GSJP: Ndryshimi i TVSH-sė jo domosdoshmėrish do tė jap rezultate

Ndryshimi i TVSH-sė nga ana e Qeverisė te qytetarėt dhe bizneset, jo domosdoshmėrish do tė japin rezultat tė mirė. Kėshtu u tha nė konferencėn pėr media tė Grupit tė Studimit Juridik dhe Politik, ku edhe u prezantua analiza e politikave me temė “Cili do tė jetė ndikimi i Reformės Fiskale tė Qeverisė Mustafa?”.
Sipas njėrės nga anėtaret e Grupit pėr Studime Jurdike dhe Politike, Arbėresha Loxha, kėto studime dhe praktika sugjerojnė se ridistribuimin e tė hyrave nė mėnyrė mė tė barabartė, si dhe rritjen e mirėqenies sė ekonomive familjare, tė cilat edhe nė rastin tonė paraqesin pritjet e Qeverisė Mustafa, qė jo domosdoshmėrish janė arritur.

Loxha: Nuk besojmė nė realizimin e pritjeve tė Qeverisė

“Grupi pėr studime juridike dhe politike ka analizuar ndikimin potencial tė kėtyre ndryshimeve te konsumatorėt dhe bizneset dhe ne parimisht nuk besojmė qė arsyetimet dhe pritjet e proklamuara nga Qeveria e Kosovės do tė arrihen nga kėto ndryshime”, tha Loxha.

Pėr tė bėrė kėto vlerėsime, GSJP ka krahasuar Kosovėn me vende tė tjera tė rajonit tė cilat kanė pasur tė njėjtin zhvillim socio-ekonomik, dhe tė cilat kanė implementuar politika tė ngjashmet TVSH-sė.

Duke u bazuar nė ato studime dhe praktika tė vendeve tjera, Grupi pėr Studime Juridike dhe Politike ka ndėrtuar katėr skenarė tė rrezikut qė tregojnė se pritjet e Qeverisė Mustafa, jo domosdoshmėrish do tė pėrkthehen nė benifite.

Albana Rexha nga ky grup tregoi se cilat janė kėto rreziqe tė mundshme.

Rexha: Rritja e TVSH-sė jo domosdoshmėrish do tė reflektohet nė ēmime mė tė ulėta

“Skenari i parė i rrezikut parasheh qė ulja e TVSH-sė pėr produkte bazike, jo domosdoshmėrish do tė reflektohet nė ēmime mė tė ulėta pėr qytetarėt. Skenari i dytė i rrezikut parasheh se rritja e TVSH-sė nė 18 % do tė rris koston e jetės, do tė ketė njė rritje reale tė tė gjitha produkteve tjera nė rreth 12.5 %. Skenari i tretė i rrezikut parasheh rrumbullakimin e ēmimeve i cili do tė ndihmoj qė rritja e ēm imeve tė shumė e lehtė, ndėrsa uljen e tyre do ta bėjė edhe mė tė pamundshme. Si dhe skenari i katėrt i rrezikut i cili merr pėr bazė faktin se nė tė kaluarėn tregu Kosovarė ka treguar tė jetė joreagues ndaj uljes sė ēmimeve, ndėrsa reagues shumė i shpejt ndaj ngritjes sė tyre”, tha Rexha.

Duke i marrė pėr bazė tė katėr kėto skenarė tė rrezikut, sipas Rexhės, ua jep pėrshtypjen se pėrshkallėzimi i TVSH-sė ėshtė bėrė pėr arsye tė rritjes sė tė hyrave nė buxhet.

Nė fund, ata erdhėn nė pėrfundim me disa sugjerime.

Rexha: Qėllimet dhe planet e institucioneve tė rishikohen

“Ne sugjerojmė qė qėllimi dhe planet e veprimit tė kėtij institucioni tė rishikohen nė mėnyrė qė kapacitetet nė aspektin financiar dhe njerėzore tė ndryshohen nė mėnyrė qė agjencioni tė pėrmbushė funksionin e vet… sugjerojmė qė duh et fuqizuar dhe pavarėsuar autoritetet konkrete qė bėjnė kontrollin e nevojshėm pėr tė mos lejuar qė bizneset tė arrijnė deri te vėnia e ēmimeve, apo pėr tė mos lejuar kartela tė mundshme nė mes tė bizneseve”, tha Rexha.

Qeveria e Kosovės ditė mė parė ka marrė vendimin pėr ndryshimin e TVSH-sė pėr uljen nė produkte dhe shėrbime bazike nga 16-8, rritjen nė produkte dhe shėrbime tjera nga 16-18%, si dhe uljen e pragut tė TVSH-sė pėr biznese nga 50 mijė deri nė 30 mijė.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma