Elita

Nga Flaka Surroi - Pra, pos shtetit mė tė varfėr, Kosova vazhdon tė jetė shteti mė i keqqeverisur nė rajon. Dhe asnjė strategji e re (e gjashta a shtata nė 13-14 vjetėt e shkuar) nuk do ta zgjidhė problemin, sepse ligjet e letrat mund tė ndryshojnė, porse asgjė nuk do tė ndryshojė pėrderisa ėshtė “elita e Capusellas” ajo qė e udhėheq Kosovėn.
Duket se i nxehti tropikal ka ndikuar qė punėt nėpėr institucionet tona politike tė ngadalėsohen edhe mė shumė seē shkojnė rėndom. Pos seancave tė kota tė Kuvendit edhe aty-kėtu ndonjė debat “pėr tė ardhmen evropiane tė Kosovės” nuk pati ndonjė gjė qė e dalloi punėn e tyre kėtė javė.

Por, ata tė cilėt duket se kanė vendosur tė tregojnė se zgjedhja telenoveleske e kryeprokurorit ka qenė e rėndėsishme pėr ta lėkundur hetuesinė nga letargjia, janė prokurorėt, qė gjithė javėn e kaluan duke ngre aktakuza pėr hajni e besa edhe pėr terrorizėm. Se sa larg do tė shkojnė, do tė na e dėshmojė breshka e madhe e quajtur gjyqėsi pas njė kohe. Ose nuk do ta dėshmojnė fare.

Hitet e javės

Sidoqoftė, java i shėnoi tri ngjarje mbresėlėnėse.

Njėra ishte e keqe dhe lidhej me Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė dhe veton ruse kundėr rezolutės sė propozuar nga Britania e Madhe pėr ta cilėsuar masakrėn e Srebrenicės si gjenocid. Kalkulimet mikro dhe makropolitike bėnė qė Rusia, pėrkundėr negociatave tė gjata dhe pa e paralajmėruar veton madje si opsion, ta ndalonte sjelljen e drejtėsisė nė vend, ani qė vetėm pjesėrisht. Vrasja e madje 8372 burrave e djemve brenda vetėm dy ditėsh para njėzet vjetėsh, vazhdon tė mohohet si krim nga Serbia. E tash u mohua si gjenocid edhe nga OKB-ja, qė ende bart njė pjesė tė madhe tė fajit pėr atė qė sot nė formėn mė rrėqethėse e pėrfytyron varreza memoriale nė Potoēari.

Ngjarja tjetėr u lidh pėr vendimin, mė nė fund, tė drejtė tė Gjykatės sė Arbitrazhit tė Sportit qė e prapėsoi vendimin e UEFA-s dhe tri pikėt e ndeshjes sė ndėrprerė nė Beograd vjet ia dha Shqipėrisė. Nėse pėr asgjė tjetėr, atėherė pėr dajakun tė cilin e hėngrėn futbollistėt shqiptarė dhe pėr poshtėrimin tė cilit iu nėnshtruan, kur policia serbe, sikurse bėnte nė Kosovė para ēlirimit, i kontrolloi fizikisht edhe ata, e edhe ēantat e tyre. Lajm ėshtė se me kėto pikė Shqipėria e siguron barazhin, porse shumė mė mirė do tė ishte po qe se ia del tė kualifikohet drejtpėrsėdrejti. E pėr kėtė gjithsesi duhet t‘i mundė danezėt. Tė shohim nė vjeshtė.

E fundit, mbase mė e bukura, ishte paraqitja e Ramė Lahajt nė Operėn e Sydneyt me “La Traviatan” e Verdit. Rrėfimi i njė djaloshi qė vetėm nė moshėn 21-vjeēare kishte nisur mėsimin e solokėndimit, e qė duke iu falėnderuar talentit tė jashtėzakonshėm i hapi vetes rrugė nė botė, nuk ka mundur tė ishte mė i bukur se kaq, njėherė pėrnjėherė.

Rama, tenori kosovar, qė sipas veshit tim amator e ka timbrin e butė tė njė Placido Domingos, ka vite qė kėndon nėpėr shtėpitė operistike tė Evropės. Nuk ka dyshim se ėndėrr do ta ketė Metropolitan Opera Housein nė New York apo edhe La Scalan nė Milano – e ne prej kėtu vetėm mund t’i urojmė qė dėshira t’i plotėsohet. Sepse me kėndimin e tij, pos qė i realizon ėndrrat dhe aspiratat e tij, bėn edhe njė gjė qė shumė paratė qė i kanė derdhur qeveritarėt tanė nuk e kanė bėrė: ta tregojė imazhin e Kosovės asi ēfarė duhet tė ishte, e jo atė tė faqes sė zezė qė e kanė projektuar pushtetarėt tanė. Imazhin e njė Kosove me njerėz tė rinj e tė talentuar qė me mund e pėrkushtim mund t’ia dalin edhe atėherė kur askush nuk llogarit se munden. Bravo Ramė!

Faqezinjtė

E ata qė na e qitėn faqen e zezė janė ata qė autori i librit “Shtetndėrtimi nė Kosovė: Demokracia, korrupsioni dhe BE-ja nė Ballkan”, Andrea Capusella, i quan elita. Mbase nuk do tė duhej shpjeguar gjerėsisht se kur e ka pėrdorur termin, nuk ka menduar nė grupin e njerėzve qė dallohen pėr nga cilėsia, porse pėr nga aftėsia pėr tė pėrvetėsuar tė huajėn dhe pėr ta bėrė tė veten.

Libri, versioni shqip i tė cilit do tė dalė nė vjeshtė, tregon se si njerėzit qė kishin pasur pushtetin e armėve dhe tė dhunės ia kishin dalė t’i zinin pozitat kyē nė shoqėri, dhe t’ua diktonin ritmin e veprimit tė gjitha prezencave tė huaja nė Kosovė. Tė lidhur ngushtė me “elitat” nė vendet fqinje, posaēėrisht nė Maqedoni, ia kishin dalė ta mbanin peng komplet veprimin e misioneve tė huaja, me kėrcėnimin e pėrhershėm se po ranė nga pushteti do tė kishte destabilizim politik. Dhe ia kishin dalė t’i bindnin se ata ishin fuqia e vetme qė do tė mund t’i ndalte trazirat eventuale. Se ata ishin tė vetmit qė mund ta siguronin stabilitetin politik nė Kosovė, e pėr pasojė, edhe nė Ballkan.

Duke luajtur me kartėn e stabilitetit, krijuan rrjetin e merimangės, ku shpėrndanė njerėzit e tyre, tė afėrm e tė dėgjueshėm – qė kishin pėr detyrė t’ua mbushnin arkat, pėrderisa e kishin tė lejuar qė rrugės tė nxirrnin edhe ndonjė qindarkė pėr vete, sado tė vogla qė kanė mundur tė jenė krahasuar me thasėt e parave qė nėnkuptuan tenderėt dhe favoret qė duhej paguar.

Capusella nuk e ka pasur tė vėshtirė ta kuptonte realitetin e Kosovės, posaēėrisht mbasi i kishte kaluar tre vjet nė Bordin e Agjencisė sė Privatizimit. Porse nuk e besoj se prej aty ka pasur mundėsi tė kuptonte se sa i gjerė ėshtė rrjeti i elitės, qė ka prekur absolutisht secilin cep tė shoqėrisė kosovare, duke nisur nga arsimi, shėndetėsia, e duke shkuar deri te institucionet e tjera qė pėrfundojnė me sistemin e mjerė gjyqėsor, tė cilit i kanė kontribuuar me bollėk edhe ndėrkombėtarėt. Fillimisht UNMIK-u me dėshtimin e vet skandaloz, e mė pas edhe EULEX-i me Misionin e vet (eksperimental) pėr sundimin e ligjit.

Se as Evropa nuk ka dashur apo nuk ka ditur tė ndihmonte nė zgjidhjen e nyjės gordiane kosovare, mbase mė sė miri e ilustron edhe shėnimi qė Capusella e jep nė librin e tij, kur flet pėr numrin e njerėzve qė janė marrė me luftimin e krimit nė Kosovė nė emėr tė Evropės: “Pozitat e gjykatėsve dhe prokurorėve paraqisnin 2,3% tė numrit tė pėrgjithshėm tė stafit tė autorizuar tė EULEX-it, pra mė pak sesa tė kėshilltarėve doganorė (2,7%). Nė mesin e prokurorėve, 13 ishin caktuar nė zyrėn e kryeprokurorit qendror, qė merret me krime tė rėnda (0,4 % e stafit), dhe 14 u caktuan tė merren me krime tė rėndomta dhe tė lehta. Nė mesin e gjykatėsve, 24 ishin caktuar nė raste penale dhe 25 nė ato civile dhe ekonomike. Policia me fuqi ekzekutive (5,3% e stafit) ishte pėrgjysmė mė e vogėl sesa e stafit kėshillėdhėnės, gjysma e anėtarėve tė tė cilėve (6,1% e stafit) kishin tė bėnin me administratėn dhe me aktivitetet ditore tė Policisė sė Kosovės dhe nuk kishin asnjė rol nė parandalimin apo shtypjen e krimit”.

Nuk e di nėse pėrpjesėtimi i kėtillė i angazhimit tė profesionistėve ka qenė objekt negociatash me elitėn (qė e dyshoj) apo se ka qenė gabim nė planifikim (mbase i qėllimshėm, po qe se i qasemi teorisė sė pastėr tė konspiracionit) – efekti nė fund ėshtė se sistemi gjyqėsor i Kosovės vazhdon tė jetė po aq i keq, sa kishte qenė edhe para se tė vinte ky mision i shtrenjtė.

Shpresė?

E nėse diēka kemi mėsuar prej kėtyre misioneve ėshtė se ne duhet t’i marrim gjėrat nė duart tona. Mundėsisht tė atyre qė nuk u kanė borxh askujt asgjė dhe se besojnė nė fuqinė qė ua ka dhėnė ligji. Mbase kjo javė tregoi se mund tė kemi shpresė, po qe se prokurorėt e kanė seriozisht, edhe po qe se gjendet ndonjė gjyqtar qė gjithashtu e ka seriozisht.

Kėtė javė u ngrit aktakuza ndaj disa zyrtarėve dhe ish-zyrtarėve tė Ministrisė sė Shėndetėsisė pėr njė mashtrim qė ka ndodhur para disa vjetėsh, nė lidhje me asgjėsimin e barnave. Barnat nuk janė asgjėsuar, ama paratė janė paguar. Se si dhe kujt, ajo tash do tė mbetet pėr t’u parė nė gjykatore. Nė tė njėjtėn kohė, nė gazetė doli lajmi pėr njė skemė tė komplikuar e qė po hetohet nga Prokuroria speciale pėr keqpėrdorimin e barnave shumė tė shtrenjta tė blera nga Ministria pėr nevojat e pacientėve me kancer, por tė cilat nė sasi jo tė vogla janė gjendur mė vonė nė shitje tė lirė dhe tė shtrenjtė nėpėr farmaci private. Se ēfarė do tė dalė prej kėsaj pune, mbetet tė shihet. Por nėse keqpėrdorimi vėrtetohet, atėherė ky do tė jetė krim edhe mė i rėndė, sepse u ėshtė bėrė e padrejtė pacientėve qė me gjasė mund tė jenė terminalė, dhe tė cilėve nė vend se t’u sigurohet shpresa falas, obligohen qė atė shpresė ta blejnė. Edhe shtrenjtė bile.

Rasti i fundit pėr tė cilin u pėrfol angazhimi i prokurorit, ėshtė ai i ish-basketbollistit Edis Kuraja, i cili pėr shkak tė neglizhencės dhe trajtimit joprofesional nė QKUK, ka rėnė nė komė dhe ėshtė dėrguar pėr trajtim tė mėtejmė nė Maqedoni. Se nė procedimin e rastit tė tij ka ndihmuar edhe fakti se Kuraja ėshtė fytyrė publike dhe se babai i tij ėshtė pjesėtar i gjyqėsorit kosovar, nuk ka shumė dyshime. Por, pėr fat tė keq, kjo tregon se sa e pavlerė ėshtė jeta nė Kosovė, pėr shkak se kėsi reagimi nga gjyqėsia nuk ka nė rastet kur pacientėt janė njerėz tė rėndomtė qė nuk kanė pėrkrahje tjetėr pos familjes. Mbase ky rast do tė shėnojė njė kthesė.

* * *

Shumė herė e kemi pėrsėritur, se mos tė ishte diaspora zor se do tė mund tė mbijetonim. Sivjet mė nė fund Qeveria u tregua e sinqertė dhe tregoi sesi nuk mund ta ngijmė veten me bukė, sepse nuk prodhojmė drithė tė mjaftueshėm as pėr nevojat tona. Edhe kryeministri u tregua i sinqertė, kur tha se nuk mund t’i krijojė 100 mijė vende tė punės, as tash nė gjysmėn e vitit tė parė tė mandatit, e me gjasė as atėherė kur ta pėrfundojė mandatin, sepse ky me gjasė nuk do t’i zgjasė shumė. E, megjithatė, pėr ta ruajtur kėtė mandat, lėshon pe nė tė gjitha kategoritė e shpenzimeve pėr tė mos e hidhėruar askėnd, duke paguar edhe rroga ambasadorėve tė dėnuar me burgim e edhe deputetėve qė mbajnė poste ekzekutive. Qeveritarėt paguajnė shumė para pėr derivate, pėr telefona, pėr vetura, pėr dreka e darka, pėr udhėtime – dhe kur i krahason me qeveritė e shkuara, thuajse je duke e shikuar filmin e njėjtė pėrsėri. Asgjė nuk ka ndryshuar, pos disa fytyrave aty-kėtu.

Pra, pos shtetit mė tė varfėr, Kosova vazhdon tė jetė shteti mė i keqqeverisur nė rajon. Dhe asnjė strategji e re (e gjashta a shtata nė 13-14 vjetėt e shkuar) nuk do ta zgjidhė problemin, sepse ligjet e letrat mund tė ndryshojnė, porse asgjė nuk do tė ndryshojė pėrderisa ėshtė “elita e Capusellas” ajo qė e udhėheq Kosovėn.

[email protected]

http://koha.net/?id=31&o=769

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma