Dėshtimi i Speciales nuk e qon vendin nė zgjedhje tė reja

Shtetėsia dhe imazhi i Kosovės do tė goditeshin rėndė nėse institucionet vendore dėshtojnė qė tė themelojnė Gjykatėn Speciale dhe kėtė pėrgjegjėsi ia lėshojnė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, thotė analisti politik Fisinik Korenica.
Korenica nė njė prononcim pėr Indeksonline ka thėnė se dėshtimi i kalimit tė Speciales herėn e dytė nė Kuvend, nuk do tė mund ta dėrgonte vendin automatikisht nė zgjedhje tė parakohshme.

“Arsyeja ėshtė shumė e thjeshtė: koalicioni PDK-LDK ėshtė i lidhur thjeshtė dhe vetėm me idenė e mbajtjes dhe kontrollit tė pushtetit e jo me miratimin e Gjykatės Speciale. Bile, nė thelb, nuk shoh se pse Mustafa dhe Thaēi duhet qė tė dėmtojnė interesat e tyre partiake vetėm pse njė projekti i speciales nuk kalon. Pėr mė tepėr, Thaēi ėshtė sė tepėrmi i interesuar qė ta ruaje stabilitetin e koalicionit sė paku deri nė pėrfundimin e mandatit tė zonjės Jahjaga, dhe mė sė paku i intereson shkuarja nė njė palė zgjedhje tė reja ku ka pak gjasa tė gjej partnerė tjerė tė mėdhenj pėrveē LDK-sė”, ka thėnė Korencia.

Ai mė pas ka theksuar se kryeministri Isa Mustafa nė anėn tjetėr nuk ėshtė fare i interesuar qė t'i hyj njė procesi tė ri zgjedhor, sepse kjo do t'i dėshmonte atij rrjedhjen e madhe tė votave qė LDK do te pėsonte si rezultat i koalicionit me PDK dhe mungesėn e njė performance bazike tė Qeverisė qė ai drejton.

“Prandaj, dėshtimin pėr kalimin e Speciales mė shumė e shoh me pasoja tė menjėhershme nė procesin e nėnshkrimit tė MSA-sė dhe marrjen e vlerėsimit pozitiv pėr liberalizim tė vizave, qė do tė dėrgonte nė ftohjen e raporteve me BE-nė dhe ShBA-nė, por gjithashtu do ta komplikonte edhe procesin e anėtarėsimit tė Kosovės ne ēdo organizate ndėrkombėtare (sidomos ne Kėshillin e Evropės, ku Kosova po tenton t'i bėj disa hapa pėrfundimtar drejte aplikimit)”, u shpreh pėr Indeksonline, Korenica, duke shtuar se zgjedhjet e reja nuk mund tė jenė pasojė e dėshtimit tė miratimit tė Speciales.

Nė anėn tjetėr deputeti i LDK-sė, Arben Gashi mundėsin e zgjedhjes sė parakohshme nė rast tė dėshtimit tė Speciales e sheh si vullnet tė partnerėve tė koalicionit.
“Nė marrėveshjen e koalicionit nuk flitet pėr kėtė ēėshtje nė mėnyrė eksplicite. Dhe njė gjė e tillė varet se sa do tė jetė i qėndrueshėm koalicioni, si dhe varet prej vullnetit politik se a dėshirojnė partnerėt politikė tė vazhdojnė koalicionin a po jo”, ka thėnė Gashi pėr Indeksonline.

Opozita tashmė ėshtė pozicionuar kundėr themelimit tė kėsaj Gjykate. Pėrderisa edhe nga partitė nė pushtet ka deputetė qė e kanė vėnė nė pikėpyetje votėn e tyre pėr themelimin e saj.

Themelimi i kėtij “mini” Tribunali Ndėrkombėtar pėr Kosovėn, ka rrjedhė nė bazė tė hetimeve tė iniciuara nga Kėshilli i Evropės, qė si bazė kishin dyshimet e supozuara tė zviceranit Dick Marty, mbi trafikimin e organeve tė serbėve nga pjesėtarėt e ish-Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės./Indeksonline/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma