Serbia nuk zbaton marrėveshjet ekonomike me Kosovėn

Bisedimet tė cilat po zhvillohen ndėrmjet shtetit tė Kosovės dhe tė Serbisė, nuk kanė dhėnė rezultate tė mira nė aspektin ekonomik, madje disa marrėveshje qė kanė tė bėjnė me ēėshtjet ekonomike nuk kanė gjetur fare zbatim.
Kėshtu vlerėsojnė ekspertė tė ēėshtjeve ekonomike dhe pėrfaqėsues tė bizneseve nė Kosovė.

Marrėveshja kryesore e cila ėshtė jetėsuar nė praktikė, kujtojnė ata, ėshtė ajo pėr njohjen e vulave doganore.

Por, sipas tyre, efektet nė Kosovė kanė qenė simbolike pėr arsye se Kosova ka eksport shumė tė ulėt krahasuar me importin e madh tė produkteve tė Serbisė qė vinė nė Kosovė.

Eksperti i ēėshtjeve ekonomike, Naim Gashi, nė njė prononcim pėr Radion Evropa e Lirė, ka theksuar se dialogu ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė ka dhėnė disa fryte simbolike, por fatkeqėsisht jo nė nivelin e dėshiruar, pėr faktin siē shprehet Gashi, “Serbia ėshtė e prirė tė nėnshkruaj marrėveshje dhe tė mos i zbatojė ato”.

“Njė intervenim i drejtpėrdrejtė nė shtetin e Kosovės nga ana e Serbisė nė aspektin ekonomik ėshtė edhe ndarja e vijave buxhetore tė Serbisė pėr Kosovėn, pėr arsye se ne ende kemi financimin e strukturave paralele nga Serbia nė Kosovė pėrkundėr faktit se me marrėveshjen e Brukselit tė prillit tė vitit 2013 ėshtė paraparė ndryshe”, shton Gashi.

Sa i pėrket ēėshtjeve tė pazgjidhura midis Kosovės dhe Serbisė, siē janė energjia dhe telekomi, eksperti i ēėshtje ekonomike Gashi, dyshon se mund tė zbatohen edhe nėse arrihen marrėveshje.

“Sa i pėrket telekomit dhe energjisė ne jemi tė vetėdijshėm se nė veriun e Kosovės nuk ekziston njė kontroll i autoriteteve tė Kosovės pėr fatin se atje strukturat paralele janė 100 pėr qind nėn kontrollin e Serbisė dhe ēdo marrėveshje e cila do tė dėrgonte nė shuarjen e strukturave paralele dhe inkuadrimin e asaj pjese nė fushėn e ekonomisė, respektivisht telekomin dhe energjinė nė sistemin kosovar do tė ishte e rėndėsishme pėr Kosovėn”, shton Gashi.

Pėrfaqėsues tė bizneseve nė Kosovė, nė anėn tjetėr, kėrkojnė nga Bashkimi Evropian qė tė kenė ndikim mė tė madh tek Serbia nė nėnshkrimin e marrėveshjeve nė aspektin ekonomik dhe zbatimin e tyre.

Kryetari i Aleancės Kosovare tė Biznesit, Agim Shahini, thotė se shumė marrėveshje ekonomike tė nėnshkruara tė cilat nuk kanė gjetur zbatim kanė penguar bizneset.

Ai thekson se dialogu politik mes Kosovės dhe Serbisė, e ka penguar nė masė tė madhe zhvillimin ekonomik tė Kosovės.

“Delegacioni i Kosovės pothuajse nė shumicėn e rasteve po tregohet tejet tolerant dhe kjo tolerancė po e dėmton biznesin, ekonominė dhe prodhimtarinė. Kjo ėshtė duke vazhduar edhe me kartonėt e gjelbėr qė ne vazhdimisht kemi pasur probleme me Serbinė. Transporti i Kosovės pothuajse shumė pak shfrytėzohet nė Serbi pėr shkak tė taksave qė Serbia ia vė transportuesve kosovarė”, thekson ai.

Sidoqoftė, normalizimi i marrėdhėnieve midis Kosovės dhe Serbisė ėshtė kusht pėr tė dyja vendet qė tė avancojnė drejt integrimit nė Bashkimin Evropian./zeri/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: musasabedini@hotmail.com

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
info@rajonipress.com
Plasma