Kosova plotėson deri nė 80 pėr qind tė konsumit tė miellit

Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Isa Mustafa, i shoqėruar nga ministri i Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, pėrcolli fushatėn e korrje-shirjeve, qė ka filluar para disa javėsh nė Kosovė.
Tė dielėn, kryeministri Mustafa dhe ministri Krasniqi, kanė vizituar parcelat ndėrmjet fshatrave Hallaq i Madh dhe Rufc i Ri tė Komunės sė Lipjanit, ku kanė monitoruar nga afėr korrje-shirjet nė kėtė rajon.

Kryeministri Isa Mustafa, para gazetarėve tė pranishėm shprehu pėrkrahjen e mėtutjeshme tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės pėr prodhimtarinė primare bujqėsore.

“Kemi arritur qė afėr 50 pėr qind tė korrjeve t’i pėrfundojmė deri mė tani. Ėshtė punuar mjaft shumė. Janė rendimente tė cilat nė vise tjera nuk janė aq tė pritura dhe aq tė dėshiruara, mirėpo pėr fat tė mirė kėtu nė Komunėn e Lipjanit rendimentet janė mjaft tė larta. Nė kėto parcela ku jemi, arrijnė deri nė 5-6 mijė kilogramė pėr hektarė, qė ėshtė rendiment shumė i lartė”, tha kryeministri Isa Mustafa.

Duke vlerėsuar punėn e madhe qė ėshtė bėrė nga Ministria e Bujqėsisė kėtė verė, edhe nė subvencionimin e prodhuesve bujqėsorė, kryeministri tha se nė Kosovė janė rreth 84 mijė hektarė tė mbjella me grurė dhe se rreth 44 mijė hektarė janė tė mbuluara me subvencione, qė ėshtė njė kontribut shumė i madh.

Kryeministri po ashtu bėri tė ditur se kėtė vit janė shpėrndarė subvencione nė vlerė rreth 6 milionė e gjysmė vetėm pėr grurė, ndėrsa nė pėrgjithėsi pėr bujqėsi janė dhėnė subvencione nė vlerė 23 milionė ndėrkaq grande edhe 20 milionė tė tjera.

“Ėshtė njė pėrkujdesje shumė e madhe e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, pėr prodhimtarinė primare bujqėsore. Ne dėshirojmė qė edhe mė tutje tė nxisim prodhimtarinė, dėshirojmė qė edhe mė tutje tė pėrpunojmė produktet bujqėsore, dhe tė arrijmė qė tė zėvendėsojmė pėr aq sa ėshtė e mundur importin me prodhimtarinė bujqėsore dhe atė ushqimore vendore”, tha kryeministri Mustafa.

Ministri i Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi shprehu kėnaqėsinė qė sė bashku me kryeministrin dhe kryetarin e Komunės po shohin nga afėr korrje-shirjet.

“Kjo fushatė, siē tha edhe kryeministri, ka filluar para gati dy javėsh dhe besojmė qė nė 10-12 ditėt e ardhshme do tė pėrfundoj. Ajo qė vlen tė theksohet ėshtė se rendimenti mesatar nuk ėshtė nė nivelin qė ne do tė dėshironim, por megjithatė ėshtė nė nivelin e viteve tė kaluara. Realisht, pritet qė tė kemi njė rendiment nė mes 3.5 deri nė 4 tonė pėr hektarė. Kėtė do ta dimė pėrfundimisht pasi qė tė pėrfundoj i gjithė procesi. Mė vjen mirė qė komunat si Lipjani po e pėrmirėsojnė kėtė mesatare. Realisht, ne sipas kalkulimeve tona, besojmė se do tė arrijmė kėtė vit qė tė kemi rreth 75-80 pėr qind tė konsumit tė mbuluar. Nevojat e Kosovės, sipas vlerėsimeve qė i bėnė dhe Organizata Ndėrkombėtare e Ushqimit dhe Bujqėsisė, janė rreth 400 mijė tonė, ndėrsa ne kėtė vit besoj qė arrijmė sė paku 300 mijė tonė ta kemi prodhimtarinė. Do tė thotė ende nuk mund ta mbulojmė 100 pėr qind, pėr kėtė duhet qė tė ketė edhe 25 mijė hektarė shtesė me kultivim tė grurit, por besojmė qė siē ka qenė trendi i rritjes nga viti nė vit pėr shtimin e tokės bujqėsore, pėr kultivimin jo vetėm tė grurit, por edhe tė kulturave tjera, kjo do tė rritet edhe nė tė ardhmen”, tha ministri Krasniqi.

Ministri po ashtu theksoi se politikat e Qeverisė kanė ndikuar drejtpėrdrejt dhe se kėtė vit ėshtė rritur pėrsėri masa e subvencioneve.
“Derisa vitin e kaluar, hektari i grurit ėshtė subvencionuar me 125 euro, kėtė vit subvencionohet me 150 euro. Kemi filluar me subvencionimin edhe pėr kultura tjera, dhe gjithsesi qė do tė vazhdojmė me kėtė trend, meqenėse kjo ka ndikuar drejtpėrdrejt tek rritja e prodhimtarisė, zėvendėsimi i importit, zhvillimi i qėndrueshėm ekonomik por edhe tek krijimi i vendeve tė punės. Andaj, ēdo sukses i bujqėsisė kosovare, i fermerėve tonė, ėshtė stimulim shtesė pėr neve si Qeveri, dhe pėr Ministrinė tonė nė veēanti, qė tė vazhdojmė me fuqizimin dhe avancimin e politikave tona nė sektorin e bujqėsisė”, theksoi ministri Memli Krasniqi.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti falėnderoi kryeministrin Mustafa dhe ministrin Krasniqi pėr mbėshtetjen, duke shprehur besimin se kjo do ta fuqizoj edhe mė tutje sektorin e bujqėsisė.

Fermeri Mustafė Gashi, bėri tė ditur se ai ka mbjellė 32 hektarė tokė dhe se mesatarja pėr hektarė sivjet ėshtė rreth 5–6 mijė kilogramė, duke shprehur mirėnjohje pėr subvencionimet qė i janė dhėnė nga Ministria e Bujqėsisė. /Telegrafi/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: musasabedini@hotmail.com

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
info@rajonipress.com
Plasma