Ortekun qė quhet Gjykatė Speciale po e pengon PDK-ja!

Derisa paria e Partisė Demokratike tė Kosovės po angazhohen zėshėm pėr formimin e gjykatės speciale, njohės tė rrethanave politike nė Kosovė dhe analistė tė dukurive shoqėrore, dyshojnė nė prapaskena tė mundshme tė bllokimit tė procesit tė themelimit tė kėsaj gjykate po nga udhėheqja e kėsaj partie, e cila ose nuk e ka shumė tė qartė se ēka do tė fitojė e ēka do tė humb nga formimi i kėsaj gjykate, ose edhe me kėtė proces i bėn disa kalkulime pėr t’ia rritur vetes rejtingun politik.
Dėshmi pėr kėtė ata marrin seancėn plenare tė Kuvendit tė Kosovės mė 26 qershor, nė tė cilėn nuk kaloi amendamenti numėr 24 i Kushtetutės sė Kosovės, i cili do t’i hapte rrugė formimit tė kėsaj gjykate. Siē dihet amendamenti kushtetues nuk mori dy tė tretat e votave tė deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės, pra mbi 80 vota, sa ishin tė nevojshme pėr kalimin e tij.

Nė rezultatin e votimit, 75 pėr, 7 kundėr dhe dy abstenime, ndikimin pėr dėshtim pos deputetėve tė opozitės qė e bojkotuan votimin, kishin pikėrisht 13 deputetėt e PDK-sė me (mos)votėn e tyre, prej tė cilėve 7 votuan kundėr, 2 abstenuan dhe 4 i ikėn votimit.

Janė pikėrisht deputetėt e PDK-sė qė njohėsit e rrethanave politike nė Kosovė dhe analistėt politikė, i bėjnė tė dyshojnė nė prapaskena tė mundshme tė bllokimit tė procesit tė themelimit tė kėsaj gjykate po nga udhėheqja e kėsaj partie. Kėtė dyshim ata e mbėshtesin nė faktin se duket e pabesueshme “t’i dalin dorėsh” deputetėt liderit tė PDK-sė, Hashim Thaēi, i cili pėr dy mandate nė krye tė qeverisė, mbajti nė dorė tė gjitha segmentet kryesore tė pushtetit, si dhe subjektin e tij politik me qėndrim deri diku shumė autoritar.

Ėshtė e pabesueshme qė tani, kur thuaja nuk ka ndryshuar asgjė nė “pozitėn e tė fortit” te Thaēi, tė dalin 7 deputetė me vota kundėr “vullnetit tė Thaēit”, madje edhe haptas, ndėrsa 2 tė abstenojnė e 4 t’i shmangėn votimit. Ata qė e njohin realitetin politik nė Kosovės dhe nė vetė PDK-nė e kanė tė vėshtirė tė besojnė se “kundėrshtarėt e Thaēit” do ta merrnin kėtė guxim, po nuk e patėn “nė prapaskenė miratimin” e shefit tė tyre partiak.

Sipas analistėve dhe njohėse tė rrethanave kjo ndodh pėr dy arsye: E para ėshtė frika qė ka udhėheqja e ngushtė e PDK-sė nga formimi i gjykatės speciale dhe e dyta se edhe nė kėtė situatė, si nė ēdo tjetėr luhet nė letrėn qė lideri tė fitoi nė rejtingun e tij politik, se arriti nė fund t’i bind apo t’i “nėnshtroi kundėrshtarėt” dhe tė siguroi vota tė mjaftueshme pėr themelimin e gjykatės speciale.

Vlerėsohet se krijimi, por edhe moskrijimi i kėsaj gjykate ėshtė shumė ngushtė i lidhur me karrierėn e mėtutjeshme politike tė Hashim Thaēit dhe pikėrisht kjo ēėshtje mund tė merret si goditje e shumėfishtė planeve politike tė Thaēit.

Tė rikujtojmė se Hashim Thaēi ėshtė njėri nga ata qė nė aktivitetin e tij verbal ėshtė mė i zėshmi se gjykata speciale duhet tė themelohet, por nė kėtė plan nuk ngelin shumė prapa as bashkėpunėtorėt e tij mė tė ngushtė, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Adem Grabovci, Hajredin Kuēi e Enver Hoxhaj.

Tani kur aq shumė po flitet qė ēėshtja e gjykatės speciale tė rikthehet sėrish pėr votim nė Kuvendin e Kosovės edhe pėr shkak tė presionit nė rritje tė faktorit ndėrkombėtar ėshtė mirė tė pėrmenden edhe prapaskenat e mundshme tė bllokimit nga faktori vendor. Fakti qė vetė Thaēi po shpreh bindshėm nė opinion mendimin e tij se gjykata do tė themelohet dhe fakti se javėn qė shkoi u punua pėr t’i “disiplinuar tė pabindshmit” nga shefi i Grupit Parlamentar tė kėsaj partie, Adem Grabovci, por edhe nga liderėt partiak Hashim Thaēi e Kadri Veseli, vetėm sa e sforcon dy arsyet qė mė lartė u pėrmendėn si opsion nga analistėt.

Sociologu Artan Muhaxhiri, ka thėnė pėr Kosovalive se nė situatėn aktuale Thaēi shfaqet si njė lider i cili ka nevojė pėr pėrkrahje shtesė dhe tė drejtpėrdrejt ndėrkombėtare, pasi ai vetė nuk mund t’i pėrfundojė me sukses obligimet e mėdha dhe komplekse.

“Pas tė gjitha presioneve tė javėve tė fundit, duke pėrfshirė edhe kancelaren gjermane, Merkel dhe ndihmėssekretaren amerikane tė Shtetit, Nuland, hapja eventuale e rrugės pėr krijimin e gjykatės speciale nga Kuvendi i Kosovės mė shumė do tė shihej si sukses i kėtij presioni amerikano-gjerman, sesa i aftėsisė politike tė Thaēit”, ka theksuar Muhaxhiri.
I pyetur se si e komentoni rastin e votimit kundėr “vullnetit tė Thaēit”, madje edhe haptas, tė 7 deputetėve tė PDK-sė, kur dihet se lideri i PDK-sė, Hashim Thaēi, pėr dy mandate nė krye tė qeverisė mbajti nė dorė tė gjitha segmentet kryesore tė pushtetit, si dhe subjektin e tij politik me qėndrimin e tij shumė autoritar, ai ka thėnė se partitė politike kosovare janė tė centralizuara dhe funksionojnė pothuajse tėrėsisht nė bazė tė ideve dhe dėshirave tė liderėve, ndonėse nė dy partitė mė tė mėdha, PDK dhe LDK, ka edhe ndonjė hapėsirė pėr rebelim ndaj liderėve.

“Kjo ėshtė duke ndodhur nė LDK nga dita e parė e Qeverisė Mustafa, gjė e cila u shfaq edhe nė zgjedhjet e brendshme, kurse nė PDK ngjau me rastin e votimit tė speciales. Liderėt nuk mund ta imponojnė ēdo herė mendimin e tyre tek 100% e deputetėve, prandaj nė situata delikate pėrqindja sado e vogėl e tė rebeluarve prapėseprapė ēon peshė tė madhe”, ka theksuar Muhaxhiri.
Ai ka thėnė se Hashim Thaēi e ka diktuar individualisht orientimin e PDK-sė pėr njė kohė tė gjatė, mirėpo pas dėnimit tė rėndė tė grupit tė Drenicės dhe paralajmėrimeve pėr gjykimin potencial tė disa personaliteteve tė larta tė ish-UĒK-sė nga gjykata speciale, situata brenda PDK-sė nuk ėshtė ajo qė ka qenė mė herėt.

“Rrjedhimisht, edhe pushteti partiak i Thaēit ka pėsuar ndryshime”, ka theksuar Muhaxhiri.

Orteku qė tash quhet gjykatė speciale pėr gjykimin e krimeve tė supozuara tė kryera nga pjesėtarėt e UĒK-sė nisi para pesė vjetėsh me akuzat e senatorit zviceran Dick Marty, sė pari nė media e pastaj gradualisht morėn formėn e njė dokumenti tė Kėshillit tė Evropės, derisa reagimet nga Kosova ishin mė shumė pėr konsum tė brendshėm politik se sa pėr t’i prerė rrugė ortekut tė filluar i cili sa rrokullisej aq i shtoheshin pėrmasat.

Akuzat fillestare tė senatorit zviceran Dick Marty u ngritėn nė njė raport 55 faqėsh, i cili u pėrpilua edhe nė bazė tė pohimeve tė ish-kryeprokurores tė Gjykatės sė Hages, Karla Del Ponte dhe u prezantua para Kėshillit tė Evropės. Sipas kėtij raporti Hashim Thaēi qėndronte nė krye tė njė rrjeti mafioz pėrgjegjės pėr kontrabandė armėsh, droge dhe trafik organesh nė Evropėn Lindore.

Nė nisje tė kėtij orteku denoncues nga senatorit zviceran Dick Marty vetė Hashim Thaēi patė paralajmėruar padi pėr shpifje, padi kjo qė nuk u ngrit asnjėherė. Pse ndodhi kėshtu nė Kosovė askush nuk flet. Dihen vetėm deklaratat publike tė Thaēit se do ta padis nė gjykatė pėr shpifje senatorin zviceran Dick Marty dhe ato tė Dick Marty-t se padia e Thaēit nuk i bėn dot gjė se ai ėshtė i mbrojtur nga imuniteti parlamentar.

Atbotė Thaēi qe kėrcėnuar se do t’i publikoi emrat e atyre qė gjoja i kanė dhėnė informata Dick Martyit, por edhe kėtė nuk e bėri kurrė.

Nga Kosova herė pas here pati reagime qė gjithsesi nuk i kontribuuan ndaljes sė ortekut, pėrkundrazi dukej se ndonjėherė edhe e ndihmonin rrokullisjen e tij, sepse ato reagime ishin mė shumė pėr konsum tė brendshėm politik dhe me njė gjuhė patetike nė vend tė asaj argumentuese.

Bie fjala, shpesh dėgjoheshin reagime nė stilin se akuzat dhe raporti i Dick Marty-t ėshtė njė konspiracion i gatuar nė kuzhinėn serbe, pa fakte dhe pa prova, ose se kėto akuza kundėr kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi, luftės ēlirimtare qė ai drejtoi bashkė me shokėt e tij, nuk ishin vetėm kundėr tyre, por ndaj tė gjithė shqiptarėve, reagime kėto qė po ashtu nuk pėrmbanin asnjė fakt tjetėr pos fjalėve.

Njohės tė rrethanave politike edhe atėherė patėn sinjalizuar se akuzat e ngritura nga Marty e kishin si qėllim edhe vendosjen nė pozitė tė vėshtirė tė delegacionit shqiptar pėrpara bisedimeve Kosovė-Serbi, gjė qė duket se Thaēit dhe atyre qė me ngulm pranuan dialogun me Serbinė pa kushte nuk u bėri shumė pėrshtypje. /KosovaLive/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma