KMSHK-ja konstaton se portali Indeksonline ka shpifur ndaj Veton Surroit

Kėshilli i Mediave tė Shkruara ka shqyrtuar ankesėn e Veton Surroit kundėr portalit Indeksonline nė lidhje me artikullin “Surroi nė Beograd: ‘Grupi i Drenicės’ pėrgjegjės pėr dhunėn ndaj pakicave”, publikuar mė 8 qershor 2015, dhe ka konstatuar se ky artikull pėrbėn shkelje tė Kodit tė Mediave tė Shkruara.
“KMSHK-ja shqyrtoi ankesėn e Surroit kundėr portalit Indeksonline dhe gjeti se ajo duhet tė miratohet sė paku nė dy pika, dhe atė sa i pėrket Kreut II (E drejta pėr t’u pėrgjigjur) dhe Kreut III (Nxitja dhe gjuha e urrejtjes) tė Kodit tė Mediave tė Shkruara tė Kosovės. KMSHK-ja konstatoi se fjalėt e botuara nė artikullin e cekur mė lart nuk ishin konstatim i Surroit, por ai vetėm kishte cituar z. Uilliamson dhe Dik Martin. Kėto vlerėsime ishin bėrė mė herėt nga kėta tė fundit dhe nuk ishin vlerėsime personale tė Surroit”, thuhet nė njoftimin e KMSHK-sė, pėrcjell sot Koha Ditore.

Nė kėtė njoftim, Kėshilli ka shkruar se ankuesi ka pretenduar qė teksti nis me titull qė paraqet shpifje.

“Nė formėn siē ėshtė paraqitur ėshtė citimi i pasaktė i njė deklarate qė do tė mund tė konsiderohet interpretim sipas qejfit tė redaksisė. Titulli i tillė bombastik dhe qėllimisht i pasaktė, sipas ankuesit, ka pasur pėr pasojė tė drejtpėrdrejtė reagimin e njė grupi njerėzish qė kanė hapur njė faqe nė ‘Facebook’ (Me Sami Lushtakun), me tė cilėn cenohet integriteti personal i ankuesit, dhe ku ai kėrcėnohet edhe me vrasje. Nė vazhdim nė ankesė thuhet se pjesa e fundit e raportimit ėshtė vėnė nė thonjėza, qė sipas redaksisė ėshtė citat i deklaratės sė ankuesit dhe, sipas ankuesit, kjo ėshtė shpifje”, thuhet nė njoftimin e KMSHK-sė.

Sipas kėtij njoftimi, portali Indeksonline pėrveēqė kishte botuar reagimin e Surroit dhe kishte sqaruar pasaktėsitė nga versioni i parė i artikullit nė fjalė, ka hequr edhe komentet e lexuesve, tė cilat pėrmbajnė gjuhė tė urrejtjes. Pėr mė tepėr, portali Indeksonline, pėrmes pėrfaqėsuesit tė tij, ka marrė obligim qė pas mbledhjes sė KMSHK-sė shkrimi i publikuar tė hiqet.

http://koha.net/?id=27&l=65781

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: musasabedini@hotmail.com

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
info@rajonipress.com
Plasma