Arsimi gjilanas nga kėndi i LVV

Gjilan - Ndonėse nė fund tė ēdo gjysmėvjetori mėsimor bėhet njė vlerėsim i pėrgjithshėm pėr ecurinė dhe pėrformancėn nė procesin mėsimor dhe analizohet suksesi i nxėnėsve pėr rezultatet e arritura, duke krahasuar rezultatet e suksesit me rezultatet e periudhės sė njėjtė tė vitit paraprak. Nė kėtė drejtim Drejtoria Komunale e Arsimit ende nuk ka dalė me shifra, fakte dhe tė dhėna zyrtare pėr punėn e vazhdueshme qė duhet tė bėhet, me qėllim qė cilėsia e arsimit nė shkollat tona tė shėnojė progres dhe tė arrijė nė nivelin e shkollave tė pėrparuara, si: nė mėsimdhėnie, nė nxėnie dhe tė njė vlerėsim sa mė objektiv i arritshmėrisė sė nxėnėsve ėshtė shprehur Fehmi Sylejmani kėshilltar komunal nga VV.
Pavarėsisht kėsaj ne konsiderojmė se gjatė kėtij viti shkollor arsimin gjilanas e kanė pėrshkruar disa lėshime, parregullsi, shkelje ligjore dhe dobėsi, duke mos pėrjashtuar edhe ndonjė element pozitiv.

Nga ajo qė ėshtė prezantuar nė medie kemi se rezultate e testit tė arritshmėrisė pėr klasėn e 9- tė kanė qenė mjaftė tė mira, por qė janė kontestuar nga shumė mėsimdhėnės dhe njohės tė arsimit se kėto rezultate kanė qenė artificiale dhe tė fryra, gjė qė nuk na jep komoditetin tė ndihemi krenar me tė arriturat e tilla, ndėrkohė qė testi i maturės kėtė herė nė Gjilan nuk ka qenė nė nivelin e dėshiruar, ku rreth 60 % testin e maturės e kanė kaluar dhe atė pjesa dėrmuese maturantėve gjimnazist.

Regjistrimi i nxėnėsve nė klasat e para

Edhe nė kėtė shtator prindėrit do jenė tė stresuar me rastin e regjistrimit tė fėmijėve tė tyre nė klasat e para. DKA edhe kėtė vit ka vazhduar tė mbajė nė fuqi sistemin e regjistrimit me anėn e zarfit, gjė qė po krijon shumė pakėnaqėsi te vetė fėmijėt, tė prindėrit, por edhe te vetė mėsimdhėnėsit si dhe te stafi udhėheqės i shkollės dhe komunitetit, meqė sipas dispozitave ligjore regjistrimi i nxėnėsve nė klasėn e parė ėshtė kompetencė ekskluzive e shkollės pėrkatėse, duke u bazuar nė specifikat qė i ka shkolla dhe zonės sė saj tė mbulimit.

Regjistrimi i nxėnėsve nė klasat e dhjeta

Deri mė tani edhe ky pushtet nuk ka arritur tė mbajė tė balancuar numrin e nxėnėsve sipas specifikave qė kanė shkollat e mesme, asnjė herė nuk ėshtė arritur tė respektohet udhėzimi administrative qė pėrcakton numrin e nxėnėsve nėpėr klasa.

Si rezultat e politikave tė gabuara tė deritanishme tė regjistrimit tė nxėnėsve nė klasat e dhjeta, disa shkolla kanė numėr tė tejkaluar, duke shkelur ēdo norme ligjore, ndėrsa shkolla e mesme e Agrobiznesit nė vazhdimėsi po ka telashe rreth numrit tė duhur tė nxėnėsve.

Ndėrkohė qė rreth motivimit tė nxėnėsve nė kėtė shkollė, DKA e pėrkrahur nga Komiteti pėr Arsim ka marrė njė iniciativė pėr tė ndarė bursa pėr nxėnėsit e kėsaj shkolle, qė pritet tė implementohet kėtė vit shkollor, dmth, qė nga shtatori.

Pėrderisa sivjet edhe Kuvendi i Komunės e ka miratuar iniciativėn e DKA pėr ndarje tė bursave pėr nxėnėsit e shkollės sė mesme bujqėsore, sivjet studentėt do tė privohen nga e drejta e shfrytėzimit tė bursės, pėr shkak tė mosplanifikimit tė mirė tė mjeteve financiare edhe pėr kėtė kategori. Kjo ka ndodh sepse nė buxhetin e paraparė pėr DKA, janė subvencionuar vetėm 50 mijė euro, kjo shifėr ėshtė tepėr e vogėl pėr tė mbuluar me bursa edhe nxėnėsit edhe studentėt. Shih pėr kėtė ne, kemi kėrkuar nė rishikimin e buxhetit nė Kuvendin Komunal, qė kjo shumė e subvencioneve tė dyfishohet nė 100 mijė, pėr plotėsuar tė dyja kategoritė, pėrndryshe nė rast se mbetet ashtu siē ėshtė prezantuar projekt buxheti, e qė ka shumė pak gjasa tė ndryshoje, atėherė sivjet tė gjithė studentėt e komunės sė Gjilanit nuk do tė kenė bursa.

Mos shpallja e vendeve tė lira tė punės tendencė pėr tė rehatuar “partiakėt”

Mos shpallja e vendeve tė lira tė punės, qė ėshtė proklamuar nga drejtori i arsimit nė Gjilan, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse tendencė pėr tė mbuluar keqpėrdorimet e deritashme, pėrkatėsisht rehatimin e punėtorėve qė janė duke punuar pa konkurs, qė kryesisht janė me baza partiake dhe nepotizėm. Ēdo mos shpallje e vendeve tė lira tė punės ėshtė shkelje e rėnde ligjore. Gjithashtu edhe emėrimi i drejtorėve nga njė shkollė ne tjetrėn, duke mos e shpallur konkursin ėshtė e jashtėligjshme, sikurse edhe delegimi i pedagogut pa konkurs nė emėr tė sistemimit, ėshtė krejtėsisht i paligjshėm.

Edhe mė tej nė Drejtorinė e Arsimit, punojnė zyrtarė pa konkurs dhe jo profesional dhe askush nuk ndėrmerr masa ndėshkuese ndaj kėtij rasti.

Zgjedhja e drejtorėve dhe zėvendėsdrejtorėve sipas ligjit pėr shėrbyes civil

Zgjedhja e drejtorėve dhe zėvendėsdrejtorėve sipas ligjit pėr shėrbyes civil konsiderojmė se nė radhė tė parė ėshtė politik, diskriminues dhe jo cilėsor dhe konflikt nė mes dy ministrive, asaj tė Administratės dhe Ministrisė sė Arsimit. Jemi shumė tė vetėdijshėm se shpallja e konkursit tė zgjedhjes sė drejtorėve dhe zėvendėsdrejtorėve tė institucioneve, deri mė tani ka qenė nė pajtueshmėri me proceduarat ligjore pėr rekrutim dhe kriteret ligjore tė pėrcaktuara nga MASHT-i dhe nuk ėshtė kompetencė e komunės, por kėrkojmė me ngulm, duke inkorporuar tė gjitha mekanizmat e mundshme relevant, qė kjo procedurė e zgjedhjes sė stafit udhėheqės tė shkollave tė behėt si mė parė, meqė zgjedhja e drejtorit, udhėheqės i karrierės dėshmon se kėtė herė drejtori zgjidhet deri nė pension(i pėrjetshėm), gjė qė as nė sistemin monist kjo nuk ka ndodh. Gjithashtu kjo mėnyrė e zgjedhjes shkon direkt nė favor tė partisė nė pushtet, pėr faktin se nė ēdo shkollė vendosen individė qė i takojnė subjektit aktual, e qė mė pas do tė reflektojė negativisht nė mbarėvajtjen e procesit mėsimor.

Asnjė drejtor i karrierės nuk do tė jetė gjithmonė nė elementin e duhur tė detyrės, sepse me kalimin e kohės do tė konsumohet, do t’ju mungojė angazhimi, serioziteti dhe pėrkushtimi pėr vendin e punės, si kundėr se do te jenė tepėr jo motivues, inertė, jo kreativ dhe me sjellje autoritare ka thėnė Fehmi Sylejmani.

Kurse Murat Mustafa, anėtar i Nėnkomitetit tė Arsimit tė LVV ka thėnė se parrimisht edhe ne si Lėvizje Vetėvendosje, si subjekt opozitar nė Komunė, jemi pro ngritje sė rendit dhe disiplinės sė pėrgjithshme nė shkolla, e veēanėrisht monitorimi i pėrformancės sė mėsimdhėnėsve qė ka ndodhur gjatė muajve tė fundit, si kundėr qė pajtohemi qė tė gjithė ata mėsimdhėnės “dembelė” tė sanksionohen sipas dispozitave ligjore. Mirėpo gjatė monitorimit dhe mbikėqyrjes sė pėrfomancės sė mėsimdhėnėsve janė bėrė shumė lėshime dhe defekte nga ana e DKA-se

Fillimisht dalja nė terren nga zyrtarėt pėr t’i vizituar shkollat ka ndodhur krejt nė fund tė vitit shkollor.

Ndėshkimet nė ndalesa nė paga janė bė pa asnjė vendim paraprak dhėnė tė ‘dėnuarve’.
Janė ndėshkuar “rėndė” edhe mėsimdhėnės qė kanė bėrė shkelje tė lehta.

Nė shkollat pilot, ku ėshtė filluar me kurrikulėn e re, nuk kanė pasur mirėkuptim pėr vėshtirėsitė e saja pėrcjellėse. Pėrkundrazi ėshtė dashur mė shumė mbėshtetje dhe pėrkrahje pėr zbatimin kurrikulės sė re.

Dhe krejt nė fund nėse vėrtetė janė kėto mungesa reale, atėherė kush do tė jep pėrgjegjėsi pėr kaq numėr tė madh mungesash pa arsye?!.
Pse atėherė nuk janė pėrjashtuar ata mėsimdhėnės me kėtė numėr tė madh mungesash pa arsye?!

Pse nuk janė respektuar dispozitat ligjore pėr pėrgjegjėsitė e mėsimdhėnėsve?!

Pėr kėto parregullsi tė evidentuara dhe raportuar nga zyrtarėt e DKA-sė, nė disa shkolla, rrjedhimisht duhet kėrkuar llogari nga drejtuesit mė tė lartė tė kėtyre shkollave pėrkatėse dhe kėta drejtorė me automatizėm dhe pa kurrfarė procedure duhet shkarkuar sa mė shpjet, sepse nuk e kanė kryer punėn sipas rregullave ligjore-shkollore, detyrave, obligimeve dhe pėrgjegjėsive qė kanė si drejtues tė shkollave ka thėnė Murat Mustafa.

Ndėrsa Shpend Nuhiu, psikolog thotės e padyshim se roli i psikologut nė institucionet shkollore tė tė gjitha niveleve ka njė rėndėsi tė veēantė dhe tė pazėvendėsueshme Ai e ndihmon nxėnėsin apo studentin nė fushėn e arritjes akademike dhe zhvillimin e karrierės profesionale, ai gjithashtu i mundėson mėsimdhėnėsit qė tė identifikojė sa mė herėt mangėsitė dhe pėrparėsitė e nxėnėsve.

Psikologu apo kėshilluesi i shkollės ofron njė pėrkujdesje mė tė mirė pėr nxėnėsin duke i ofruar atij kėshilla profesionale pėr problemet qė njė nxėnės fillor apo njė adoleshent i shkollės sė mesme mund ti ketė nė shkollė, nė familje, nė shoqėri apo edhe vėshtirėsitė qė ka nė mėsimnxėnie. Pėr mė tepėr psikologu apo kėshilluesi i shkollės ėshtė njė pikė ku gėrshetohen shkolla, familja dhe komuniteti. Nga kjo pikėpamje psikologu i shkollės siguron qė nxėnėsit e sotėm tė jenė tė rriturit mė produktiv, mė tė balancuarit dhe mė tė ndershmit e sė nesėrmes. Edhe pse Psikologu dhe pedagogu nė shkollė nė Kosovė parashihen edhe me Ligjin pėr Arsimin Parauniversitar, nė bazė tė cilit secili institucion arsimor duhet ta ketė nga njė tė tillė nė Gjilan nuk ka as edhe njė tė tillė. Nga 700 institucione arsimore nė nivelin fillor, tė mesėm tė ulėt dhe atė tė mesėm tė lartė nė vendin tonė vetėn 63 psikologė dhe pedagogė janė tė punėsuar./rajonipress/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma