Refuzim pėr tė gjithė azilkėrkuesit shqiptarė nė Finlandė

Zyra e Migracionit nė Finlandė thotė se, bashkė me pėrgjigjen negative mund tė merret edhe ndalim hyrje nė zonėn e Schengenit
Duke evidentuar se “numri i azilkėrkuesve shqiptarė nė Finlandė ėshtė rritur ndjeshėm gjatė verės 2015, kjo zyrė thekson se, “tė gjithė azilkėrkuesit shqiptarė tė kėtij viti kanė marrė pėrgjigje negative”.

Zyra e migracionit e konsideron Shqipėrinė njė vend tė qetė lidhur me situatėn e pėrgjithshme tė sigurisė. Sipas kėsaj zyre Vendimet ndaj kėrkesave pėr azil tė shqiptarėve janė marrė kryesisht mė procedurė tė pėrshpejtuar dhe janė konsideruar si tė pabazuara. Ndėrsa theksohet se, kėrkesat do tė shqyrtohen dhe do tė zgjidhen pa vonesė.

“Shumė prej azilkėrkuesve kanė kėrkuar edhe ndihmė pėr kthim vullnetar nė atdhe. Finlanda nuk e miraton automatikisht kėtė ndihmė pėr tė gjithė. Nėse ka arsye pėr tė dyshuar se sistemi i ndihmės pėr kthim vullnetar keqpėrdoret, atėherė nuk miratohet ndihma”, thuhet nė njoftim, transmeton gazetatema.

Madje Zyra e Migracionit nė Finlandė shton se, bashkė me pėrgjigjen negative mund tė merret edhe ndalim hyrje nė zonėn e Schengenit.

“Mund tė kėrkoni azil nė Finlandė nėse keni arsye tė frikėsoheni se do tė pėrndiqeni nė vendin tuaj. Nėse kėrkesa pėr azil ju refuzohet dhe ajo konsiderohet e pabazuar, atėherė kjo mund tė nėnkuptojė edhe ndalimin e hyrjes nė tė gjithė zonėn e Schengenit. Kohėt e fundit tė gjithė shqiptarėt qė kanė marrė pėrgjigje negative, kanė marrė edhe ndalim hyrje”, thuhet nė njoftim.

Sipas kėsaj zyre ndihma e sistemit tė kthimit vullnetar mund tė merret vetėm njė here. Pėr ndihmėn ose mbėshtetjen financiare pėr kthim vullnetar mund tė aplikohet vetėm nė 3 raste. 1- Nėse azilkėrkuesi ka marrė pėrgjigje negative pėr kėrkesėn pėr azil. 2- Nėse azilkėrkuesi e ka anuluar kėrkesėn pėr azil. 3- Nėse azilkėrkuesi ka lejeqėndrim tė pėrkohshėm nė Finlandė qė e pengon largimin nga vendi.

Sipas kėsaj zyre, ndihma mund t’i miratohet vetėm personave tė cilėt kanė nevojė pėr ri-integrim.

Ndihma miratohet jo e plotė ose nuk miratohet nėse ka arsye tė dyshohet se aplikanti ka pėr qėllim
vetėm ta keqpėrdorė sistemin e ndihmės, ose nėse konsiderohet se personi qė do tė kthehet nė atdhe nuk ka nevojė pėr tė gjithė ndihmėn, thuhet nė njoftim, ku gjithashtu theksohet se, miratimi i ndihmės vendoset nga qendra e pranimit tė refugjatėve ku ėshtė regjistruar personi qė do tė kthehet./albinfo/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: musasabedini@hotmail.com

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
info@rajonipress.com
Plasma