Kushtet higjienike nė markete, alarmante

Kushtet higjienike sanitare nė shumicėn e marketeve nė Kosovė ku shiten produktet ushqimore, nuk i plotėsojnė kushtet adekuate nė tė cilat do tė duhej tė ruhen ato produkte. Kėto vlerėsime i kanė dhėnė pėrfaqėsues tė organizatės qė merren me mbrojtjen e konsumatorit.
Sipas tyre, nga mos mirėmbajtja nė kushte adekuate tė produkteve ushqimore, po rrezikohet jeta e konsumatorit.
Kryetari i Organizatės Joqeveritare “Konsumatori” Selatin Kaēaniku, nė njė prononcim pėr Radion Evropa e Lirė ka theksuar se gjendja higjienike sanitare nė marketet nė Kosovė ėshtė nėn nivelin e dėshiruar dhe mjaft shqetėsuese.

“Ka vite tė tėra qė nė disa markete tė Kosovės ku shiten produktet ushqimore kemi zogj, kemi brejtės, kemi maca nė afėrsi kemi edhe qenė dhe kjo le tė kuptosh se kemi tė bėjmė me njė menaxhim tė dobėt dhe me njė ruajtje jo adekuate tė produkteve qė shiten pėr konsumatorėt. Para tė gjitha kėtyre parregullsive autoritetet kompetente sikur i kanė mbyllur sytė dhe po lejojnė tė ndodhin kėto gjėra”, shprehet Kaēaniku.

Sipas tij, produktet qė qytetari i Kosovės i blen nė kėto markete bėn qė ai te jetė i rrezikuar nga ndonjė helmim apo shfaqjen e ndonjė sėmundjeje qė do tė rrezikonte shėndetin e konsumatorit.

Ai tregon se nė organizatėn e tij kanė arritur mjaft ankesa nga qytetarėt tė cilėt kanė treguar raste tė ndryshme qė ata kanė hasur nė produktet qė i kanė blerė. “Para disa muajve ne kemi marrė njė ankesė nga njė qytetare nga Podujeva tė cilės njė brejtės i kishte dalė nė suxhuk. Nėse kėsaj ja shtojmė edhe rastin e helmimit tė njė qytetari i cili pėsoi me jetė unė mendoj se nuk ka nevojė pėr koment. Por, mendoj se autoritetet e Kosovės duhet tė veprojnė karshi kėsaj ēėshtje dhe tė marrin masa adekuate nė pėrmirėsimin e kushteve higjienike sanitare nė marketet tona”, shton ai.

Me qėllim tė vėnies sė bazės ligjore pėr rregullimin e kualitetit tė ushqimit, zbatimin e masave pėr pengimin dhe eliminimin e sėmundjeve ngjitėse, si dhe kontrollimin e kushteve higjenike sanitare tė kėtyre subjekteve afariste, Kosova ka nė fuqi Ligjin pėr Inspektoratin Sanitar.

Sipas kėtij Ligji, nė rastet kur evidentohet se njė subjekt afarist nuk plotėson kushtet adekuate pėr mirėmbajtjen e ushqimeve iu ndėrpritet veprimtaria.
Derisa, gjobat pėr kundėrvajtjet sanitare sipas Ligjit mbi Inspektoratin Sanitar tė Kosovės janė nga 1000 deri nė 35 mijė euro, varėsisht nga shkeljet qė Inspektorati konstaton se janė bėrė.

Pėrgjegjėsinė kryesore pėr kontrollin e ushqimit nė Kosovė e ka Agjencia e Veterinarisė dhe Ushqimit, si autoritet shtetėror.

Zėdhėnėsi i kėtij mekanizmi Lamir Thaēi nė njė prononcim pėr Radion Evropa e Lirė, ka bėrė tė ditur se inspektimet janė tė vazhdueshme dhe se nė momentet kur hasin diēka tė dyshimtė merren masat adekuate. “Nė secilėn ankesė tė konsumatorit ne realizojmė inspektimet brenda 24 orėve dhe nė secilin rast kur hasim nė produkte qė janė duke u shitur nė mėnyrė jo tė drejtė ne marrim masat, konfiskojmė produktet bėjmė asgjėsimin e tyre dhe pėr operatorin e biznesit iniciojmė procedurė gjyqėsore”, sqaron Thaēi.

Edhe Thaēi tregon se gjatė inspektimeve, inspektorėt kanė hasur nė produkte tė cilat nuk janė ruajtur nė kushte ēfarė kėrkon produkti.

Ndryshe, jo rrallėherė nė tregun e Kosovės ėshtė evidentuar se qytetarėt e Kosovės kanė hasur nė produkte me cilėsi tė dyshimtė dhe jo tė sigurta pėr t’i konsumuar. /Rel/Telegrafi/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma