I pėrmbylli punimet akademia verore e Fakultetit tė Inxhinierisė...

Ėshtė pėrmbyllur akademia verore e Fakultetit tė Inxhinierisė sė Ndėrtimit, Infrastrukturės dhe Mjedisit nė UBT.Nė ceremoninė pėrmbyllėse u bė dorėzimi i certifikatave tė studentėve pjesėmarrės nė akademi, gjithsej 62, si dhe u dorėzuan edhe certifikatat e 13 ligjėruesve nė kėtė akademi. Certifikatat i dorėzoi dekani i fakultetit, Muhamet Ahmeti, ndėrsa me njė fjalė rasti tė pranishmit i pėrshėndeti edhe profesori, Binak Beqaj.
Gjate akademisė u mbajtėn ligjėrata me tematika tė ndryshme, me shumė rėndėsi pėr studentėt e Fakultetit te Ndėrtimtarisė dhe fakultetet e tjera: Kontrolli i Cilėsisė nė kantierin e ndėrtimit tė strukturave betonarme, sipas standardit evropian EN 13670; Recepturat e pėrgatitjes sė asfaltit pėr konstruksionet e rrugėve; Sistemet e reja tė gjeodezisė (prezantimi i teknikės sė fundit nė matjet gjeodezike); Humbjet e ujit dhe menaxhimi inteligjent i rrjetit distributor nė qytetin e Prishtinės; Aftėsia vetėshėruese e kompozitave tė ēimentos; Menaxhimi i punishtes; Ndėrtimi i hapėsirave publike; Prezantimi i KNAUFIT, Zė izolimi, parimet dhe aplikimi nė godinat rezidenciale; Rehabilitimi strukturor i strukturave sipas Eurocodeve - Rasti Studimor: Ish hoteli Iliria – tani Swissdiamond hoteli nė Prishtinė e tė tjera. Pas ligjėratave ėshtė organizuar
debat me pyetje dhe pėrgjigje.

Ėshtė vlerėsim i pėrgjithshėm se akademia e ka arritur qėllimin dhe objektivat e veta, si dhe ēdo herė e mė shumė sjell profesorė dhe profesionistė tė ndryshėm tė ndėrtimtarisė, mirėpo edhe numri i pjesėmarrėseve ėshtė nė rritje./rajonipress/ubtnews/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma