Maqedonasit bėjnė marrėveshje, shqiptarėt duhet tė bėjnė ridefinime

Nga Emin Azemi - Marrėveshja e sė martės ishte njė lajm i mirė pėr hotelet ku liderėt partiakė nuk do tė kenė arsye t’i anulojnė prenotimet e tyre. Do tė shkojnė tė bardhė nga “virgjėria” qė mban letra e marrėveshjes dhe do tė kthehen tė nxirė nga “torturat” diellore. Njė torturė tjetėr, paksa mė tokėsore do t’i pret ata nga shtatori e tutje.
Por, kur ėshtė mirė Gruevski e Zaevi, ėshtė mirė krejt Maqedonia, deri nė Grupēin, paēka se askujt s’po i intereson se ēka po ndodhė pėrtej Grupēinit, pėrtej ''Lagjes sė Trimave'' nė Kumanovė, pėrtej urės sė Bit Pazarit!

Pėrfundimisht kemi njė marrėveshje brenda-maqedonase. Sa pėr shqiptarėt, si zakonisht, duhet pritur ēka po ngel nga teprica e gostisė...

Pa strategji, pa bashkėrendim brendashqiptar, po shkojmė edhe nė njė stinė tė vėshtirė politike...

Kėta qė pėrfaqėsojnė aktualisht shqiptarėt, po marrin mbi supe njė barrė tė dyfishtė, tash e tutje: tė dėshmojnė se dinė tė pėrfitojnė nga marrėveshja e arritur dhe tė ndėrtojnė platformėn politike tė shqiptarėve, pavarėsisht se cila parti maqedone nxjerr kryeministrin nga radhėt e saja.

Nėse nuk munden t'i bartin kėto barra, ėshtė mirė tė tregohen tė arsyeshėm dhe tė hapin udhė pėr forca dhe energji tė reja politike nga radhėt e shqiptarėve tė Maqedonisė.

Suksesi i diplomatėve tė huaj dhe sidomos lavdėrimet qė ata po i japin arritjes sė kėsaj marrėveshjeje, nuk mund tė ‘’lexohet’’ si garancė se ajo do tė prodhojė me ēdo kusht stabilitet politik e institucional. Diplomatėt, fundja, me ēka do tė lavdėrohen nė fund tė mandatit tė tyre, ose si do ta arsyetojnė misionin e tyre diplomatik gjatė qėndrimit nė pozita ambasadorėsh apo emisarėsh special? Ata po lavdėrojnė punėn e tyre, angazhimin e tyre nė arritjen e kompromisit, kurse liderėve politikė u mbetet tė tregojnė dhe dėshmojnė se sa janė tė aftė tė shkojnė udhėve qė hap kjo marrėveshje.

Nė bazė tė reagimeve tė para, pėrfaqėsuesit shqiptarė nuk kanė shprehur as pesimizėm as ngazėllim nga kjo marrėveshje. Nė disa komentime tė tyre arritėm tė kuptojmė se negociatat e mbrėmshme i referoheshin vetėm njė pike nga marrėveshja e 2 qershorit - atė tė formės sė qeverisė qė do t’i organizon zgjedhjet. Kjo, sipas tyre, shpjegohet edhe me faktin se edhe titulli i dokumentit thotė qė ėshtė Protokoll i marrėveshjes sė 2 qershorit, plotėsim pėr piken 6, paragrafi 1 i marrėveshjes sė 2 qershorit.

Pikat tjera qė ndėrlidhen me reformat sistemore, zgjedhjet, marrėdhėniet ndėretnike dhe zbatimin e plotė tė Marrėveshjes sė Ohrit, marrėdhėnieve ndėrfqinjėsore dhe integrimit euroatlantik, thonė pėrfaqėsuesit shqiptarė, janė miratuar qysh mė 2 dhe 19 qershor dhe do tė jenė nė fokusin e grupeve punuese tė ndermjėtesuara nga BE dhe SHBA.

Tani, vijmė te pika mė interesante e procesit qė pason: fillimin i njė rruge reformuese pėr ta bėrė vendin me institucione mė tė besueshme dhe mė me integritet.

Ka zėra qė konsiderojnė se me gjetjen e zgjedhjes pėr qeverinė qė do t’i organizojė zgjedhjet, shqiptarėt pėrfitojnė nga rikthimi i stabilitetit politik dhe ekonomik. Dhe, kjo ėshtė shumė nė rregull, pasi qė asnjė stabilitet politik e ekonomik nuk mund tė arrihet nėse nuk ndryshon praktika dhe stili qeverisės, kurse kėrkesat legjitime tė pėrfaqėsuesve shqiptarė nė kėto negociata pritet tė jenė pjesė e reformave qė do tė ndėrmerren nė periudhėn nė vazhdim e qė do t’i implementojė qeveria e re teknike apo kalimtare, tė rekomanduara edhe nga raporti i Pribe-s.

Ndarja e 3 posteve mė tė rėndėsishme shtetėrore me rotacion, politikat gjuhėsore, ndarja e drejtė e buxhetit etj. duhet tė jenė pjesė e reformave, pa tė cilat nuk do tė kishte sens pjesėmarrja e pėrfaqėsuesve shqiptarė nė kėto bisedime.

A kemi arsye tė jemi paraprakisht skeptik pėr njė marrėveshje qė ende s’ka filluar tė bėhet realitet? Normalisht se jo dhe gjithė ata qė shprehin skepticizėm pa kurrfarė baze, janė tė prirur t’i paragjykojnė punėt dhe sidomos ato qė lidhen me proceset e ndėrlikuara pas nėnshkimit tė marrėveshjeve.

A kemi arsye, nė anėn tjetėr, tė kėrcejmė nga gėzimi pas arritjes sė kėsaj marrėveshjeje?

Normalisht se jo dhe, gjithė ata qė besojnė pa rezerva se tė drejtat e shqiptarėve janė ekskluzivisht tė lidhura me proceset politike tė diktuara nga liderėt politikė maqedonas, gabohen rėndė. Harrohet njė fakt se edhe liderėt shqiptarė duhet tė diktojnė politika tė cilat do tė merreshin nė konsiderim nga politikanėt maqedonas.

Nė mes tė skepticizmit dhe ngazllimit ekziston njė rrugė e ndėrmjetme qė shqiptarėt patjetėr duhet ta rrahin. Ata, fillimisht, duhet tė punojnė intenzivisht nė grupe tė pėrziera pune (BDI, PDSH, RDK, LR-PDSH, Besa) qė tė faktorizojnė politikėn e barabarėsisė, jo duke pritur se ēka po ofron Gruevski dhe Zaevi, por ēka po japin ata si platformė qė do tė kushtėzonte pjesėmarrjen nė institucione.

Pastaj, subjektet e tanishme parlamentare shqiptare duhet tė bėjnė njė skanim tė thellė tė strukturave tė brendshme partiake, duke flakur tė gjitha ato segmente tė korruptuara e kriminalizuara qė de facto ishin frenuesit mė tė mėdhenj tė politikave tė pėrfaqėsimit dinjitoz tė shqiptarėve nė institucionet e sistemit.

Nėse marrėveshja e arritur mbrėmė kishte pėr objektiv tejkalimin e krizės politike, atėherė shtrohet pyetja se si erdhi dhe kush e shkaktoi atė krizė. BDI, si parti pjesėmarrėse aktive nė pushtet dhe PDSH - si pjesėmarrėse pasive - kanė pėrgjegjėsi tė madhe qė tash e tutje tė mos jenė mė pjesė e krizės (ashtu edhe siē nuk ishin), por ndihmues dhe lehtėsues qė ajo tė tejkalohet duke iu nėnshtruar njė katarsisi tė thellė brenda strukturave tė tyre partiake.

Nė tė kundėrtėn, marrėveshja si e tillė me gjithė atmosferėn pozitive qė ajo paralajmėron, nuk ėshtė kurrfarė garance se ajo do tė jetė e dobishme edhe pėr shqiptarėt, nėse pėrfaqėsuesit shqiptarė nuk i ndryshojnė tri gjėra: praktikat e deritanishme tė koalicionimit me kryeministrat maqedonas, eliminimin e interesave klienteliste me prapavijė korruptive dhe kriminale brenda strukturave partiake, dhe forcimin e bashkėrendimit brendashqiptar pėr ēėshtje konsensuale prej tė cilave varet pjesėmarrja apo jo nė qeveritė e ardhshme. Nga ajo ēka kemi mėsu si pėrvojė, ėshtė parė se pėrfaqėsuesit shqiptarė tė politikės pajtohen me pak, pėr tė mos thėnė se pajtohen aq sa u lejohet atyre pastaj komoditeti i marrjes, pėrveē me politikė edhe me nusproduktet qė nxjerr politika, siē janė korrusioni, dallaveret, ryshfeti, klanizimi i interesave grupore brenda partisė etj.

Nė zgjedhjet e ardhshme tė parakohshme parlamentare, shqiptarėt duhet tė shkojnė mė tė konsoliduar nė pikėpamje tė vetėdijes politike pėr njė profesionalizėm mė tė avancuar nė politikėbėrje, duke angazhuar edhe ekspertė shqiptarė tė shkolluar nėpėr universitetet e botės. Prurjet e reja kadrovike, edhe nga diaspora, me emra qė do tė jenė konkurrues tė ekipeve maqedonase tė ekspertėve, mund ta bėjnė mė tė lehtė dhe mė tė kapshėm procesin e ridefinimit tė kėrkesave tė shqiptarėve.

Ajo ēka nuk po thuhet zėshėm e qė duhet patjetėr tė ndodhė ėshtė gjithsesi aplikimi i praktikave ndėrkombėtare, sidomos atyre evropiane, nė politikat e ndarjes dhe ridefinimit tė interesave politike, ekonomike, gjuhėsore brenda territorit tė Maqedonisė, nė koherencė dhe harmoni tė plotė me tė sotmen dhe tė ardhmen e brezave.

Pa njė ridefinim tė qartė tė kėtyre interesave, shqiptarėve tė Maqedonisė nuk do t’u ndihmojnė edhe njėmijė marrėveshje, pra as marrėveshja e fundit nuk do tė jetė reflektim i realitetit politik e social nėse shqiptarėt si popull nuk arrijnė ta sigurojnė kodin e tyre tė politkėbėrjes me mekanizma qė pengojnė ēfarėdo majorizimi etnik dhe diskriminim ekonomik, administrativ, social, kulturor, gjuhėsor etj.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: musasabedini@hotmail.com

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
info@rajonipress.com
Plasma