Tri vjet pa poetin qė e pėrpiu njė natė vere nė Mesdhe

Nga Salih Kabashi - Te njė rrugė e te njė laticė e vogėl livadhi para tre vjetėsh ka pasur deklamime poezish tė poetėve tė pellgut tė Mesdheut. Nė atė copė livadhi pati zbritur njė poet i Ballkanit. Goxha plakur e mė shumė rrezbitur, mė shumė nga sėmundjet se nga vitet, ai duke artikuluar turbullt fjalėt e verzet, duke i lidhur ato me shumė vėshtirėsi e gati pa mundur t’u japė kuptim, duke mos arritur assesi ta marrė e ta mbajė nėn sundim tekstin nga fletėt qė i ngatėrroheshin…, ai kishte pėrfunduar siē e kishte pėrfunduar paraqitjen e tij, pa u kuptuar nga tė pranishmit jo vetėm se ēka kishte thėnė, por as nėse i kishte rėnė apo nuk i kishte vajtur deri nė fund asaj qė kish marrė ta lexonte.
Poetėt e Mediteranit qė nė kėtė qytezė plot art e histori mblidhen njė herė nė ēdo vit, nė atė laticė tė ngushtė livadhi, pranė lumit tė vogėl, nėn degė pemėsh qė lajnė degėt, pipat e gjethet e tyre nė ujin e lumit tė qetė, nė ato ēaste tė asaj mbrėmjeje korriku po ndjeheshin keq. Ata po ndjenin dhimbje jo pse po iu ikte mesazhi poetik i kolegut tė tyre, as pse nuk ia merrnin vesh gjuhėn ballkanikut, por pse para tyre po shihnin si po rrėnohej, dhimbshėm, ashiqare, sikletshėm, me trup e me mendje - njėri nga ata. Tė tjerė kishin paraqitjet e tyre dhe nuk mund tė ndiqnin hapėrimin e lodhshėm e tė luhatshėm tė kolegut tė tyre tė vjetėr qė po largohej nga dritat e qytetit pėr t’iu dorėzuar pyllit e natės…

Poeti vėrtet kishte lėnė poetėt nė vazhdimin e mbrėmjes letrare nė atė buzė lumi. Dikush e kishte ndihmuar tė ngjiste shkallėt e tė dilte nė rrugė. Nė rrugė, pastaj, atė me hapat e pasigurt e morėn nė shoqėrim nata dhe vetmia e frikshme e saj.

Kėmbėt e pasigurta po e ēonin verrishtės teposhtė. Ishte nata e fundit e tij me njerėzit. Ishte e martė. Ishte natė e njė sė marte korriku tė 2012-ės. Pastaj ai do tė shpallej i humbur.

Organizatorėt e festivalit poetik kishin alarmuar policinė. Atė nuk e gjetėn pėr katėr ditė e net me radhė. E gjetėn tė shtunėn pasdite, tė shtrirė pranė njė pėrroi, me njėrėn dorė nėn kokė, pa shenja jete e pa gjurma dhune. Ai e kishte mbyllur tragjikisht jo vetėm ditėn e fundit tė takimeve poetike, por edhe kapitullin e fundit tė jetės sė tij.

Menjėherė pas lajmit pėr vdekjen, e kisha ngarkuar veten me domosdonė qė tė marr vesh diēka mė shumė lidhur me humbjen e tij. E kisha njohur pėr sė gjalli. Kishim pasur momente tė njė afrimi e bashkėpunimi, por edhe periudha tė shkurtra largimi. Kemi qeshur shpesh me njėri-tjetrin. Unė qeshja me seriozitetin e tij qė ai u jepte gjėrave joserioze sepse mendoja se nuk i kishin hije. Sidomos me pėrpjekjen e tij qė tė fshinte pjesė tė biografisė sė tij komuniste dhe tė vishej, krejt pa meritė, me gėzof disidenti. Kam qeshur shumė me nivelin e tij shumė tė ulėt drejtshkrimor, pėr recitimet e tij monokordike e pa kurrfarė melodie, pėr prirjet e tij qė vjershave tė tij ndonjėherė, -jo gjithherė,- fort tė bukura t’u shtonte edhe aso kushtuar prijėsve komunistė e nė dy dekadat e fundit edhe atyre religjiozė… Ishte miku im, por nuk ishte poeti im.

Shkova dhe u ndala nė Lodéve. Pak pa u mbyllur zyrat e Voix de la Mediterranées, u futa brenda dhe gjeta zonjėn Laetitia. I shtrova njė rafal pyetjesh derisa erdha te interesimi im kryesor qė nga ajo dhe nga kolegėt e saj tė merrja vesh diēka mė shumė rreth njė vdekjeje nė ditė feste qė kishte ndodhur para tre vjetėsh atypari. Laetitia u befasua. Iu kujtua momenti i humbjes, i erdhi nė mend rrėmuja e paniku qė kishte kapluar organizatorėt… Pas pak bashkė me tė shkuam nė njė nga sallat e komunės ku drejtori i festivalit poetik kishte caktuar njė takim lidhur me fondet e me vullnetarėt qė do tė vihen nė shėrbim tė takimeve poetike mesdhetare tė radhės.

Tash pėr poetin e vdekur po flisnin, ato, Laetitia dhe Marina qė e gjetėm aty. Fol ato fol unė, lotėt u shfaqėn nė sytė e dy grave. Qanin dhe mė hidheshin nė pėrqafim. Qanin e qeshnin. Mė pėrjetonin si njeriun qė po i ngushėlloja pas njė trishtimi qė kishin pėrjetuar tre vjet mė parė, kur poeti i mplakur dhe i lodhur i gjeti dhe i braktisi nė mėnyrėn mė tė dhimbshme tė mundshme. Ato donin tė thoshin se nuk ishte faji tyre, se faji ishte i vetė atij dhe vetė atyre qė e kishin lėnė atė qė nė gjendjen shėndetėsore e shpirtėrore nė tė cilėn gjendej tė merrte njė rrugė aq tė gjatė…

Homazhet nė pėrvjetorin e vdekjes sė ēuditshme tė poetit tė Ballkanit nė Lodéve, nė vendin e ngjarjes, pėr sivjet, le tė fillojnė me kėtė shkrim, tė cilin e shoqėron tashmė mikja ime Marine. Duke ecur me tė pėr te vendi ku ēdo vjet dynden poetė e poetesha tė pellgut tė Mesdheut vėmė re se Ali Podrimja nuk do tė ketė mė as pllakė pėrkujtimore. Keqbėrės tė panjohur ia kishin shkatėrruar atė pa kaluar shumė ditė nga vendosja e saj…

Me Marinen vizituam dhe fotografuam vendin ku poeti i vdekur tri vite mė parė kishte lexuar pėr sė mbrami herė nė jetėn e tij. Marina ka qenė e fundit nga njerėzit qė i kanė dėgjuar zėrin poetit tė tretur nė natė. I kishte telefonuar tė nesėrmen nė mėngjes. Ai e kishte ngritur telefonin pa ditur tė fliste… Pengesa tmerrėsisht tė pakuptueshme: Marina nuk dinte shqip, i humburi dhe i treturi ku me ditė se nė ē’vend nuk dinte as frėngjisht e anglisht jo se jo… Sėmundjen e alzheimerit ia kishin vėnė re qysh nė fillim kur ai qysh nė recepcion nuk gjente fjalėt pėr tė formuluar pėrgjigje pėr ēkado qoftė, as nė shqip, as nė serbisht…

Policia e gjen trupin pa jetė pas katėr ditė kėrkim katėr kilometra larg vendfestivalit… Marina ende, edhe kaq kohė pas ngjarjes ėshtė nė gjendje shoku. Prandaj sypėrlotur tėrė kohėn rrinte mbėshtetur pėr mua. Mė kujtonte pėrgjigjet e njėrės nga bashkėpjesėmarrėset nė Festival kur atė e kishin lutur qė nėse mundet le ta ketė paksa nė kujdes kolegun e saj tė rrėnuar. E bezdisur dhe me pėrvojė tė keqe edhe nga rastet tjera, ajo thjesht kishte thėnė: Nuk jam kėtu nė cilėsinė e nėnės sė Ali Podrimjes… Fundja, pse vjen ose pse e linin tė merrte rrugė kaq tė largėta derisa ai ėshtė nė kėso gjendje?!

Nga ana tjetėr, pėr hir tė sė vėrtetės ai mė 2012 as nuk bėnte pjesė nė mesin e poetėve tė ftuar nė Voix de la Méditerranée (Zėri i Mesdheut). Nga Kosova ishte e ftuar vetėm Ilire Zajmi… Insistimi i tij pėr tė qenė kudo, i ftuar a i paftuar, mė 18 korrik tė atij viti kushtoi me njė rrugė pa kthim, tė dhimbshme pėr familjen, miqtė e dashamirėt e poezisė sė tij./zeri/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma