Barbara Burri: Si u bėra “nuse e Kosovės”

Shqiptarėt janė njerėz shumė miqėsorė dhe tė hapur ndaj tė huajve, prandaj integrimi i saj nė Kosovė ka qenė shumė mė i thjeshtė se i bashkėshortit tė saj nė Zvicėr, thotė Barbara Burri-Sharani.
Barbara Burri – Sharani ėshtė qė prej 22 vitesh “nuse e Kosovės”. Nė vitin 1993 ajo ėshtė martuar me Genc Sharanin, ndėrsa sė bashku kanė edhe njė vajzė me emrin Jona. Qė nga martesa ajo mban dy mbiemra Burri – Sharani.

Nusja kosovare ėshtė njohėse e mirė e kulturės, traditės dhe vlerave tona. Nė intervistėn e dhėnė pėr “albinfo.ch”, psikologia Burri tregon pėr jetėn e saj nė mes dy kulturave dhe integrimin e saj nė Kosovė. Ajo thotė se shqiptarėt janė njerėz shumė miqėsore dhe tė hapur ndaj tė huajve, dhe se integrimi i saj nė Kosovė ka qenė shumė mė i thjeshtė se i bashkėshortit tė saj nė Zvicėr.

Zonja Burri, ju jeni e martuar me njė shqiptar. A mund tė na flisni pak pėr fillimet e lidhjes suaj. Si u njohėt?

Bashkėshortin tim, Gencin, e kam takuar nė vitin 1991, kur ai si refugjat kishte ardhur nė Zvicėr ndėrsa unė punoja nė njė qendėr tė azilkėrkuesve. Ne aty jemi njohur dhe kemi gjetur simpatinė pėr njėri tjetrin. Pėr mua ishte mirė, qė unė tė mund ta vėshtroja gjatė tėrė ditės nė atė shtėpi azili, dhe kjo mund tė mė jepte njė pėrshtypje tė mirė pėr tė. Pasi qė Genci ėshtė larguar nga kampi i refugjatėve, ne jemi bėrė bashkė. Pas njė gjysmė viti ne kemi filluar tė bashkėjetojmė dhe pas 13 muajsh jemi martuar.

Kur kuptuat nė atė kohė se Genci, bashkėshorti i juaj ėshtė shqiptar, ēfarė mendimi kishit?

Pėrmes punės sime isha mėsuar qė njerėzit t`i shikoja si individė dhe jo vetėm si anėtarė kolektiv tė grupacionit tė njė etnie. Dhe ky person mua mė ka pėlqyer. Atėherė, shqiptarėt e Kosovės nuk e kishin ende reputacionin negativ qė po i ndjek deri mė sot. Nė atė kohė, kosovarėt vetėm sa ishin shfaqur si njė grup i ri etnik. Pėrpara nė Zvicėr janė njohur vetėm si Jugosllavė.

Mė pas i treguat edhe familjes. A kishin prindėrit tuaj diēka kundėr kėsaj lidhje apo dikush nga rrethi e shoqėria juaj?

Familja ime ka qenė gjithmonė e interesuar pėr kulturat e tjera. Unė jam rritur me mendimin se “ekzotika” nuk ėshtė kėrcėnim por diēka interesante. Pėr kėtė arsye, Genci ėshtė mirėpritur nga familja ime. Nė rrethin tim kishte paragjykime mė shumė pėr shkak se Genci ishte i besimit mysliman. Mė pyesnin nėse unė tash do tė heqja dorė nga studimet e mia apo mė duhej tė vendosja shami nė kokė. Kjo gjė mė ka mėrzitur shumė, sepse unė gjithmonė e kam parė veten si njė femėr tė pavarur dhe tė emancipuar, dhe tani gjithēka vihej nė pikėpyetje nga shkaku i martesės mė Gencin.

Lidhja juaj funksionoi dhe ju vendosėt edhe pėr martesė. Sa kohė qėndruat nė lidhje?

Ne jemi martuar 13 muaj pasi kemi filluar tė jetojmė sė bashku. Ne shpresonin se me kėtė, statusi i Gencit nė Zvicėr do tė pėrmirėsohet dhe lidhja jonė tė ketė njė shans tė fortė. Dhe nė fakt ashtu ishte. Mirėpo sot ne pyesim veten nganjėherė si nė tė qeshur, a do ta kishin menduar tė tjerėt, qė martesa jonė qėndron mbi 22 vjet. Tė jemi tė sinqertė, ne tė dy jemi tė befasuar pozitivisht qė kjo ėshtė kėshtu.

Kur u bė martesa me ceremoninė dasmore dhe si e kujtoni atė ditė?

Ne jemi martuar nė janar tė vitit 1993 nė komunėn e Cyrihut. Ishin vetėm disa tė afėrm tė mi dhe dėshmitarėt e kurorėzimit tonė aty. Fatkeqėsisht askush nga familja e Gencit. Pas ceremonisė, kolegėt e mi tė studimeve mė kanė surprizuar duke me hedhur oriz. Nė mbrėmje ne kemi organizuar njė party me 70 mysafirė tė ftuar nga 13 nacionalitete tė ndryshme. Miqtė tanė kanė gatuar pėr ne Chili con Carne. Kishte edhe muzikė tė ndryshme shqiptare dhe muzikė rok. Ishte njė super party. Ndėrsa nė Kosovė nuk kemi mundur tė bėjmė dasmė. Por jemi duke menduar qė pėr 25 vjetorin e martesės sonė, e cila ėshtė edhe tri vite, “kėsmet prej Zotit” do ta organizojmė njė ceremoni tė madhe tė cilėn do ta bėjmė nė Prizren.

Sigurisht se ju keni vizituar edhe familjen e Gencit. Si “nuse e Kosovės” dhe e asaj shtėpie, a jeni munduar t`u pėrmbaheni traditave shqiptare dhe si ju ka pritur familja e Gencit?

Pėr shkak tė situatės politike, pėr herė tė parė nė Kosovė kam qenė nė vitin 1999 dhe menjėherė jam impresionuar nga vendi dhe njerėzit. Aq shumė u lidha me Kosovėn, saqė unė kėrkova njė punė nė njė shoqatė zvicerane dhe e binda Gencin qė tė shpėrngulemi pėr njė vit nė Kosovė. Nga familja e Gencit jam pritur shumė mirė. Nga njė vit, si e kishim planifikuar, u bėnė shtatė vjet e gjysmė deri sa nė vitin 2007 u kthyem nė Zvicėr. Dhe tash ishim tre, pasi qė gjatė kėsaj kohe kishte lindur edhe vajza jonė, Jona.

Edhe juve ju ėshtė dashur te integroheni me jetėn ne Kosovė. Ka qenė e vėshtirė kjo?

Nė kėto vite unė natyrisht se kam mėsuar kulturėn, gjuhėn dhe vlerat e Kosovės. Gjithashtu shumė tradita gjatė kėsaj kohė janė bėrė tė njohura pėr mua. Disa i kam kultivuar edhe vet, tė tjerat jo. Qė atėherė unė e kuptoj konceptin e njė integrimi tė suksesshėm, qė ne nė Zvicėr e presim nga tė huajt. Tė respektohen traditat, kultura dhe ligjet e atij vendi, por jo tė mohohet identiteti dhe origjina e tyre. Kėshtu gjatė kėsaj kohe unė kam qenė njė zvicerane-kosovare. Para sė gjithash mė duhet ta theksoj, se integrimi pėr mua nė Kosovė ka qenė shumė mė i thjeshtė se sa pėr burrin tim nė Zvicėr, dhe kjo ėshtė kryesisht pėr shkak tė faktit se njerėzit nė Kosovė mė kanė pranuar mė ngrohtėsisht se sa zviceranėt burrin tim. Madje edhe riintegrimi im nė Zvicėr mė ėshtė dukur shumė mė i vėshtirė se integrimi nė Kosovė. Qė atėherė unė mund tė kuptoj se sa e vėshtirė ėshtė qė tė huajt tė ndihen nė Zvicėr si nė shtėpinė e tyre. Ndėrkohė unė jetoj pėrsėri shumė me dėshirė kėtu.

Ju keni ndėrruar edhe mbiemrin dhe keni marrė mbiemrin e bashkėshortit, Sharani. E keni bėrė kėtė pėr tė respektuar traditėn shqiptare?

Unė i mbaj dy mbiemrat Burri – Sharani. Interesante ėshtė se mė shumė si mbiemėr shqiptar tingėllon mbiemri im zviceran, Burri se sa mbiemri Sharani, i bashkėshortit tim. Mė pėlqen tė mbaj mbiemrin e dyfishtė, sepse kombinohen tė dy kulturat.

Ēfarė ju ka pėlqyer mė shumė te kultura dhe tradita shqiptare dhe ēka jo?

Tek kultura shqiptare mė pėlqen lidhja e bashkėsisė familjare, dhe siē kam thėnė edhe mė parė, hapja ndaj tė huajve. Kjo reflektohet edhe nė mikpritje. Unė nuk njoh mikpritės mė tė mirė se sa shqiptarėt. Ndėrsa si femėr e emancipuar, nganjėherė do tė kisha bėrė pėrpjekje pėr tė ngritur pozitėn e femrės nė shoqėri. E shoh gjithashtu edhe nė kėtė rast procesin e tranzicionit dhe qė pozita e gruas ngadalė ėshtė duke u pėrmirėsuar.

Keni edhe fėmijė. Nga cili prind ėshtė orientuar mė shumė fėmija juaj?

Vajza jonė Jona ka njė ndjenjė tė mprehtė drejtėsie dhe gjithmonė pėrpiqet tė na tregojė si Gencit ashtu edhe mua, se ajo neve na do njėsoj. Nė Kosovė shumė shpesh pyeten fėmijėt se “kė e do mė shumė? Nėnėn apo babin?” (Nė tė vėrtet kėtė pyetje nuk e pėlqej fare). Jona pėrgjigjet gjithmonė: “Tė dy njėsoj”. Dhe vėrtet ėshtė ashtu, sepse kur vajza ishte e vogėl, bashkėshorti im kujdesej pėr tė gjatė ditės, ngase unė duhej tė punoja.

Si e mendoni integrimin e shqiptarėve nė Zvicėr. Ēfarė u sugjeroni atyre?

Komuniteti shqiptar nė Zvicėr qė nga ēlirimi i Kosovės ėshtė nė njė rrėmujė tė madhe. Qė nga koha kur situata e vendlindjes ėshtė zgjidhur, shqiptarėt janė munduar qė jetėn e tyre ta koncentrojnė mė shumė nė Zvicėr dhe kjo ėshtė e dukshme. Pėr mė tepėr gjenerata e tretė dhe sė shpejti edhe e katėrta kėtu, pėrmes suksesit tė shkollimit po kontribuojnė shumė pėr njė imazh pozitiv nė shoqėri. Unė pohoj se imazhi negativ i shqiptarėve nė disa vite do tė tretet nė ajėr.

“Kėsmet prej Zotit” do ta festojmė 25 vjetorin

nė Kosovė nuk kemi mundur tė bėjmė dasmė. Por jemi duke menduar qė pėr 25 vjetorin e martesės sonė, e cila ėshtė edhe tri vite, “kėsmet prej Zotit” do ta organizojmė njė ceremoni tė madhe tė cilėn do ta bėjmė nė Prizren.

Mbiemri im zviceran “Burri”, mė shqiptar se “Sharani”

Unė i mbaj dy mbiemrat Burri – Sharani. Interesante ėshtė se mė shumė si mbiemėr shqiptar tingėllon mbiemri im zviceran, Burri se sa mbiemri Sharani, i bashkėshortit tim. Mė pėlqen tė mbaj mbiemrin e dyfishtė, sepse kombinohen tė dy kulturat./albinfo/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]otmail.com

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma