Tregimi me helm

Nga Halil Matoshi - Nėse pėr njeriun qenėsore janė liria, siguria, drejtėsia dhe e vėrteta si parime universale, atėherė kėto parime na udhėzojnė qė tė pėrdorim lirinė tonė negative: Me dyshue!
Me dyshue nė teoritė e konspiracionit tė ngritura nga shteti (nga segmente tė tij), nga (para)politika dhe politikanėt e korruptuar - pėr tė mbijetuar nė kohėn kur do tė duhej tė pėrmbyseshin - duke e zhvendosur vėmendjen e publikut kombėtar dhe ndėrkombėtar nga sfida e quajtur Gjykata Speciale…

Policia e Kosovės, sė bashku me Inteligjencėn dhe strukturat tjera tė sigurisė, duhet tė ndjekin agjendat profesionale e jo ato tė politikės ditore

Rasti i ndalimit nga policia e Kosovės tė pesė kosovarėve afėr liqenit akumulues tė Badocit ėshtė pėrcjellė me kontradikta tė shumta policore (dhe politike e mediale), saqė njeriu i arsyeshėm nis tė ēoroditet, nėse sė paku pėrpiqet ta ruajė arsyen dhe aspektin human tė tėrė tregimit “me helm”, i cili, ndonėse nuk u gjet, mjaftoi imagjinimi i tij nė kokėn e ndonjė politikani ose agjenti qė tė mbetet nė mendjet e qytetarėve helm i vėrtetė, qė kontaminon shumė breza…

Shkrimtari hebraik, Amos Oz, thotė se kontaminimi i gjuhės ėshtė mė i rrezikshėm se ai bėrthamor, ngase helmon shumė breza.
Shoqėria parapolitike kosovare ka telashe tė mėdha me gjuhėn e urrejtjes dhe nga kjo nuk janė imune as institucionet e shtetit, ngase “ne u bėmė komb – thoshte Branko Merxhani nė vitet ’30 – por nuk arritėm tė ngrihemi nė shoqėri politike” – nė ‘Njėsi tė rritur’ (Domenique Schapper.)

Gjuha e komunikimeve mediale e sociale, politike e policore kosovare ka prekė majat e thepisura tė shpatės sė helmatisur.
Tė gjithė janė hedhur kundrejt tė gjithėve.
Tė gjithė i kanė dhe i thonė tė vėrtetat e tyre (injorantė e tė ditur), porse e vėrteta zyrtare ėshtė ajo “legjitimja”, e cila nė vorbullėn e taktizimeve e konspiracioneve e ka humbur tashmė legjitimitetin, sepse e prezanton njė kakistokraci (pushtet i qytetarėve mė tė ligj.)

Po tė mos kishim tė bėnim me politikanė mujshorė e tė padijshėm nė majat e pushtetit dhe politika tė korruptuara e jo kohezive, natyrisht se do tė isha nė anėn e institucioneve tė sigurisė, sepse njė shteti tė ri e tė brishtė nė aspektin e sigurisė (me gjithė synimet armiqėsore tė Serbisė qė ende ka mbėshtetjen ruse) do t’ia njihja tė drejtėn qė edhe me masa jopopullore (policore) ta mbronte sigurinė e vet, qoftė edhe nga tendenca iniciale dhe rryma fetare e ideologjike, qė synojnė ndryshimin me forcė tė konstitucionit tė saj - jo vetėm politik-shtetėror - por edhe moral e kulturor.

Pse dyshoj nė tėrė sfondin dhe kauzėn e kėsaj “lufte”, nė tė cilėn, pavetėdijshėm dhe verbėrisht, po hyn Kosova?
Qysh Dekartesi thoshte se njeriu ėshtė qenie mendore, nga kjo edhe buron maksima e tij: "Mendoj, pra jam/ekzistoj” (Cogito ergo sum.)
Ai vlerėsonte se asnjė nga perceptimet tona jetėshkurtra nuk mund tė mbartė siguri.
Siguria e vetme ėshtė qė "unė jam" dhe qė "unė mendoj."
Siguritė e tjera mund tė jenė shtjelluar duke filluar nga kėtej, me ndihmėn e matematikės; nga ana e saj, ajo na lejon tė vėmė rregull nė botėn e dukjeve tė jashtme.

Kėshtu mund tė pėrmblidhet shkurtimisht kartezianizmi: "Unė mendoj, pra unė jam."
Kartezianizmi ėshtė doktrina filozofike (apo shkolla e René Descartes, i cili ėshtė konsideruar shpesh si mendimtar i parė qė ka theksuar pėrdorimin e arsyes pėr tė zhvilluar shkencat natyrore.
Mirėpo qenia qė mendon, natyrisht se dyshon.
Ndėrsa Socratesi i sugjeronte njeriut: “Beso nė ata qė kėrkojnė tė vėrtetėn, dysho nė ata qė e gjejnė atė.”

Edhe pse teolog dhe filozof teokrat, Augustin Aurelie nė pėrēapjet e tij mbi historinė e shoqėrisė dhe tė njeriut ishte realist dhe racionalist. Ai daljen nga skepsa e gjeti tek vetėsiguria: “Dyshoj, pra jam.”
Njeriu derisa dyshon, sigurisht qė mendon, e derisa mendon sigurisht qė ėshtė.
Prandaj ne, gazetarė apo shkrimtarė (njerėz tė shkrimit), duhet ta kėrkojmė tė vėrtetėn.

Nė vazhdėn e njė lufte kontroverse tė koduar si “antiterror”, institucionet kosovare dhe veēmas strukturat e saj tė sigurisė dhe akuzės (Agjencia Kosovare e Inteligjencės, Policia dhe Prokuroria) kanė rėnė nė kurthet konspirative, duke e sjellė publikun buzė konfuzionit total dhe ēoroditjes.

Kuvendi i Kosovės ka bėrė njė ligj qė sanksionon pjesėmarrjen e kosovarėve nė luftėrat e huaja, porse asnjė nga organizatat e proklamuara terroriste nga State Departamenti amerikan, si “Al-Qaeda”, “Al-Nursa” dhe mė vonė ISIS, Kuvendi i Kosovės nuk i ka shpallur pėr tė tilla, terroriste, pėrmes ndonjė rezolute apo akti tjetėr, sepse, nė listat e zeza tė presidentit amerikan, Barack Obama, ka dhe disa individė kosovarė (madje edhe deputetė tė Kuvendit!???) dhe sė paku njė organizatė (AKSH = Armata Kombėtare Shqiptare);

Mirėpo, pėrkitja e kosovarėve nė organizatat e cilėsuara si terroriste nga SHBA, nė Kodin penal kosovar cilėsohet si veprimtari terroriste.
Pas ndalimit tė pesė qytetarėve kosovarė afėr liqenit tė Badocit, mė 13 korrik 2015, policia e Kosovės iu drejtua publikut kosovar me njė kumtesė kontroverse, ku pėrvidheshin fjalėt “helm” dhe “helmim” ose “dyshohet se kanė mėsyrė ose synuar tė helmonin ose kontaminonin…”, pra ėshtė fjala pėr ujin!?

Pastaj pėr dy ditė rresht, nga policė e avokatė nėn influencėn e politikės dhe spiunazhit, publiku kosovar u terrorizua me pandehmat: "U helmua, jo s'u helmua...!"
E parafrazuar, deklarata e Policisė sė Kosovės, po thoshte: "Kemi arrestuar pesė tė dyshuar pėr terrorizėm... Dy nga ta kanė qenė edhe mė parė tė arrestuar, sepse dyshohet se kanė luftuar nė Siri. (...) Kemi gjetur nė veturat e konfiskuara flamuj dhe veshje qė identifikojnė organizata terroriste.

Mohojmė tė jetė helmuar uji, pra nuk ka arsye pėr panik, po ujin e kemi ndalė pėr shkaqe sigurie..."
Nė mėngjesin e 12 korrikut, derisa gjysma e Prishtinės dhe e fshatrave pėrreth kishin mbetur pa furnizim me ujė, institucionet e shtetit ende s'kishin asnjė pėrgjigje tė qartė pėr kėtė.
E deklarata e Policisė pėrmbante kontroverse tė dokshme e tė ndjeshme:
E para, pėrse dy nga tė ndaluarit qenkan liruar, derisa Kosova ka miratuar njė ligj qė sanksionon pjesėmarrjen e kosovarėve nė luftėrat e huaja, e me qėllime terroriste?

E dyta, a janė gjetė flamuj tė ISIS-it vėrtet apo ndonjė cohė me mbishkrimin “Allah” nė arabisht, dhe veshjet kamuflazh, qė thuhet se janė gjetur nė ēantėn e njėrit nga tė ndaluarit, a janė tė modelit evropian (p.sh. tė ish-UĒK-sė?) apo janė tė modelit tė ISIS-it - kjo nuk ėshtė sqaruar fare nė kumtesėn e policisė!
E, fatkeqėsisht, as nė kallėzimin penal tė Prokurorisė!?
E treta, pasi qė nga goja e njė avokateje (Sabrije Jashari) doli se te tė ndaluarit ėshtė gjetur helm, e pastaj ajo u bė pishman qė foli (tha jam keqkuptuar nga mediat!?) e pasi qė nuk pati helm, si ėshtė e mundur pra qė pa helm tė mbizotėrojė dyshimi i bazuar i Prokurorisė, se synimi do tė ketė qenė helmimi, pėrkatėsisht shkaktimi i rrezikut tė pėrgjithshėm?

Duhet theksuar se nuk ėshtė dėgjuar asnjėherė mė parė nėse 'flamujt, maskat, dorėzat dhe uniformat' mund ta helmojnė ujin!???
E katėrta, pos Policisė edhe Prokuroria e shtetit mohoi mė 13 korrik zėrat qė flisnin pėr helmim tė ujit’.
Dhe e pesta, decidivisht, nuk kemi tė bėjmė me helm, por uji megjithatė ėshtė ndalur dhe ekzaminuar nga Instituti i Shėndetit Publik pėr arsye sigurie (testi doli negativ) kurse nė kallėzimin penal tė prokurores Drita Hajdari ‘versioni pėr synim apo mėsymje helmimi’ ėshtė strumbullari i aktakuzės, rreth tė cilit ajo ngre dyshimet e bazuara “pėr terrorizėm” dhe nė kėto baza ėshtė marrė edhe vendimi i Gjykatės Themelore tė Prishtinės, porse nėse i bėhet njė lexim dekonstruksionist, del dhe nuk del syzash se ata tė pestėt kanė planifikuar dhe pėrgatitur aktin terrorist, qė Kosovės nuk i ka ndodhė as nga njė armik mė i madh dhe mė i egėr, nga fashizmi i Millosheviqit!

Pra, nė kėtė deklaratėn e policisė, ashiqare vėrehen kontradikta qė tė shtyjnė tė dyshosh se 'operacioni' ka ngjyrime politike dhe nė aspektin policor ka ngjyrime spektakolare (tregim dhėmbėsh), por pėrcillet edhe me efekte vetėlavdėruese e pompoze, pėrmes tė cilave synohet tė jepet mesazhi se Kosova ėshtė e gatshme ta luftojė terrorizmin me efiēiencė dhe profesionalizėm tė lartė.

Natyrisht se kjo mirėpritet nga qytetarėt, por mėnyra se si bėhet politikė nė Kosovė nuk premton dhe nuk siguron njė gjė tė tillė!
Pra, kjo e bėn tė dyshojė secilin qytetar se Kosova po shndėrrohet nė njė shoqėri paragjykuese dhe paranojake, vetėm pse pushtetin politik e ka zėnė tashmė paranoja!
Paranoja e oborrit, thuhet rėndom me gjuhėn e psikologjisė sė pushtetit.
Dhe kjo “dhuratė” iu bė kosovarėve (u mendua pėr ndėrrim agjendash!?) para sfidės sė Gjykatės Speciale, krijimit tė Asociacionit tė Komunave me shumicė serbe dhe vlimeve potenciale sociale e politike.

Kjo kumtesė ka nxitė shumė spekulime dhe nė kėtė situatė, Qeveria e Kosovės, pėrkatėsisht ministri i Brendshėm, Skėnder Hyseni, duhej ta sqaronin publikun rreth 'Lutjet e mbramjes” tek liqeni…, pėr t’ua prerė rrugėn thashethemeve dhe teorive konspirative.
Nė secilėn shoqėri njerėzore mund tė ketė tė krisur (shoqėritė e organizuara i mbajnė ata tė izoluar nė sėmundina speciale), mirėpo duke u mbėshtetur nė konstituimin moral e historik tė shqiptarėve kosovarė, nuk ka dhe nuk mund tė ketė kosovarė e kosovare, ndėr armiq tė vjetėr ose tė rinj, qė mėsyjnė vrasjen masive tė popullit, tė cilit i pėrkasin, pėr interesa tė fanatikėve tė tė gjitha ngjyrimeve, feve dhe ideologjive!

Ose thjesht e naivisht dyshoj tė ketė tė tillė.
Dhe nė tregimin me helm, kontroverset s'kishin tė ndalur.
Kontroverset policore “i stolisi” edhe njė avokate, e cila “ngarkoi nė shpinėn e klientit tė vet njė ēantė me helm!
Derisa mė 11 korrik nuk u gjet helm (sipas zėdhėnėsit tė policisė, Baki Kelani) nė mesditėn e 12 korrikut helm “polli” ēanta e njėrit nga tė ndaluarit, ose mė mirė tė thuhet helmi u “voll” nga goja e njėrės nga mbrojtėset e tė ndaluarve.

Pra mė 12 korrik avokatja Jashari u tha gazetarėve si e pėrgjumur se nė ēantėn e Enis Latifit “u gjet qasi, helm…”!???
D.m.th., pėr 24 orė gjithēka ndryshoi.
Avokatja nė kėtė rast nuk ishte personi kompetent as kredibil qė duhej t'i fliste publikut pėr provat qė inkriminojnė tė dyshuarit, por ekskluzivisht Ministria e Rendit (policia) dhe Prokuroria e Shtetit.
Nėse do tė ishte e vėrtetė pandehma se tek tė ndaluarit ėshtė gjetė helm, kjo duhej tė shėrbente si alarm pėr tėrė strukturat e shtetit, qė nga presidentja e kryeministri deri tek ministri i Brendshėm dhe krerėt institucionalė tė mekanizmave tė sigurisė, pėr tė shpallur gjendje tė jashtėzakonshme, si prerrogativė kushtetuese, e nėse ishte spekulim (konspiracion) qysh edhe doli tė jetė, dikush duhej tė jepte llogari jo vetėm para publikut kosovar, por edhe para ligjit!

Gjatė shthurjes sė kėsaj drame qė u tentua t’i shitej publikut kosovar - si hamletiane - (me helm e vrasje) e doli tė ishte shthurje chehoviane (me qeshje, por dhe pėrqyrrje e lot), Ministria e Brendshme dhe ministri Skėnder Hyseni heshtėn si peshku – e nė vend tė tyre po flisnin pėrēartė herė njė zėdhėnės policie e here njė avokate - si pjesė e tėrė konspiracionit.
Prandaj, nė kėtė shtet mė s'dihet kush pi, kush dehet e kush paguen!

Nėse gjykata nuk i konfirmon kėto 'prova' nė etapat tjera tė hetuesisė (helme dhe plane pėr helmim) Skėnder Hyseni dhe drejtori i Policisė, Shpend Maxhuni, as dy minuta nuk mund tė qėndrojnė nė postet e tyre!
Nuk ėshtė as morale dhe as profesionale.
Kjo le tė dihet!

http://koha.net/?id=31&o=775

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma