Marrėveshja historike nė Maqedoni: Grujevski jep dorėheqje

Pas njė bisedimi maratonik, diku rreth orės 1:30 thuhet se ėshtė arritur marrėveshja mes liderėve politik tė Republikės sė Maqedonisė, transmeton Indeksonline.
Edhe eurokomesioneri Johanes Hahn sonte pas takimit tė liderėve nė njė deklaratė tė shkurtėr njoftoi sė ėshtė arritur marrėveshje mes partive politike pėr tejkalimin e krizės.

Ai tha se ėshtė arritur marrėveshje pėr zgjedhjet parlamentare por nuk precizoi se a ėshtė arritur marrėveshje pėr largimin e Nikolla Gruevskit nga funksioni i kryeministrit dhe ēfarė lėshime janė bėrė nga palėt.

“Kemi marrėveshje tė nėnshkruar nga liderėt, jam i kėnaqur me atė qė u arrit. Me kėtė tani do tė hapen dyert pėr vendin pėr integrim nė NATO dhe BE. Duhet tė jemi krenarė me liderėt”, deklaroi Hahn pas takimit.

Ndėrsa sipas eurodeputetit, Richard Howitt palėt janė pajtuar pėr kthimin e opozitės nė Parlament, emėrimin e njė Qeverie tė re dhe organizimin e zgjedhjeve tė reja tė parakohshme.

Nė anėn tjetėr, lideri i BDI-sė Ali Ahmeti e ka pėrshėndetur arritjen e marrėveshjes edhe me njė postim nė Facebook:” Marrėveshja u arrit, falėminderime pėr Komisionerin Hahn, Eurodeputetėt dhe Ambasadorėt e BE dhe SHBA nė Maqedoni.”

Mediat shqiptare nė Maqedoni raportojnė se deri nė fund tė kėtij viti ose fillim tė vitit tė ardhshėm, Gruevski do tė japė dorėheqje. Kėtė e ka konfirmuar nėse mund tė quhet kėshtu edhe zėdhėnėsi i LSDM-sė, Petre Shilegov I cili shkruan se le tė jetė me fat dorėheqja e kryeministrit “ Aj le tė jetė me fat dorėheqja”.

LSDM e liderit opozitar, Zoran Zaev nga tetori pritet tė marrė drejtimin e Ministrisė sė Brendshme kurse nė shtator emėrohet njė prokuror publik i pavarur pėr tė hetuar pėrgjimet./Indeksonline/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma