Digjet Tyrbja e vetme nė Medvegjė

Nė Medevegjė dje ėshtė djegur objekti i vetėm i kultit, ku kryenin rituale besimtarėt myslimanė shqiptarė, tyrbja. Bashke me Tyrben, flakėt shkrumbuan edhe varrin ku ishte varrosur i shenjti.
Nė kėtė komunė janė dy xhami, njė nė Banjė tė Sjarinės dhe tjetra nė tė Kapit, ndėrkohė e vetmja tyrbe ėshtė si monument islam qė e kanė pėrdorur shqiptarėt. Ajo ishte rinovuar vite mė parė.

Njoftohet se policia e Serbisė ka nisur menjėherė hetimet pėr kėtė akt kriminal.

Nė vijim po e japim reagimin e Bashkėsisė Islame tė Medvegjės, postuar nga Partia pėr Veprim Demokratik.

“Tė nderuar lexues PVD-ja sapo mori informatėn nga Kryesia e Bashkėsisė Islame, dega nė Medvegjė, tė cilėn po ua prezantojmė nė tėrėsi:

Sot, nė Natėn e Madhe, fatkeqėsisht duhet t’ ju informojmė se sot mė datėn 16.07.2015 pas orės 16.00, ka ardhur deri te djegia e Tyrbes nė Medvegjė . Ky veprim barbar, vandal ėshtė bėrė nė njė mbrėmje tė shenjtė prej personave tė cilėt nuk dinė ose nuk dėshirojnė tė respektojnė fenė.

Shqiptarėt tė cilėt kanė qenė nė pushtet mė shumė mund dhe sakrificė e bėnė riparimin e tyrbes, e cila ėshtė i vetmi objekt fetar nė qendėr tė Medvegjės. Djegia e tyrbes nga kėndi i ynė shqiptar ėshtė sinjal i fuqishėm qė shqiptarėt janė tė padėshiruar nė komunėn e Medvegjės. Kjo djegie nė mbrėmjen e shenjtė, kur tė gjitha familjet nė gjirin e tyre familjar presin mbrėmjen e Fitėr Bajramit, e cila ėshtė datė e qėllimshme e zgjedhur pėr tė lėnduar fuqinė dhe guximin shqiptar nė Medvegjė.

Kryetari i Bashkėsisė Islame sė bashku me Kryesi dhe disa qytetarė kanė qenė nė vendngjarje, ku kėrkuan nga organet kompetente qė tė gjendet akteri i kėtij veprimi makabėr.

Pa marrė parasysh se si do tė veprojnė organet kompetente, Kryesia e Bashkėsisė Islame nė Medvegjė shumė shpejt do ta bėjė riparimin e objektit, ashtu qė besimtarėt do tė mund tė vizitojnė tyrben nė Medvegje. Me shumė dhimbje dhe pikėllim po japim kėtė informatė, por ky veprim qyqar nuk do tė na dobėsojė dhe jap frikėn, por pėrkundrazi na forcon dhe inkurajon tė jemi mė tė fuqishėm dhe unikė pėr tė ecur nė kohėra mė tė mira.

Qytetarė tė nderuar tė Komunės sė Medvegjės nė kėto momente tė hidhura, ne e gjejmė fuqinė dhe optimizmin pėr t’ju uruar Fitėr Bajramin me tė vetmen dėshirė tė kemi begati, shėndet dhe gėzim nė ēdo familje shqiptare, pėrfundon njoftimi.

http://koha.net/?id=27&l=66755

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma