėn shkollė. “E pata kaluar testin teori dhe pastaj kam hyrė nė testin praktikė. Atė e kam bėrė shumė mirė. Aty pranojnė pak veta. Juria mė patėn thirr dhe mė kanė thėnė: Ne mendojmė qė ti nuk je i pėrshtatshėm pėr kėtu, sepse nėse rri kėtu katėr vite as ne nuk kemi pėr tė dhėnė shumė gjėra dhe as ti nuk ke pėr tė pėrparuar sepse i di gjėrat qė i japim kėtu.

Nėse mundesh shko nė Amerikė. Je shumė i mirė, nuk ke nevojė pėr kėtė shkollė”, tregon Mehmeti njė nga eksperiencat e tij, duke shtuar se provimi pranues nė “New School for Jazz and Contemporary Music”, ka qenė shumė i lehtė, ndėrsa thotė se mėnyra e tė studiuarit nė kėtė shkollė i pėlqen jashtė mase./zeri/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma