Njė krizė pėr tė mėsuar

Nga Lumir Abdixhiku - Mbetet domosdoshmėri trajtimi i publikes dhe i mbėshtetjes masive nė shtet edhe tek ne. Ėshtė jofunksional, joefiēient, i kushtueshėm, dhe, para sė gjithash, siē mund ta kem kuptuar kaherė, i predestinuar pėr ngritje borxhesh e pėr dėshtim.
-1-

Saktė 952,625 ishte numri i tė punėsuarve nė administratėn publike greke njė vit para krizės. Pėrpjesėtuar me forcėn e gjithėmbarshme punėtore tė asaj kohe, pra 5 milionė, i binte se ēdo i pesti grek ka qenė – dhe pėrafėrsisht njėjtė vazhdon tė jetė ende – i punėsuar nė punė shteti. Ēdo i pesti pra – relacion i pakuptueshėm pėr asnjė vend tjetėr evropian.

Sa pėr tė mos mjaftuar sasia, grekėt i kishin shtuar edhe cilėsinė. Pagat e tė punėsuarve nė sektorin publik deri para krizės sė fundit ishin njė herė e gjysmė mė tė larta sesa ato nė sektorin privat. Ato jepeshin dhe si herė e trembėdhjetė, katėrmbėdhjetė e njė herė ishin dhėnė edhe si pagė e pesėmbėdhjetė. Beneficionet publike (pėrfshirė dhe pensionet) kompleksonin vendet mė tė zhvilluara evropiane; pėrfitonte secilin gjithandej.

Nė librin e publikuar sė fundmi nga James Angelos: “The Full Catastrophe: Travels Among the New Greek Ruins” jepen pėrshkrimet mė absurde tė njė disfunksionaliteti tė predestinuar pėr dėshtim, nė mes tė publikes dhe beneficioneve individuale tė saj. Angelos, i biri i njė emigranti grek nė Amerikė, kishte vendosur tė udhėtonte nė Greqi nė fund tė vitit 2009, vetėm pak muaj para shpėrthimit tė krizės financiare. Nė tė vėrtetė, vizita e tij pėr atje ishte shtyrė nga thashethemet pėr “ishullin e tė verbėrve”. Angelos kishte dėgjuar se nė ishullin Zakynthos pjesa mė e madhe e banorėve ishin tė verbėr. Megjithatė, siē dhe kishte kuptuar nga vizita, nga 680 rastet e shėnuara, 498 nuk kishin pasur asnjėherė problem me shikim. Ishin beneficionet nga 724 euro tė paguara pėr ēdo dy muaj qė kishin pėrhapur epideminė e regjistrimit masiv si tė verbėr.

Ishulli i Angelosit, shpėrfaq vetėm njėrėn anė tė sistemit sė shthurur grek; tė mungesės sė kontrollit, pėrfitimeve publike e rehatisė gjithėnacionale – nė kurriz tė borxhit gjithsesi. Evidencimet e tjera tė bėra pas krizės kishin dėshmuar se mbi 36 mijė invalidė – nė beneficion invalidor – nuk kishin pasur asnjėherė probleme tė tilla, se Greqia, si asnjė vend tjetėr nė botė, kishte numrin mė tė madh tė personave mbi moshėn 100 vjeē (plot 8,500 tė tillė) – askush nuk i ē’regjistronte pėrfituesit pas vdekjes.

Nė verifikime dhe mė tė afėrta, rreth 40 mijė pensione – ēdo muaj pra – u jepeshin njerėzve tė vdekur. Greqia, pra, pėrbėnte njė piramidė tė destinuar pėr rėnie. Dhe, natyrisht, ishte rasti i njė zyrtari publik qė merrte pagė gjatė gjithė kohės sa ishte nė burg. Asgjė e re pėr ne – jo njė, por plot tė tillė kemi ne.

-2-

Nė vitin 2014, njė analizė e Komisionit Evropian e bėrė nė Greqi, kishte regjistruar se qytetarėt grekė – qė nga periudha e parakrizės e deri mė sot – pėrbėjnė evazionistėt mė tė mėdhenj nė kontinent. Kėshtu, sipas raportit nė fjalė, rreth 10 miliardė euro humbeshin ēdo vit nga evazioni i taksave mbi konsum. Mbi 28 miliardė euro – taksa tė tjera - nuk ishin paguar nga tė vetėpunėsuarit e tjerė grekė. Greqia, nė fakt, qė nga viti 2010, ka humbur gjithė borxhin e tanishėm publik qė ka nė evazion fiskal.
Atėherė ēfarė ndodh me njė vend qė nuk paguan taksa, mbėshtet pothuajse secilėn familje nė beneficione publike, dhe financon kėtė luks e rahati me borxh? Falimentimi ėshtė vetėm fillimi i njė kohe tė vėshtirė.

Natyrisht se popujt e tjerė evropianė nuk do tė pranonin borxh-dhėnie pėr fqinjėt qė mbanė luks tė tillė. Nė secilin rast, kredidhėnia si garanci pėr qėndrim nė lagje tė njėjtė, kushtėzohej me reduktime drastike tė kėtyre pėrfitimeve, me rritje tė efikasitetit tė mbledhjes sė taksave – dhe mbi tė gjitha, me reforma strukturore ekonomike – mbėshtetja nė jopubliken ishte parakusht.

Pesė vjet mė pas, tė gjitha kėto reforma mbahen nga njėra anė si jo tė plota – rrjedhimisht tė pamjaftueshme – dhe tė gjitha masat e shtrėngimit – nga ana tjetėr – si fajtore pėr moskthim borxhi e rėndesė mė tutje.

Greqia sot vazhdon t’i ketė plot 260 miliardė euro borxh, por borxhi ėshtė problemi mė i vogėl nė ditėt nė vijim. Ėshtė likuiditeti i bankave komerciale qė kėrkon vėmendje tė shpejtė, para se bankomatėt qė japin nga 60 euro nė ditė tė shterėn krejt. Dhe, pavarėsisht rrugės qė popujt evropianė – njėra palė borxhdhėnės e tjetra borxhmarrės pa kredibilitet – vendosin tė ndjekin nė vijim, ditėt e mira pėr Greqinė nė disa vjet duken tė pamundura.

-3-

Kosova – nė princip e trend – ka pak dallim me Greqinė. Ne nuk i kemi 900 e kusur mijė tė punėsuar nė sektorin publik, por i kemi 90 e kusur mijė tė tillė; njėtrajtėsisht, ēdo tė pestin nė punė shteti nga forca aktive punėtore; ēdo tė dhjetin nga forca e gjithėmbarshme. Pėr mė keq se nė Greqi, ne nuk i paguajmė tė punėsuarit publikė me njė herė e gjysmė mė shumė pagė se ata nė sektorin privat, por gati dy. Evazioni fiskal e informaliteti kėndej nuk arrijnė miliardat e Greqisė, por arrijnė plot 35% (sė paku nga bizneset e regjistruara) tė vlerės vjetore tė buxhetit.

Ne nuk kemi ishuj tė tė verbėrve, por ama kemi pėrfitues e rrogėtarė publikė nga mė tė ndryshmit – komandantė e veteranė me shumicė; lista tė privilegjuarish gjithandej. Mbi tė gjitha, ne financojmė, sikurse atje, gjithė kėtė diferencė tė natyrshme me – pa befasi – borxh.
Borxhi publik i Kosovės vazhdon tė jetė vetėm 11% e bruto produktit vendor tonit. Ai grek sot ėshtė plot 176%. Por, ama, trendi i borxhit tonė publik ėshtė rritės, nė mesatare nga 12% nė vit nė pesė vjetėt e fundit. Shumė shpejt, po mbajtėm kėtė trend, ne do tė dyfishojmė kėtė normė. Borxhi ynė, pa habi, po rritet mė shpejt sesa niveli ynė ekonomik.

Pra, mbetet domosdoshmėri trajtimi i publikes dhe i mbėshtetjes masive nė shtet edhe tek ne. Ėshtė jofunksional, joefiēient, i kushtueshėm, dhe para sė gjithash, siē mund ta kem kuptuar kaherė, i predestinuar pėr ngritje borxhesh e pėr dėshtim.

-4-

Efekti grek nė Kosovė ka dy rrugė. Ai direkt ka gjasa mė tė vogla tė pėrhapjes pėr shkak tė mosintegrimit tė bollshėm tė kapitalit grek nė Kosovė. Maqedonia, Shqipėria e Serbia, ndėrsa, mund tė marrin goditje mė tė rėnda nė rast tė dėshtimeve nė bisedimet e ardhshme nė eurozonė. Atje, pėr dallim nga ne, sektori financiar, i ndėrtimit, naftės e telekomit – nė Shqipėri madje dhe remitancat e diasporės – janė tė ndėrlidhura ngushtė me zhvillimin grek.

Efekti i dytė, ndėrsa, pėr ne, mbetet ai jo i drejtpėrdrejtė; nėpėrmjet eurozonės. Si pėrdorues tė euros, secili zhvlerėsim i saj do tė replikohet me rritje tė ēmimeve – pėr aq sa zhvlerėsohet pra, nėse zhvlerėsohet gjithsesi. Kosova sot importon pjesėn mė tė madhe tė produkteve nga shtetet e rajonit, tė cilat – pėr dallim nga ne – nuk janė pėrdorues tė eurove; kanė valutat nacionale pra. Zhvlerėsimi i euros nė relacion me to (sėrish nėn supozimet se do tė ndodhė) i bėn importet nga atje mė tė kushtueshme pėr ne.

Nė periudhė afatmesme e afatgjatė, ne do tė pėrfitonim nėpėrmjet eksporteve – derisa tregu mjaftueshėm tė adoptohej nė rrethana tė reja pra.

Gjithsesi, nė rast tė njė rėndese nė tregjet evropiane, rreziku mė i lartė na ndėrlidhet me kursimet tona pensionale tė investuara nė tregje ndėrkombėtare. Diversifikimi i tyre nė burime tė ndryshme mbetet komfort i mirė; por nė komfort nuk duhet tė rrimė nė ditėt nė vijim. Skenarėt e tragjedisė greke mbesin tė papėrcaktuar, me alternativa tė mundshme nga mė tė ndryshmet. Sado qė vėshtirė e parashikueshme mbetet e ardhmja, tė themi se jemi tė sigurt – dhe nė vetėmjaftim – nuk ėshtė ēfarė na duhet tani.

[email protected]

http://koha.net/?id=31&o=768

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma