Mirė se vini mėrgimtarė...!*)

Nga Shefik Shkodra - Mė shumė monolog, por jo krejt fantazi. Sa tė shkelni tokėn e Kosovės, qeshuni, argėtohuni, kėndoni, por edhe kritikoni. Ky vend gjithsesi ėshtė i juaj! Po thuhet se edhe koha ėshtė ēoroditė. Brenda ditės ndėrrojnė stinėt e vitit te ne. Edhe atje, nė ato vende ku po jetoni ju bashkatdhetarė tė nderuar, nuk ėshtė mė mirė koha. Mund tė jetė ndryshim i pėrgjithshėm klime.
Njeriu ėshtė bėrė imun, pėr aq sa mund t’i pėrballojė motit, sikur edhe sistemit qeverisės te ne. E, meqė nė shoqėritė e sotme, sidomos gjeneratat mė tė reja pėrpiqen qė tė gjejnė mėnyrėn e ēdoditshme pėr integrime si shprehje e kozmopolitizmit, s’ėshtė ēudi qė edhe koha ka marrė kahe tė ndryshueshme aq tė shpejta. Kėtu s’kanė mundėsi njerėzit e rėndomtė asgjė tė rregullojnė. Nuk varet prej neve. Madje disave nė kėto hapėsira, nuk ua varė askush sot pėr asgjė.

Nė shoqėrinė tonė shqiptare tė Kosovės, ka gjėra qė do tė duhej korrigjuar, por kėtė ēėshtje, si u tha mė parė, ata qė janė nė margjina, nuk mund tė shėnojnė asnjė vizė tė shkurtėr nė pėrparimin e procesit nė shtet-ndėrtim. Dhe tė gjithė ata skajeve, qė vetėm sa rrinė nė kėmbėt e veta, pa ndonjė post pushteti, pos moralit tė pathyeshėm, tashmė nuk u vlerėsohet as puna e tyre, qė e kanė bėrė deri nė kėtė shekull.

Kjo vjen krejt nga njė grup “atdhetarėsh mė tė shquar e mė tė menēur” qė ka Kosova e jonė sot. Mėrgimtarė, ju qė keni ardhur nė vendin e juaj, qeshuni, kėndoni! Tash jo veē atė kėngėn: “O gurbet, gurbet i zi...”, as atė “Oj Kosovė, oj nana jonė...”, jo se, kėtyre viteve tė fundit po ikin shumė prej kėsaj nane. Libra e shkrimtarė, kėngė e kėngėtarė, sot, kemi mjaft. Mund tė zgjidhni. Bie fjala, unė njėrėn prej atyre kėngėve veē po e pėrmendi: “...Kėcejna mbi tavolina/ pijna mbi tavolina/s’kemi nevojė pėr karrika...”, kėshtu disi dhe njė refren, “o hajde bre, hajde..” etj. Ėshtė punė e shpejtė, me para bėhesh ēka tė duash. Bėhesh shkrimtar dhe shkruan libra, bėhesh kėngėtar dhe kėndon. Krejt lehtė. Kėngė me pak fjalė. E dini mirė edhe ju, krejt. Tė shkon ndėrmend edhe pėr njė ngjashmėri e rastėsi, si tė shkelėsh nė sofėr, krejt pėr qejf e dashuri (rinia).

Dhe vėrtet, pėr dėfrim e lumturi! Por, kjo sikur na sugjeron edhe njė kuptim tjetėr: “kurrė falė mos tė kofsha!” diēka qė nuk do t’ia dish tė mirėn dikujt. Apo i kėrcėnohesh, se, nuk dėgjon fare pėr te. Nejse. Mėrgimtarė tė nderuar, qeshuni, argėtohuni, kėndoni! ju duhet tė disponoheni. Tash pėr tash jeni tė pėrkohshėm. Dhe krejt pėrkohėsisht veproni e silluni. Jehona dhe gumėzhima e juaj, natyrshėm i jep gjallėri kėtij vend, nė kėta muaj tė verės. Por edhe ju “jeni Kosovė!” Nė asnjė mėnyrė nuk duhet ta mohoni se, nesėr duhet tė ktheheni pėrgjithmonė nė vatrat e juaja.

Pushimet e dashura (?)

Pėrafėrsisht, qe nga mbarimi i qershorit dhe fillimi i korrikut, janė pushimet. Kėshtu deri kah fundi i gushtit, kryhen dasma e gazmende tjera. Gjatė kėsaj kohe, qytete e fshatra janė tė zgjuara natė e ditė. Krejt tym e mjegull – kėngė e piskamė! Ishit mė tė gėzueshėm kur vinit nė atdheun e juaj. Ardhja e juaj, pėrkundėr pritjeve tė gjata nėpėr kufij dhe ndonjė plaēkitje private apo zyrtare, ishte diēka mė e lezetshme do vite mė herėt. Ju qė jetoni e veproni nė vende tė huaja, tashmė pjesa mė e madhe, jeni integruar me bashkėsitė e atyre popujve, sidomos rinia nėpėr shkolla, nė punė e gjetiu nė jetėn e
pėrditshme.

Madje, disa kemi dėgjuar janė pjesėmarrės edhe nė jetėn politiko-shoqėrore e kulturore nė bashkėsitė komunale. Para do vite, thamė, fytyrat e juaja dukeshin mė tė kthjellėta e mė tė qeshura. Kėshtu dukej dhe kėshtu sigurisht do tė ishte pėr ēdonjėrin. Krejt ėshtė normale tė krahasohet atdheu me diēka mė tė bukur e mė tė dashur, nė liri pa ndonjė frikė. E pastaj diēka tėrheqėse, pėr tė kaluar disa ditė pushimi shpirtėrorė e truporė.
Kemi folur pėr kurbetin ndonjė herė mė parė dhe kemi treguar pėr tė mirat qė mund t’i sjellė njė njeri shtėpisė, familjes e rrethit; po janė pėrmendur nga pak edhe tė ligat e tij. Shkurt, sado qė dikush ėshtė integruar, kurbeti ėshtė “bukė e hidhur...!” kėtė po e pėrsėris edhe kėtė herė, mbase kėtė e dinė mė mirė ata mė tė vjetrit, qė janė tė angazhuar mė herėt me punė nė ato vendet.

De facto s’ėshtė e diskutueshme kjo thėnie. Kėtė e dėgjojmė shpesh edhe nga vetė kėta bashkatdhetarė. – Mezi po presim me ardhė ai pushim pėr ne, tė vijmė nė Kosovėn tonė. Tė kėnaqemi duke u ēmallė me njerėzit tanė! Me pleq e me fėmijė. Kėtu ditėt na kalojnė shumė shpejt e s’po na shkohet nė atė gurbet tė zi!” Kėshtu mė pat thėnė, njėri i afėrt, prej atyre kurbetēarėve, para disa viteve, ose, menjėherė pas luftės. Mė falni! Nė kėtė vit ardhja e juaj mė duket pak mė e zbehtė. Pak zhurmė rrugėve e restoranteve. Edhe dasma nuk ka aq. Mund tė jetė shkak pėr njė pjesė ramazani. Ndoshta e kanė lėnė zhurmėn e sirenat si tė panevojshme ēarshisė. Edhe krisma (sh. mirė) me armė nuk ka aq mė, ose fare. Kjo do tė ishte punė e mirė! Ėshtė mirė ta respektojmė rendin e disiplinėn edhe nė vendin tonė! Presim edhe pak ditė, kah mesi i korrikut, ngjan tė vijnė njė turne mė e madhe.

Karvanėt e shek. XXI nga Kosova histori nė vete

Ne kėtu kushtimisht mirė jemi. Ende pa ndonjė aferė tė madhe. Policia nuk po na ndjek si do kohė, po kėrcėnimet po na pėrcjellin nė heshtje. Tė rinjtė po e kryejnė edhe shkollimin superior, po punė nuk ka pėr ta. Punė ka vetėm pėr ata qė kanė ndonjė njohės nė pozita shtetėrore. Po tė kishin mundėsi, ēdo ditė do iknin nėpėr ato vende ku ju jeni.

Kanė ikur shqiptarėt nga vatrat e tyre pa lėnė gjurmė pėr shpėtimin e shpirtrave: nė fund tė shek. XIX nga vatrat e veta (Serbia e sotme Jugore), nė fillim tė atij XX (luftėrave ballkanike...) dhe disa herė pas LDB; nė mbarim tė shekullit tė XX, (sėrish nga terrori serb) dhe pėrsėri nė decenien e parė e sidomos nė atė tė dytėn tė kėtij shekulli. Njerėzimi ėshtė i ēuditshėm! Tė zhduket njė popull pėr tė jetuar njė tjetėr...Po tash, nuk mund t’ua hedhim fajin e as ta gjejmė shkakun te tė tjerėt. Ėshtė pėr keqardhje. Sa i pėrket migrimit nuk ka ndryshime prej para dy-tri decenieve. Kemi pengesa nė qarkullim.

Nuk kemi viza. Deputetėt e Kuvendit dhe institucionet tjera shpesh flasin pėr viza. Thonė: “nuk po na i lejojnė...!” kėta zyrtarė e institucioneve e bėjnė ēėshtjen krejt viza. Dhe para se tė kėrkojmė viza, ne ėshtė dashur tė kemi zhvillim ekonomik, punėsim tė ēdoditshėm, mėnjanim tė korrupsionit e kriminalitetit, drejtėsi e barazi pėr tė gjithė. Vizat do t’i pėrdornim pėr vizita, pėr studime nė shkencė, pėr kulturė e sport, pėr diplomaci e tregti nėpėr vendet e ndryshme evropiane. Asgjė mė tepėr. Kosova ėshtė ēliruar qė nė te tė jetojnė e veprojnė, si vend i tyre, kjo popullatė dhe jo ta lėnė shkret rinia shqiptare. Kėshtu kemi mundur moti kohė tė iknim edhe ne tjerėt e tė mos ktheheshim mė.

Ėndrrat e mia si tė tuajat

Po nė kėtė shekull, kėtyre viteve tė fundit, s’ėshtė veē pėr kėngė lėvizja e kėtij populli, si nga terrori i sundimtarit tė huaj para do vite. Edhe pse lėvizje ka nė gjithė botėn. Ato janė me arsye. Ikja e popullatės prej njė vendi nė vendin tjetėr vjen nga ndonjė problem i shquar dhe shumė i theksuar. Kėto tė fundit te ne sigurisht ju kanė shqetėsuar, ndoshta edhe ju kanė hidhėruar. Mundet edhe nga ky shkak tė mos jeni tė rehatshėm. Nuk i shihni krejt qytetarėt, fqinjėt, familjarėt nė gjendje tė mirė materiale. Ndoshta edhe nuk ėshtė pėrmbushė mundėsia pėr njė argėtim e hare si viteve tė tjera. Nuk ka diēka tė re mė shumė nė infrastrukturėn turistike e hoteliere.

Nuk ėshtė krejt realiteti qė do tė duhej tė ishte kėtu nė Kosovė. Sigurisht, gabimi ėshtė i joni. Ėndrrat e juaja si ato tė miat ishin mė tė mėdha, dhe tash nuk po dalin aq sa ėshtė dashur pėr kėtė vend. Ndoshta ju, keni pasur mė shumė konsideratė e dhimbja pėr ata familjarė, bashkėkohės qė kanė mbetur rrugėve evropiane. Dhe ju kanė mbetur nė pėrfytyrim pamjet e karvanėve tė bashkėkohėsve e qytetarėve, fqinjėve tė juaj, duke ikė “me botėn nė sy”. Ju ka tmerruar ky pelegrinazh, i paraqitur nėpėr televizionet tona e mė ndjeshėm kur i shikonit nėpėr ato evropiane. Autobusėt pa “visika” (viza) fishkėllenin pėrtej, nėpėr territoret e Serbisė, drejt asaj Hungarisė, pėr nė vendet evropiane. Ndoshta keni biseduar nė mes veti nė ndonjė takim mbrėmjeje pėr (mos)arsyen dhe shkakun e ikjeve, me mundime tė pashkėputshme tė kėtyre familjeve, qė “tė shpėtonin nga zori nė vendin e tyre”. Pėr kėtė me siguri ju informoheni nga shtypi ditor, televizionet e Kosovės. Shkaqet pėr njė braktisje vendi janė tė shumtė. Pra, ndiēni mediet kosovare shqiptare!

Ndihma e juaj me botėn demokratike

Duhet ta pėrmendi edhe njė ēėshtje qė, mua mė duket shumė e rėndėsishme. Madje, pėr lavdėritė. E atė nuk duhet ta harrojė kurrė asnjė qytetar i Kosovės. Mėrgimtarėt tanė, ata tė vėrtetė atdhetarė, kanė qenė shumė solidarė prej viteve tė nėntėdhjeta dhe gjatė luftės, pėr ne nė Kosovė. Ndihma e juaj ishte materiale, financiare, por edhe politike e diplomatike. Kėtu nė Evropė e nė Amerikė. Pa forcat e juaja, pa angazhimin e juaj, vėshtirė se do ta kishim as kėtė gjendje tė sotme. Personalisht dua ta shpreh falėnderimin tim botėrisht pėr ju! Prandaj, ju keni tė drejtė tė krenoheni, tė argėtoheni e tė kėndoni edhe “mbi tavolina”, nė Kosovėn e lirė. Por ju keni tė drejtė tė kritikoni, tė sugjeroni e tė kėshilloni! Sepse, jo vetėm qė jeni tė kėtij vendi, por edhe mundeni tė kontribuoni sėrish nė forma tė ndryshme.

Evropa dhe bota nė vitet e luftės shikoi me mallėngjim dhe me njė dhimbje Golgotėn e shqiptare tė Kosovės. I panė se si shqiptarėt u dyndėn “pa kapuē”, nga dhuna e armikut. Ishte ikje nga njė shfarosje. Ishte, ja vdekje ja shpėtim koke. Ishte pėrsėritje historike, njėsoj si para katėrmbėdhjetė-pesėmbėdhjetė decenieve. Ishte katastrofė humanitare...Pėr dallim nga ajo kohė, kėtė herė Bota demokratike u habit. Nga kush ikin shqiptarėt, pėrse t’u bėjmė strehė e tė na bėhen barrė mė? Nė atė kohė tė luftės, si thamė, bota demokratike nuk ndeji duar kryq e tė shikoi kėtė film tragjik nė Ballkan. U ndihmoi dhe i ēliroj me forcė, Amerika dhe Evropa. U gjeti strehė. Shumė shpejt, pjesa mė e madhe e karvanėve u kthyen, ata qė kishin mbetur gjallė, me entuziazėm nė vatrat dhe trojet e tyre, tė djegura e tė rrėnuara nga Serbia. Ndihma e pakursyer ishte nė koordinim me mėrgatėn shqiptare, kuptohet.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma