Presidentja Jahjaga merr titullin Doktor Nderi i Shkencave Juridike nė Universitetin e Leicesterit

Presidentja e Republikės sė Kosovės, Atifete Jahjaga vizitoi sot Universitetin e Leicesterit nė Britani tė Madhe.Nė njė ceremoni tė veēantė, ky universitet e nderoi Presidenten Jahjaga me titullin Doktor Nderi i Shkencave Juridike.
Nė njė fjalim mbajtur me kėtė rast, Presidentja Jahjaga theksoi:

Kam kėnaqėsi tė madhe dhe njėkohėsisht edhe shumė emocione tani kur po rikthehem nė Leicester University, pas pothuajse njė dekade, pėr ta pranuar kėtė Titull Nderi nga njė institucion i cili mė mėsoi se edukimi ėshtė njė proces mbarėjetėsor, mė insipiroi me lidership dhe mė mėsoi kurajėn. Kėto janė ato tri shtylla nė tė cilat jam mbėshtetur dhe tri vlerat tė cilat mė udhėheqin si Presidente e Kosovės, njė post tė cilin sot e mbaj me krenari tė madhe, njofton kumtesa nga Presidenca .

E di se, pėrderisa qėndroni tė ulur kėtu tė veshur me pelerinat dhe kapelat e diplomimit, diplomimi ju duket si njė lehtėsim. Nuk ka mė mėsime gjatė gjithė natės dhe s’ka mė provime pėr t’u brengosur pėr to.

Dhe nė njė mėnyrė ėshtė lehtėsim, sepse inspirimi tė cilin e instaluan nė ju mentorėt tuaj tė mrekullueshėm, nga fakultetet e lavdėrueshme tė kėtij universiteti, ju bėn tė padurueshėm qė tė ballafaqoheni me sfidat qė do t’ju shndėrrojnė nė agjentė tė ndryshimit nė komunitetet tuaja.

Tė jeni tė sigurt se do tė MUND tė jeni ai ndryshim, se do tė mund t’i prekni ėndrrat tuaja. Siē e tha njėherė Presidentja e Liberisė, Ellen Johnson Sirleaf: “Nėse ėndrrat e juaja nuk ju frikėsojnė, atėherė ato ėndrra nuk janė mjaftueshėm tė mėdha.” Pra, ju gjenerata e vitit 2015, ĖNDĖRRONI ĖNDRRA TĖ MĖDHAJA!

Rrugėtimin e vendit tim po e bėj tė duket paksa mė i bukur. Unė kam pėrfunduar shkollimin tim nėn njė represion tė rėndė, nėpėr shkolla tė pėrkohshme, tė cilat ishin pjesė thelbėsore e rezistencės sonė civile dhe tė cilat na ndihmuan tė mbijetojmė dhe ta mundim njė regjim i cili ka shkelur secilėn tė drejtė njerėzore, duke pėrfshirė edhe tė drejtėn pėr shkollim.

Unė vijoja mėsimet pėrderisa artileria digjte fshatrat dhe qytetet e Kosovės, pėr shkak se unė dhe gjenerata ime ishim tė vendosur ta ndėrtojmė njė Kosovė tė re, njė Kosovė ndryshe, nė tė cilėn i tėrė populli i saj, pa marrė parasysh prejardhjen etnike, pa dallim gjinie dhe feje, do tė jetonte me pėrgjegjėsi dhe tė drejta tė barabarta nė atė vend tė cilit ata i thonin mėmėdhe.

Dhe ajo ditė erdhi nė vitin 1999, pas njė lufte brutale; dhe pėrderisa shumė nga ne nuk i kishim zotėsitė e nevojshme pėr ta udhėhequr vendin qė tė lėvizė nga shkatėrrimi i trashėguar deri nė prosperitet, ne u pėrqafuam nga universitete siē ėshtė ky kėtu, tė cilėt i hapėn dyert pėr ne dhe thyen izolimin tonė, dhe na dhanė mundėsinė tė mėsojmė dhe tė bėhemi ndryshim tė cilin donim ta shihnim nė vendin tonė. Ne ju jemi pėrherė falėnderues.

Ne e kemi ndėrruar Kosovėn nga njė vend i shkatėrruar nga lufta nė njė demokraci dinamike. Dhe Kosova sot ėshtė mė shumė se njė episod i historisė sonė tė pėrbashkėt njerėzore. Ėshtė njė histori e suksesit tonė tė pėrbashkėt.

Jam shumė e prekur nga ky nderim, dhe kėtė ia dedikoj vendit dhe popullit tim, tė cilėt pėrherė mė mahnisin me forcėn dhe qėndrueshmėrinė e tyre.

Vij kėtu nga njė takim i rėndėsishėm pėr vendin tim. U nderova me njė pritje tė jashtėzakonshme nė Pallatin Mbretėror nga ana e Lartmadhėrisė sė Saj Mbretėreshės Elizabeta e Dytė, tė cilės i shfaqa falėnderimin e vendit tim pėr rolin tė cilin Mbretėria e Bashkuar ka luajtur nė vendosjen e paqes nė Kosovė. Unė dhe populli i Kosovės e ruajmė dhe e vlerėsojmė me zell kėtė miqėsi.

Nė njė botė nė tė cilėn vlerat tona po sfidohen vazhdimisht, ne duhet tė qėndrojmė tė bashkuar pėrreth idealeve tė cilat na definojnė. Ne duhet tė kėrkojmė gjithėpėrfshirje. Ne duhet tė inspirojmė ndryshimin, i cili do tė sjellė zhvillim. Nė njė botė nė tė cilėn dėshirojmė tė jetojmė sė bashku, ne duhet tė kėrkojmė barazi. Kėtė duhet ta bėjmė nė partneritet.

Ju lutem qė ta mbani kėtė nė mend kur tė ndėrmerrni sfidat e ardhshme pėr t’i ndihmuar komuniteteve tuaja qė tė zhvillohen dhe shoqėrive tona pėr t’u bėrė shembull i asaj se ēfarė ne duam qė ato tė jenė, pėrfundoi jahjaga.

http://koha.net/?id=27&l=66819

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: musasabedini@hotmail.com

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
info@rajonipress.com
Plasma