Histori mahnitėse: Kur shqiptarėt ishin faktorė tė rėndėsishėm nė politikėn botėrore

Nga Daut Dauti - Recension: Noel Malcolm - Agents of Empire: Knights, Corsairs, Jesuits and Spies in the Sixteenth-Century Mediterranean World (Agjentėt e Perandorisė: Kalorėsit, Kusarėt, Jezuitėt dhe Spiunėt nė botė e Mesdheut tė shekullit XVI)
Para dy dekadave Sir Noel Malcolm ishte mrekulluar kur kishte hasur nė njė informatė duke e lexuar njė libėr italian tė shekullit XVI, qė kishte tė bėjė me Perandorinė Otomane, superfuqinė e asaj kohe. Nė kėtė libėr, njėfar Antonio Bruni, shqiptar, pėrmendej si personalitet i madh dhe qė kishte luajtur njė rol po ashtu tė madh nė marrėveshjet dhe politikėn e superfuqisė otomane me mbretėritė dhe principatat e Evropės. Nga ky moment Malcolm kishte vendosur t’i pėrcillte gjurmėt e kėsaj informate dhe pas 20 viteve punė nxori aspekte tė shumta tė njė historie tė panjohur deri sot.

Natyrisht, libri i sapo botuar ėshtė duke u vlerėsuar lartė nga historianėt dhe kritikat e shtypit e cila gjė ia rikonfirmon Malcolm-it vendin sipėror tė historianit.

Deri te dalja e librit nė dritė ėshtė ditur se nė Ulqin ka ekzistuar njė familje e quajtur Bruti. At Guiseppe Valentini nė veprėn e tij tė pėrkthyer edhe nė shqip mė 2007, me titull ‘E drejta e komunitetve nė traditėn juridike shqiptare’, shėnon se Bruti ishte vėllazėri, fis apo bajrak dhe qė mori famė tė madhe pasi qė anėtarėt e saj kishin shėrbyer nė diplomacinė e Venedikut dhe tė Perandorisė Otomane. Kaq dihej pėr kėtė familje. Nė hulumtimin dhe shkrimin, siē din tė bėjė vetėm Malcolm, ka zbuluar edhe aktivitetin e kėsaj familje.

Nga kėto dy informata Malcolm, duke hulumtuar arkiva tė shumtė dhe literaturė tė vjetėr, ka rikonstruktuar nė mėnyrė tė lakmueshme shumė ngjarje tė rėndėsishme me tė cilat ka pasuruar historinė e vendeve tė Mesdheut tė shekullit XVI. Duke folur pėr veprėn e tij, Malcolm ka deklaruar se ky libėr ėshtė njė kontribut modest pėr historinė. Nė realitet, kontributi ėshtė shumė mė i madh se modest dhe ky libėr, sikur edhe librat tjerė tė tij, ėshtė kryevepėr.

Libri paraqet politikėn e Evropės dhe atė otomane duke i shtjelluar ngjarjet e mėdha dhe nė tė cilat familjet shqiptare Bruni dhe Bruti kishin luajtur rol ndėr mė kryesorėt. Njė ngjarje e tillė ėshtė Beteja e Levantit (1571) ku nė anėn e forcave tė krishtera, Gaspar Bruni, paraqitet nė rolin e zėvendėskomandantit. Me mjeshtėri tė rrallė, Malcolm ka rikonstruktuar detajet mė tė imėta tė kėsaj beteje nė tė cilėn Giovanni Bruni (vėllai i Gasparit) u vra shumė afėr flamurit tė papatit.

Giovanni, siē zbulon Malcom, nuk u vra nga otomanėt, por nga njė grup i spanjollėve qė gjatė betejės plaēkiste radhėt e Ushtrisė sė krishterė pjesė e sė cilės ishin edhe ata. Ishte e kotė lutja qė ju bėnte Giovanni kėtyre plaēkitėsve: ‘Jam ipeshkv, jam i krishterė’, u thoshte Giovanni spanjollėve derisa ata e prenin pa mėshirė me shpata.

Ishte i madh roli i kėtyre dy familjeve nė strukturat dhe veprimet e Kalorėsve tė Maltės, nė shėrbim nė rendin e jezuitėve, nė spiunim dhe influencė nė politikėn apo vendimmarrjen nė Stamboll, nė oborrin e Sulltanit qė udhėhiqte njė sistem politik, ekonomik dhe, mbi tė gjitha, njė sistem ushtarak tė pėrsosur nga i cili dridheshin principatat dhe monarkitė e Evropės.

Ėshtė mahnitėse mėnyra se si Malcolm paraqet situatėn politike dhe ekonomike nė territoret ku puqeshin kufijtė otomanė me vendet e Evropės qė kishin mbetur jashtė pushtimit ose qė ishin nėn sistemin e vasalitetit tė Portės. Po ashtu, ėshtė mbresėlėnėse mėnyra e shpjegimit tė qeverisjes otomane ndaj shteteve vasale tė cilat Porta arrinte t’i sundonte duke ua diktuar politikėn dhe ekonominė pa ndonjė prezencė administrative dhe ushtarake otomane. Ky sundim vasaliteti shpjegohet me rastin e Dubrovnikut dhe Moldavisė.

Kėto dy familje, sikur edhe shumė shqiptarė tjerė, duke jetuar nė tė dy pjesėt e kėtyre dy botėve, kishin mundėsinė dhe aftėsinė pėr tė osciluar nė tė dyja anėt duke u paraqitur si faktorė tė rėndėsishėm pėr bashkėpunim apo armiqėsi nė tė dy taborėt.

Shqiptarėt sot mund tė mos jenė nė gjendje t’i dalin zot as vendit tė tyre, por atėherė, sidomos gjatė shekullit XVI, pa ta, siē shihet nė kėtė libėr, nuk bėhej politika e botės. Libri ėshtė plotė shembuj qė vėrtetojnė kėtė fakt por shembulli mė i mirė ėshtė ai qė paraqitet nėpėrmes Bartolomeo Brutit nė Stamboll.

Nė vitin 1582 Sulltani kishte organizuar ceremoninė e synetisė tė birit tė tij, sulltanit tė ardhshėm Mehmetit III. Ceremonia ishte njė festival qė kishte zgjatur gati dy muaj. Parada, parakalime dhe aktivitete tė ndryshme ishin organizuar para Sulltanit, njerėzve tė pushtetit otoman dhe dinjitarėve tė shumtė evropianė qė merrnin pjesė dhe para tė cilėve Sulltani demonstronte fuqinė e tij tė pakufishme. As argėtimet nuk kishin kufi. Para dinjitarėve tė shumtė otomanė dhe evropianė parakalonin zanatlinjė dhe akrobatė qė demonstronin aftėsitė e tyre. Ta zėmė, njė berber rruante myshterinjtė derisa qėndronte nė kokė dhe mbi kanata tė qerres qė lėvizte; nė hipodrom, njė luftė nė mes njė derri tė egėr dhe tre luanėve, pėr pak nuk pėrfundoi nė dobi tė derrit; fishekzjarrėt shumėngjyrėshe ndriēonin ēdo natė qiellin e Stambollit. Dhe, para dinjitarėve evropianė, dhe si pėr inat tė tyre, njė grup i madh i tė krishterėve grekė dhe shqiptarė, nė mėnyrė spektakolare ishin konvertuar nė fenė islame.

Siē bėnė me dije dėshmia e Macolmit, e cila gjė ilustrohet edhe me njė pamje tė njė manuskripti, shihet se nė mesin e mysafirėve tė lartė tė krishterėve evropianė, qėndronte edhe ulqinaku Bartolomeo Bruti, i cili deri nė atė moment nuk ishte shumė i njohur pėr njė nderim aq tė lartė. Kush ishte ai dhe si kishte arritur tė ngjitej aq lartė?

Malcolm, duke iu pėrgjigjur kėsaj pyetje, nė mėnyrė brilante, shpjegon ardhjen dhe suksesin e Bartolomeot nė Stamboll. Nėpėrmes tij, shpjegohet edhe lufta pėr pushtet dhe thurja e intrigave tjera qė bėhej nė pallatin e Sulltanit. Kjo luftė bėhej nė mes shqiptarėve dhe sllavėve (kryesisht serbėve) pėr primat nė pallat. Autori porositė qė kjo tė mos merret si luftė e karakterit nacionalist pasi qė njė ndjenjė e tillė nuk ekzistonte nė atė kohė. Megjithatė, shqiptarėt lidheshin vetėm nė mes vete dhe pa dallim tė fesė qė kishin.

Rasti i Bartolomeo Brutit vė nė pah rrugėn qė Perandoria Otomane ua kishte hapur shqiptarėve, por edhe tjerėve, pėr t’u ngjitur nė pushtetin politik dhe ushtarak. Bartolomeo nė moshė tė re kishte vendosur tė shkonte nė Stamboll pėr tė studiuar nė shkollėn e Dragomanėve, e cila nė atė kohė pėr botėn e atėhershme, ka qenė njė lloj Harvardi apo Oxfordi. Para se tė nisej nėna i kishte treguar se nė Stamboll kishte kushėririn e saj tė parė, Sinan Pashėn, dhe e kishte porositur qė tė binte nė kontakt me te.

Sinan Pasha, nė moshė tė re kishte shkuar nė Stamboll dhe nėpėrmes lidhjeve tė shqiptarėve ia kishte dalė tė punėsohej si kuzhinier nė pallat dhe pastaj kishte pėrparuar nė pozitėn e kamerierit personal tė Sulltanit, i cili mė vonė i besonte vetėm atij pėr tė provuar ushqimin para se ta hante. Pėrparimi i Sinanit nuk ishte ndalė nė kėtė pozitė. Sulltani duke parė aftėsitė dhe ambiciet e kėtij tė riu, e kishte emėruar fillimisht guvernator nė disa qytete tė Perandorisė e pastaj edhe nė pozita tė larta ushtarake.

Sinani ishte ngritur me ndihmėn e njė shqiptareje qė quhej Safije dhe cila i qėndronte afėr Sulltanit. Sulltani kishte konsiderata tė larta pėr kėshillat e Safijes. Ē’ėshtė e vėrteta, Sinanin e kishte pėrkrahur nė karrierė edhe Mehmed Sokollu i cili te ne njihet edhe si Mehmet Pashė Sokolloviqi qė ishte me prejardhje serbe. Ndihma e Sokolluit kishte pėrfunduar nė momentin kur Sulltani i kishte dhėnė Sinanit titullin pashė e mė vonė vezir. Nga ky moment kishte filluar edhe lufta nė mes Sinanit dhe Sokolluit i cili kishte pozitė tė Vezirit tė Madh (kryeministėr) dhe pėr tė cilin Sulltani kishte respekt tė madh pasi qė ai i kishte sjellė dobi tė mėdha Perandorisė nė zgjerimin dhe administrimin e saj. Siē dihet, edhe serbėt pėrfituan nga Sokollui i cili ia kishte dalė ta bindte Sulltanin pėr ta pavarėsuar Kishėn Ortodokse Serbe dhe pėr ta themeluar selinė nė Deqan. Sokollu po ashtu ia doli qė nė krye tė Kishės ta emėronte vėllain e tij.

Ardhja e Bartolomeut nė Stamboll koincidoi me kėrkimin pėr zgjerimin e rrjetit tė shqiptarėve qė bėnte Sinan Pasha. Dhe, kėshtu, Bartolomeo pėrparoi me njė shpejtėsi marramendėse dhe u bė i rėndėsishėm nė qarqet mė ta larta tė shoqėrisė otomane nė Stamboll. Ky veprim ashpėrsoi luftėn nė mes tė grupit tė shqiptarėve tė udhėhequr nga Sinan Pasha dhe Sokollu Pashės i cili u printe sllavėve. Fillimisht puna shkoi aq keq sa qė Sokollu ia doli ta arrestonte Bartolomeon duke e akuzuar pėr spiunim tė sekreteve otomane nė Venedik apo Spanjė. Nė fakt, Bartolomeo u burgos pėr shkak se Sokollui dėshironte ta dobėsonte rivalin e tij Sinan Pashėn. Si shtesė, Bartolomeo i dinte edhe disa sekrete pėr disa njerėz tė rrethit tė Sokollut. Bartolomeo kishte fakte se dy njerėz tė afėrt tė Sokolluit, Hurrem dhe Solomon, nė fakt vetėm pretendonin se ishin myslimanė pasi qė ai e dinte se privatisht e praktikonin fenė e krishterė.

Puna kishte shkuar aq larg sa qė Sokollui kishte guxim ta mbante Bartolomeon nė njė lloj burgu privat nė sarajet e tij dhe i kėrcėnohej edhe me konvertim. Ia kishte bėrė me dije se do t’i tėrhiqej akuza nėse ai kalonte nga katolicizmi nė islam, por Bartolomeo mė parė pranonte vdekjen se konvertimin. Mė nė fund Sinan Pasha kishte intervenuar te Sulltani dhe Barolomeo ishte liruar. Por, me njė kusht: qė tė largohej nga Stambolli pėr nė Dubrovnik.

Por, Bartolomeo edhe nė Dubrovnik nuk hiqte dorė nga Stambolli dhe dėshironte tė kthehej pėrkundėr kushtit. Madje, Bartolomeo, me siguri me porosi tė Sokolluit u burgos edhe dy herė: njė herė nė Dubrovnik dhe njė herė nė Durrės por nė tė dy rastet Sinan Pasha intervenoi dhe e nxori nga burgu. Megjithatė, Bartolomeo nuk hiqte dorė nga shkuarja nė Stamboll ku i rrinte akuza hapur. Bartolomeo pos qė e kishte dajė Sinan Pashėn, ai kishte edhe fat. Rrugės pėr Stamboll qėlloi qė Sokollui vdiq. Njė variant i historianėve ka konkluduar se Sokollui u vra nga njė dervish fanatik pėr shkak se ua mbante anėn tė krishterėve. Njė variant tjetėr thoshte se vrasėsi ishte paguar nga gruaja e Sokolluit pasi qė ajo e kishte zėnė atė ne flagrancė (nė marrėdhėnie seksuale) me njė djalė tė ri. Varianti i tretė thotė se Sokollu e vra me organizim tė Sinan Pashės pėr shkak tė pozitės.

Ėshtė vėshtirė tė dihet e vėrteta, siē thotė edhe Malcolm, pasi qė vrasėsi ishte aq shumė i rrahur sa qė kur e sollėn para Sulltanit nuk mundi as tė fliste e as tė jepte ndonjė shenjė para se tė vdiste. Sidoqoftė, pas Sokolluit, Vezir i Madh nuk u emėrua Sinan Pasha as ndonjė shqiptar tjetėr, por Ahmed Pasha i cili ishte po ashtu me origjinė serbe nga Herceg Novi dhe qė kishte komanduar Ushtrinė otomane me rastin e pushtimit tė Ulqinit dhe Tivarit. Nė fakt Ahmed Pasha ishte nė radhė pėr tu bėrė Vezir i Madh, por kishte edhe ndikim pasi qė gruaja e tij ishte ishte njėra nga vajzat me influencė tė Sulltan Sylejmanit tė Madhėrishėm. Megjithatė, vargut tė vezirėve serbė u erdhi fundi pasi qė edhe Ahmed Pasha vdiq brenda njė kohe tė shkurtėr. Vdekja e tij shėnoi ardhjen e shqiptarėve nė maje tė pushtetit otoman nė krye me Sinan Pashėn. Mu ato ditė nė Stamboll arriti edhe Bartolomeo dhe filloi ngritja e karrierės sė tij.

Pas njė kohe tė shkurtėr Bartolomeu u emėrua pėrfaqėsues special i Sulltanit nė Moldavi, shtet i cili ishte nėn vasalitetin e otomanėve. Nė kėtė situatė tė favorshme, Bartolomeo, natyrisht me ndihmėn e Sinan Pashės, filloi ta pėrgatiste rrugėn pėr pushtet tė plotė duke sjellė njerėzit e tij nga Ulqini nė pozita tė larta. Nė Moldavi menjėherė filloi ta forconte elementin katolik dhe pėr kėtė kishte pėrkrahjen e Stambollit. Pas pak, me urdhėr tė Sulltanit dhe nėpėrmjet Sinan Pashės, Bartolomeo filloi t’i bėjė presion Polonisė pėr pranim tė vasalitetit ose sė paku qė tė arrinte njė marrėveshje nė favor tė Portės.

Bartolomeo u faktorizua nė tėrė rajonin otoman tė Evropės. Zyrtarėt e Dubrovnikut dhe vendeve tjera filluan t’i shkruanin letra pėr ta lutur qė tė intervenonte te Sinan Pasha i cili ua kishte ngritur tatimet. Mendohej se Sinan Pasha tashti po u hakmerrej vendeve vazale tė cilat i kishte favorizuar mė parė Sokollu dhe funksionarėt tjerė me prejardhje sllave.

Secilėn nga kėto ngjarje Malcom i forcon me nga disa dokumente tė burimeve tė ndryshme. P.sh. Malcolm ka disa dokumente tė ndryshme, dy prej tė cilave nga zyrtarėt e Kishės Katolike, pėr tė vėrtetuar se Sinan Pasha ka qenė shqiptar e jo serb siē pretendojnė disa historianė sllavė. Ai vėrteton se vendlindja e Sinanit ka qenė fshati Topojan nė rrethin e Prizrenit dhe se ka qenė shqiptar pa asnjė dyshim qė rridhte nga njė familje e islamizuar mė herėt.

Dhe, nė fund, libri duke e patur Sir Noel Malcolm-in pėr autor, nuk ka se si tė mos e mahnis lexuesin. Lexuesi, sidomos ai shqiptar, do tė mėsoj se lufta e Sulltanit pėr zgjerim tė territoreve nuk ka pėrfshirė zgjerimin e fesė (islame) por ėshtė bėrė ekskluzivisht pėr pushtet politik dhe ekonomik. Po ashtu do ta shohin qė shqiptarėt i ndihmonin njėri tjetrit dhe nuk i konsideronin pengesė dallimet religjioze. Libri duhet gjithsesi tė lexohet nga ēdo historian shqiptar dhe student tė kėsaj lėmi dhe tė shėrbejė si shembull se si trajtohen ngjarjet dhe si shkruhet historia. Ndoshta njė ditė historianėt shqiptarė dhe ata ballkanikė do tė provojnė tė shkruajnė njė libėr tė kėtillė. /Telegrafi/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma