Bujanoc: Nagipi e thėrret Vuēiqin me “bujrum” nė Luginė...

I pari i Komunės sė Bujanocit, Nagip Arifi, i tha agjencionit tė lajmeve, nė gjuhėn serbe, FoNet, se kryeministri Vuēiq, ėshtė i mirėseardhur nė Luginė tė Preshevės, ngase sipas tij, “nuk ka tensione ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve”.
Njė deklaratė e tillė e zotit Arifi, vjen dy ditė pas vizitės sė kryeministrit Vuēiq, nė Potoēari tė Srebrenicės, prej nga mezi shpėtoi i gjallė nga sulmi me gurė i protestuesve boshnjakė.

Zoti Arifi, i shokuar nga ajo qė i ndodhi kryeministrit tė tij Vuēiq, i tha FoNet-it, se, ai, nė Bujanoc, mund tė vijė, serbes, kur tė dojė dhe sipas mundėsive tė sjell me vete ndonjė projekt me vete “me tė cilin do tė hapet ndonjė vend pune ku do tė punojnė edhe serbėt dhe shqiptarėt”.

Kryetari i komunės multietnike tė Bujanocit, z. Arifi, kujton se kryeministri Vuēiq ėshtė si Saba Bellēa, qė sa herė tė vijė nė Bujanoc, t’i sjell nga ndonjė “sheqerkė”, pėr ėmbėlsim nė kėtė kohė krize e presionesh, ku jeta e njeriut ėshtė thartuar shumė.

Zoti Arifi, mos tė merakoset shumė pėr ardhjen e kryeministrit Vuēiq, nė Bujanoc, me njė “bujrėm” kaq xhentile, ngase, ai, kur t’i teket mund tė vijė nė ēdo cep tė shtetit tė tij.
Pėr ata, qė nuk e njohin mirė statusin politik tė Luginės sė Preshevės, mendojnė se zoti Arifi e paska shpallur Autonominė politiko-territoriale dhe i nevojitet sipas bontonit tė mirėsjelljes tė ftoj shtetarė dhe diplomatė me shprehjet: “Mirė se vini!” dhe “Jeni tė mirėseardhur” !

Jo vetėm kryeministri Vuēiq, por edhe zyrtarė tė tjerė tė lartė tė Beogradit, kanė ardhur e vijnė vazhdimisht nė Luginė dhe askush nuk ėshtė ankuar se ėshtė provokuar me fjalė e lėre mė tė gjuhėn me gurė, pėrveē nė kohėn e konflikteve tė armatosura, nė zonat ku UĒPMB-ja i kishte nėn kontroll.

Se si po zvogėlohet, nė mėnyrė rapide, numri i shqiptarėve nė Luginė tė Preshevės, pėrmes shlyerjes nga evidence civile dhe pasivizimi i vendbanimeve, nuk ėshtė mė problem se do tė rrezikohet kush nga gurėt, por do tė jetė njė shqetėsim dhe brengė se s’ka si dikur nė numėr tė mjaftueshėm njerėz pėr t’i pritur me lule shtetarėt dhe diplomatėt e huaj!

Shoqėria Civile “Perspektiva”, nė Bujanoc

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma