Muhoci kujton Komandant Rebelin dhe dėshmorėt e tjerė tė ēėshtjes kombėtare

Kėshilli organizativ i fshatit Muhoc, dje, shėnoi pėrvjetorin e 10-tė tė vrasjes misterioze tė Muhamet Xhemailit, i njohur nė popull si Komandant Rebeli.
Nė kėtė manifestim pėrkujtimor, merrnin pjesė familjarė tė dėshmorėve tė kombit, veteranė tė luftės UĒPMB-sė, pėrfaqėsues partiakė dhe nga fusha e shoqėrisė civile, si dhe qytetarė tė shumtė nga Malėsia e Bujanocit, Presheva, Medvegja, Gjilani e Prizreni.

Manifestimi pėrkujtimor filloi me Himnin Kombėtar dhe me njė minutė heshtje kushtuar dėshmorėve tė kombit.

Njė fjalim tė zgjeruar pėr jetėn dhe veprimtarinė e Muhamet Xhemailit dhe trimave tė tjerė tė lirė e prezantoi kryetari i Kėshillit organizativ, Vesel Sabedini, pėr ta vazhduar pastaj me fjalimet e ish ushtarėve dhe ushtarakėve tė UĒPMB-sė, familjarėve tė dėshmorėve Arif Abazi nga Presheva, prindi i dėshmorit Artan Abazi, pastaj Milaim Elshani nga Malisheva e Kosovės, prindi i dėshmorit Agim Elshani, Gėzim Mazreku nga Gjilani, vėllai i dėshmorit Besim Mazreku, Haxhi Hyseni nga Tėrnoci, prindi i dėshmorit Komandant Lleshi etj.

Me fjalimet e tyre komemorative u paraqitėn edhe Avdil Ramadani, nėnkryetar i Partisė Republikane, subjekt i vetėm politik, i cili mori pjesė aktive nė organizimin e kėtij pėrvjetori, pastaj Idriz Sinani, kryetar i Forumit Ndėrkombėtar i tė drejtave tė Njeriut me karakter ballkanik nga Kumanova, Selami Bajrami, kryetar i Bashkėsisė Lokale nga Zarbinca, Shaban Shaqiri nga Muhoci etj.

Manifestimi pėrkujtimor kushtuar Komandant Rebelit dhe dėshmorėve tė tjerė tė ēėshtjes kombėtare, u pasurua edhe me recital poezish nga poetja Rabije Bytyqi nga Prizreni dhe njė grup nxėnėsish nga shkolla tė ndryshme tė Anamoravės, si dhe me njė program kulturor SHKA “Shpėtimi”, nga Medvegja.

Nė fund tė kėtij manifestimi pėrkujtimor u lexuan nga organizatori telegrame dhe u vunė kurora nė lapidarin e dėshmorėve.

Pėr dallim nga vitet e kaluara nė kėtė pėrvjetor, nuk mori pjesė bashkėshortja e Komandan Rebelit, Enkelejd Xhemaili dhe tre fėmijėt e saj, ngase ka qenė e shtrėnguar pėr shkak presioneve ta lėshoj vendin dhe tė kėrkoj strehė shpėtimi nė perėndim.

Pavarėsisht nga braktisja e vendit zonja Enkelejda, nuk heq dorė pėr t’i zbuluar vrasėsit kriminelė, tė cilat, mė 12 korrik 2005, vranė nė pabesi burrin e saj Muhamet Xhemailin.

Malėsia e Bujanocit, ditėn e 12 korrikut e kujton me dhembje pėr vrasjen e Muhamet Xhemailit, ish Komandantit tė Zonės Operative tė Qarrit, i njohur si Komandant Robeli.

Jo vetėm banorėt e Malėsisė sė Bujanocit, por edhe mė gjerė Muhamet Xhemailin e njihnin pėr komandat tė rreptė dhe atdhetar tė flaktė. Ai, ishte ndėr komandantėt e fundit, qė i dorėzoi armėt KFOR-it, nė emėr tė paqes dhe stabilitetit rajonal.

Me tė pėrfunduar konfliktet nė Luginė tė Preshevės, nė vitin 2002, Muhamet Xhemaili zgjidhet kėshilltar komunal nė Bujanoc.

Tre vjet mė vonė, pikėrisht nė vitin 2005, nė Gjilan vritet nė rrethana misterioze Muhamet Xhemaili, 47 vjeēar, i njohur si Komandant "Rebeli".

Pėr meritat luftarake dhe atdhetare, banorėt e fshatit Muhoc, komandantit tė tyre i kanė ngritur njė lapidar me emrat e tre dėshmorėve tė kombit, tė cilėt i pėrkujtojnė tradicionalisht pėr ēdo vjet. Muhoci, gjithashtu, nė hyrje tė Ambulancės sė fshatit ka vėnė pllakėn pėrkujtimore pėr humanistin Doktor Ilazin, legjendėn e Malėsisė.

Kėshilli Organizativ dhe disa nga oratorėt e kėtij manifestimi pėrkujtimor, kritikuan pushtetin lokal nė Gjilan dhe Bujanoc, tė cilėt pak kanė bėrė pėr zbardhjen e vrasjes misterioze tė Komandant Rebelit, si dhe dhanė njė varg kritikash nė adresė tė institucioneve komunale, tė cilat nuk morėn pjesė nė kėtė manifestim pėrkujtimor, bile nė njėfarė mėnyre edhe tentuan ta pengojnė organizimin me moslejimin e ofrimit tė karrigeve nga shkolla dhe shantazhe tė tjera tė natyrės politike./rajonipress/

Shoqėria Civile “Perspektiva”, nė Bujanoc

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma