Nė Ranillug e Kamenicė ndizen arat me grurė, policia apelon tė kenė kujdes

Gjilan - Me ngritjen e temperaturave dhe fillimin e fushatės sė Korrje Shirjeve kemi edhe raste tė shpeshta tė pėrhapjes sė zjarreve. Vetėm ditėve tė fundit kemi pasur disa rate tė paraqitura ku janė djegur dhe dėmtuar sipėrfaqe tė konsiderueshme tė mbjella me grurė thuhet nė apelin e zėdhėnėsit tė policisė nė Gjilan Ismet Hashani.
Nė njoftim thuhet se Polica e Kosovės i ka shtuar masat dhe tani sė fundi njė rast zjarri veē ėshtė zbuluar.

Apelohen veēanėrisht bujqit, barinjtė dhe gjithė tė tjerėt qė nė as njė mėnyrė mos tė hapin zjarre, qoftė edhe me qėllim tė pastrimit tė pronave tė tyre, sepse zjarret po dalin jashtė kontrolleve dhe po shkaktojnė dėme tė mėdha.

Polica e Kosovės, do tė zbatoj masa ligjore nė tė gjitha rastet kur dihen apo zbulohen tė gjithė ata qė pėrhapin apo shkaktojnė zjarr nė ambiente tė hapura thuhet nė njoftim.

Ndryshe zjarrfikėsit kanė ndėrhyrė nė dy raste tė ndara nė Ranillug e Kamenicė.

Policia e Kosovės nė stacionin e Ranillugut ka pranuar njė informatė lidhur me njė zjarr qė ka ndodhė nė fshatin Tomancė tė po kėsaj komune.

Me ta pranuar informatėn njėsitet e Policisė sė Kosovės me urgjencė kanė dalė nė vendin e ngjarjes, ku po ashtu kanė intervenuar edhe njėsitet e Zjarrfikėsve nga Kamenica, tė cilėt kanė arritur qė ta lokalizojnė zjarrin.

Sipas deklaratės sė ankuesit besohet se janė djegur rreth 12 ari grurė.
Polica e Kosovės pėr mes rrugėve operative ka ardhė deri te informata e qėndrueshme se zjarri i pėrhapur ėshtė shkaktuar nga njė i afėrm i tė dėmtuarit serb shtetas i Kosovės, i cili sipas deklaratės sė tij, pasi kishte ndezur disa mbeturina tė barit tė thatė me qėllim pėr ta pastruar arėn e vetė nė moment zjarri del jashtė kontrollit duke e djegur arėn fqinje.

Ai ėshtė intervistuar dhe lėnda procedohet nė Gjykatė.

Edhe nė Strezoc tė Kamenicės Polica e Kosovės nė Kamenicė ka pranuar njė informatė nga ankuesi serb shtetas i Kosovės i cili raporton se nė lagjen e quajtur “Jastrebac” nė fshatin Strezovc, Komuna Kamenicė ėshtė duke u ndezur njė arė e mbjellur me grurė.

Patrulla e policisė si dhe njėsiti i zjarrfikėseve ka dalur nė vendin e ngjarjes, njėsitet e zjarrfikėsve e kanė lokalizuar zjarri. Ne lidhje me rastin ėshtė kontaktuar prokurori i shtetit i cili urdhėron qe rasti ti dedikohet njėsisė sė hetimeve nė Kamenicė./rajonipress/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma