Shenjat, emėrtimi dhe vlerat e natės sė Kadrit – sipas islamit!

Thotė Allahu nė Kuran: “Me tė vėrtet Ne e zbritėm atė (Kuranin) natėn e Kadrit dhe ēfarė din ti se ēfarė ėshtė nata e Kadrit, nata e Kadrit ėshtė mė e vlefshme se njėmijė muaj…”[1]
Allahu i Lartėmadhėruar nė kėtė ajet e vėrteton mirė rėndėsinė qė ka nata e Kadrit dhe se besimtarėt duhet tė dinė se kur ėshtė ajo natė dhe me ēfarė lloji adhurimi duhet ta kalojnė atė natė, prandaj nė vijim do pėrmendim hadithet qė shpjegojnė se kur ėshtė nata e Kadrit:

Transmeton imam Buhariu nė Sahihun e tij nga Ebu Seidi el-Hudriu, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, i Dėrguari i Allahut-paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: ”Kapuni pėr dhjetė ditėt e fundit tek tė Ramazanit”.

2 – Kur ėshtė nata e Kadrit?

Ibn Abasi-Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, ka qenė prej sahabėve qė ka qenė me mendiiin se nata e Kadrit ėshtė nė ditėn e njėzeteshtatė, transmetohet nga Omeri-Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, se njė ditė i ka mbledhur sahabėt e tė dėrguarit tė Allahut, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė, dhe me veti e ka marrė edhe Ibn Abasin-Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, mirėpo ishte akoma njė djalosh i ri, kėshtu qė tė moshuarit nga shokėt e tė dėrguarit tė Allahut-paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė, u ankuan tek Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, se pse ai e kishte marrė me vete Ibn Abasin duke qenė ai akoma fėmijė. Omeri -Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, u pėrgjigj se Ibn Abasi ėshtė njė djalosh qė ka zemėr tė menēur dhe gjuhė qė pyet shumė. Mė pas pėr ta vėrtetuar kėtė i pyeti sahabėt pėr natėn e Kadrit e ata ranė dakord se nga ajo qė dihet ėshtė se kjo natė ėshtė nė dhjetė ditėshin e fundit tė muajit tė Ramazanit. Pasi i dėgjoj Omeri-Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, sahabėt u kthye kah Ibn Abasi-Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, dhe i tha:

- Ēfarė mendon ti? – Ibn Abasi u pėrgjigj:

Unė do tė paragjykojė se kur ėshtė, me tė vėrtet nata e Kadrit ėshtė ditėn e njėzeteshtatė. – Omeri-Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, i tha: Po nga e din ti se ėshtė natėn e njėzeteshtatė? – Tha: Me tė vėrtetė Allahu i krijojė shtatė kat qiej dhe ka krijuar shtatė kat tokė, ditėt e javės i bėri shtatė, dhe njeriun e krijojė nga shtatė, Tavafin e bėri shtatė, gjithashtu edhe Saijin e bėri shtatė, numrin e guralecėve qė gjuhen nė Xhemerate e bėri shtatė. – E nga kėto fakte Ibn Abasi -Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, mendonte se nata e Kadrit ėshtė natėn e njėzeteshtatė.

Si mendim mė i vėrtet ėshtė se nata e Kadrit ėshtė nė dhjetė ditėshin e fundit nė netėt tek tė muajit Ramazan dhe se ajo shpėrngulet pėr ēdo vit.

Kėtė mendim e ka imam Neveviu-Allahu e mėshiroftė, i cili thotė: Na ėshtė qartėsuar dhe kemi zgjedhur mendimin se nata e Kadrit shpėrngulet pėr ēdo vit ndėrmjet netėve tek tė dhjetėditėshit tė fundit tė muajit Ramazan, kjo sepse hadithet qė kanė ardhur rreth kėsaj ēėshtje janė tė ndryshme dhe nuk ka rrugė tjetėr pėr bashkimi e tyre pėrveēse duke thėnė se ajo shpėrngulet ndėrmjet dhjetėditėshit tė fundit nė netėt tek tė muajit Ramazan.[2]

3 – Vlera e faljes sė namazit nė kėtė natė

Rėndėsia e faljes sė namazit tė natės nė natėn e Kadrit vėrehet nė pjesėn e ajetit ku thotė Allahu: ”Nata e Kadrit ėshtė mė e vlefshme se njėmijė muaj”. [3] Qė do tė thotė se shpėrblimi i faljes sė namazit nė kėtė natė tek Allahu ėshtė mė i vlefshėm se sa ta adhurosh Allahun pėrafėrsisht 83 vite e tri muaji me radhė. Madje thotė i Dėrguari i Allahut- paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė: ”Kush fal namaz nate natėn e Kadrit duke besuar dhe shpresuar shpėrblimin e Allahut, i falen gjynahet e mėparshme”.[4]

4 – Emėrtimi i kėsaj nate

Sa i pėrket emėrtimit tė kėsaj nate dijetari i madh Shejh Uthejmini-Allahu e mėshiroftė, thotė:

- Pika e parė ėshtė se kjo natė u emėrtua nga kadri qė tregon pėr vlerėn dhe pozitėn e lartė qė e ka kjo natė, siē pėrdoret kur thuhet pėr dikė ka pozitė tė lartė.

- Pika e dytė ėshtė se nė kėtė natė ndodh pėrcaktimi se ēfarė do tė ndodhė pėrgjatė tėrė vitit.

-pika e tretė ėshtė se adhurimi gjatė kėsaj nate ka pozitė tė lartė d.m.th kadri i saj ėshtė i madh, siē ka ardhur nė hadithin e tė Dėrguarit tė Allahut-paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė: ”Kush fal namaz nate natėn e Kadrit duke besuar dhe shpresuar shpėrblimin e Allahut i falen gjynahet e mėparshme”. [5] Pėr kėta arsye Allahu e quajti “nata e Kadrit” se kjo natė tek Ai ka pozitė shumė tė lartė dhe se Allahu nė kėtė natė falė shumė gjynahe dhe mbulon shumė tė meta, quhet nata e faljes siē ka ardhur nė hadithin e lartpėrmendur.

Pėrveē namazit tė natės nė kėtė natė besimtari i vėrtet duhet qė ti shton duatė (lutjet) dhe isrigfarin (kėrkim falje nga Allahu). Sepse vetė duaja ėshtė adhurim thotė i Dėrguari i Allahut-paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė,: ”Duaja, ajo vet ėshtė ibadet (adhurim)”. Gjithashtu thotė Allahu nė Kuran: ”Thotė Zoti i juaj, mė luteni do t’iu pėrgjigjem”.[6] i Dėrguari i Allahut-paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: “Me tė vėrtet Zoti i juaj ėshtė i gjallė, fisnik turpėrohet nga robi i tij kur ai e lut t’ia kthen duart zbrazėt”. Kurse nė njė hadith tjetėr i Dėrguari i Allahut-paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė, thotė: “Me tė vėrtet nuk e kthen caktimin e Allahut pėrveē se duaja dhe nuk e shton jetėn pėrveē se mirėsjellja”.

Nuk duhet harruar se duaja dhe istigfari janė gjithashtu shkaqe pėr ta larguar kryelartėsinė, thotė Allahu nė Kuran: ”Thotė Zoti i juaj, mė luteni do t’iu pėrgjigjem, mė tė vėrtetė ata qė bėjnė kryelartėsi ndaj adhurimit tim do tė hynė nė Xhehennem tė poshtėruar”.[7]

5 – Disa nga shenjat e natės sė Kadrit janė:

1- Nė mėngjes tė saj Dielli lind pa rreze, siē ka ardhur nė hadith nga Ubej ibni Ka’b-Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, se i Dėrguari i Allahut-paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė pėr Diellin: “Nė mėngjesin e Natės sė Kadrit dielli do tė lind pa rreze (ėshtė sikur) njė pellg ujor derisa tė ngritėt.”[8]

2- Zbresin Melekėt nė Tokė me mirėsi, bereqet, mėshirė dhe falje.

3- Ėshtė natė e pastėr nga tė kėqijat e ndryshme si dhe nga lėndimet, nė tė shtohet adhurimi dhe ajo natė ėshtė shpėtim nga zjarri i Xhehennemit si dhe paqe deri nė mėngjes. Thotė Allahu nė suren Kader: “Paqe ėshtė ajo (natė) deri nė mėngjes”.[9]

4- Transmetohet nga Ibn Abasi-Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, se i Dėrguari i Allahut-paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė:” Nata e Kadrit ėshtė natė mesatare, nuk ėshtė as e ftohtė e as e nxehtė dhe dielli nė mėngjes lind me ngjyrė tė kuqe tė zbehtė”.[10]

5- Transmetohet nga nėna e besimtarėve Aishja-Allahu qoftė i kėnaqur prej saj, se e ka pyetur tė Dėrguarin e Allahut-paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė,: ”O i dėrguari i Allahut ēfarė duaje duhet tė bėjė nėse e pėrjetojė natėn e Kadrit? – i Dėrguari i Allahut-paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė, u pėrgjigj: ”Thuaj: O Allahu im! Ti je falės i madh dhe fisnik me tė vėrtetė e don faljen, prandaj na fal neve”.[11] ./telegrafi/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma