Kamberi: Vizita e kryeministrit, “isha sa me thonė”!

Paralajmėrimi i kryeministrit tė Serbisė, Aleksandar Vuēiq, pėr tė vizituar Bujanocin dhe Preshevėn, pa pasur nė agjendė takimet nė institucione lokale me tė pėrzgjedhurit shqiptarė, ka nxitur reagime tek spektri politik.
Vizita e kryeministrit Vuēiq nė kėto komuna tė banuara me shqiptarė, duke i “injoruar” ata, ka nxitur reagimin e deputeti popullor nga Lugina, Shaip Kamberi, i cili me kėtė rast ka thėnė se “Kuzhina popullore e Kryqit tė kuq nė Bujanoc nuk ėshtė vendi ku kryeministri i Serbisė do tė diskutojė pėr problemet e shqiptarėve nė Bujanoc”.

“Aq mė tepėr injorimi i institucioneve tjera lokale nga ana e tij dėshmon qartė mosgatishmėrinė e kryeministrit pėr tu pėrballur me problemet e shqiptarėve. Ndėrkohė qė gjen kohė pėr takim tė veēantė me krerėt lokal serb nė Banjėn e Bujanocit”, shruan Kamberi nė profilin e tij nė Facebook, transmeton Titulli.com.

Me kėtė rast deputeti nuk e sheh veten si pjesė e njė takimi tė cilėn e quan formaliste dhe tė tipit “isha sa me thonė”.

Belgzim Kamberi nga Kėshilli pėr tė Drejtat e Njeriut nė Preshevė thotė se vizita e Vuēiqit nė Luginėn e Preshevės ėshtė nė shėrbim tė krijimit tė imazhit dhe tė njė pozicionimi mė tė favorshėm politik nė skenėn ndėrkombėtare, veēmas nė Bruksel se Serbia po trajton ēėshtjen e tė drejtave tė shqiptarėve nė Serbi.

Sipas tij kjo i nevojitet tani nė raport me Bashkimin Evropian, si pėr shkak tė Kosovės (legjitimimin e krijimit tė Asociacionit tė Komunave Serbe), ashtu edhe nė raport me kapitujt qė priten tė hapen me Brukselin nė raport me integrimet e Serbisė nė BE.

“ Po paralelisht, Vuēiq vepron nė shėrbimin tė homogjenizimit (partiak) tė serbėve tė Bujanocit pėr zgjedhjet ė radhės lokale, ashtu qė tė ndryshoj raportin e forcave politike nė favor tė serbėve nė pėrgjithėsi dhe tė partisė sė tij nė veēanti”, theksoi pėr Titulli.com Belgzim Kamberi.

Kabineti i kryeministrit ka paralajmėruar vizitėn e sė mėrkurės, ku sipas agjendės do ta fillojė nė Qendrėn Kolektive tė emigrantėve nė Preshevė, ndėrsa nė Bujanoc do tė ndalet tek Kuzhina popullore e Kryqit tė Kuq.

Mė pas, nė Banjė tė Bujanocit ka paralajmėruar takim me pėrfaqėsuesit serb nga kjo komunė, mirėpo nė agjendė askund nuk pėrmendet takimi me liderėt shqiptarė tė Luginės sė Preshevės. /Titulli.com/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma