Agolli: Dorėshkrimet tė m’i botojnė kur tė mos jem

Tiranė - Shkrimtari i madh Dritėro Agolli rrėfen ekskluzivisht pėr tv "A1Report!", emocionet qė ka pas marrjes sė ēmimit "Carlo Levi" nė Itali.
Nė kėtė intervistė ai kalon edhe njėherė si nėpėr skaner jetėn e tij, sepse ēmimi pėrkon edhe 82-vjetorit e lindjes sė tij. Agolli rrėfen jetėn qė kur iku nga fshati Menkulas deri nė ēastin mė mbresėlėnės tė karrierės sė tij. Nė njė gjendje jo tė mirė shėndetėsore, shkrimtari thotė se vijon tė shkruaj dhe ka nė sirtar dhjetėra dorėshkrime, pėrfshi dhe rrėfimet nga jeta e tij...

I ngjizur bashkė me humorin, shkrimtari i madh Dritėro Agolli jo pak herė kėrkon tė fsheh emocionet duke bėrė shaka tė tilla si: “kam kėnaqėsi qė e mora kėta ēmim, se ndoshta ky ēmim ma shton frymėmarrjen, qė kur tė zbres e tė ngjitem nga shkallėt tė mos thyej ndonjė kėmbė...”.

E intervistuam pasi nė shtėpinė e tij kishte mbėrritur nga Italia trofeja e edicionit tė 26-tė tė Ēmimit Kombėtar pėr Letėrsinė Carlo Levi” , ku u shpallėn fitues nė Itali autori shqiptar Dritėro Agolli dhe autorėt italianė, Guido Conti dhe Enzo Vinicio Alliegro, si dhe francezi Andre Vauchez. Vetė Dritėro Agolli nuk ėshtė nė gjendje tė mirė shėndetėsore, ndaj ēmimin e solli e bija Elona Agolli nga Italia nė Shtėpinė e tij.

Dritėroi duket se arrin t’i mposht disa nga dhimbjet e moshės, por thotė se ėshtė ajo dridhja e dorės e ka mėrzitur shumė, ngaqė ai shkruan ende. Shkruan ashtu me bojė dhe dorė tė dridhur. Nuk heq dorė nga dorėshkrimet, pavarėsisht se shkronjat krijojnė nga ato kaēurrelat mikroskopike. Ka shumė vepra tė pabotuara dhe sipas parashikimit tė tij do tė ketė ende dorėshkrime edhe kur tė mos jetė, qė t’i botojnė tė tjerėt.

Shkrimtari Dritėro Agolli, nė njė intervistė pėr A1 Report rrėfen gjithfarė gjėrash nga jeta, edhe qė adoleshentė ka ngarė qetė, por vetėm pėr politikėn aktuale nuk do tė flasė, sepse sipas tij kjo i prish humorin dhe nuk ka lidhje me ēmimin pėr tė cilin ai ndihet i nderuar, sepse Karlo Levi ėshtė njė personalitet pėr imazhin e tė cilit Dritėro Agolli ndihet krenar. Nė kėtė 82-vjetor Dritėro Agolli, ish partizan dhe komunist, shprehet se ka reflektuar edhe pėr disa nga gjėrat e kohės nė tė cilėn jetoi, dhe i vjen keq qė nuk ėshtė lexuar mirė Marksi...

A1Report: Ditėlindja juaj pėrkoi me ēmimin kombėtar Karlo Levi, njė ēmim qė ju jepet autorėve mė tė mirė dhe ka motivacion “autorin e lidhur ngushtėsisht me traditėn dhe rrėnjėt e tij, vendlindjen, krenarinė, origjinėn. Si e pritėt kėtė ēmim?

Agolli: Unė e kam tė vėshtirė tė flas pėr vetveten. Unė si njė i moshuar 82-vjeēar kam kėnaqėsi qė e mora kėta ēmim, se ndoshta ky ēmim ma shton frymėmarrjen qė kur tė zbres e tė ngjitem nga shkallėt tė mos thyej ndonjė kėmbė. Ky ēmim, ndoshta mė ndihmon pėr kėtė, gjė, ēmimi Karlo Levi jepet nga shoqėria Dante Aligieri dhe propozohet nė ēdo edicion dhe unė e mara nė edicionin e 16-tė. Karlo Levi ėshtė njė personalitet i madh i njohur edhe nė vendin tonė me librin e tij tė famshėm “Krishti ndaloi nė Eboli”,ku pėrshkruan gjendjen e mjeruar tė krahinės sė tij nė kohėn e fashizmit dhe me kėtė libėr mori famė.

Por ai ka famė ta madhe nga ana tjetėr, se ka qenė shkrimtar, piktor, publicist dhe aktivist i madh shoqėror qė ėndėrronte njė botė pa mjerim e pa luftėra njė antifashist dhe i dėnuar me burg, pastaj i internuar nė krahinat mė tė varfra tė Italisė, dhe i njohur edhe si disident i papajtueshėm me regjimin. Kjo figurė mua mė bėnė qė tė emocionohem, se ėshtė vėrtetė figurė e madhe dhe ēmimi i tyre kombėtar ėshtė i madh, por ju jepet edhe shkrimtarėve apo publicistėve tė vendeve tė tjera.

A1Report: I dashur Ditėro, juria duhet tė ketė njė pikė tė fortė ku mbėshtetet pėr njė ēmim, cila mendon se ka qenė pika e fortė qė u mbėshtet juria dhe iu referua pėr trofeun qė ju dha?

Agolli: Mė vjen rėndė tė flas pėr vetveten, por nga ana tjetėr mė vjen mirė qė e njohėn krijimtarinė time, sepse disa nga krijimet e mia janė tė njohura nė Itali si “Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo” dhe njė libėr me poezi, njė vėllim me tregime, etj. Dhe ata e vėnė re qė unė kam shkruar pėr jetėn e njerėzve tė thjeshtė, por kam thumbuar edhe njerėzit mendjemėdhenj qė e kuptojnė sė prapthi pėrparimin e njė vendi, qė nuk beson nė forcat e njeriut tė thjeshtė tė vendit. Unė jam vetė njė fshatar dhe e dua shumė popullin dhe ēmimin mė tė madh qė e pres ėshtė ai ēmim qė do mė jap toka. Ky ėshtė ēmimi i padiktueshėm dhe pa juri; dy metro gjatėsi dhe njė metro gjerėsi nė tokė...

A1Report: Dua t’ju komentoj diēka ju lutem. Ju e bėtė Devollin ta donte e gjithė Shqipėria. Ndoshta do tė ishte harruar, ndoshta do tė konsideroj si njė fshat i zakonshėm i Shqipėrisė. Duke marrė ēmimin Karlo Levi, a bėtė pėr Shqipėrinė atė qė keni bėrė pėr Devollin?

Agolli: Unė lindur nė fshatin qė quhet Menkulas. Nė ata fshat kur isha adoleshent kam lėruar tokėn. Isha mjeshtėr i hedhjes sė farės dhe i doja tė gjitha kafshėt dhe shpeshherė i pėrqafoja veēanėrisht kuajt, lopėt dhentė, bile edhe gomarėt i kisha qejf, megjithėse thonė se gomari ėshtė veshgjatė, por ai ėshtė i menēėm se ėshtė paqėsor.

A1Report: Ju i doni kaq shumė natyrėn, kafshėt, jetėn dhe megjithatė shkuat partizan. Nuk kishin frikė se mund tė vriteshit?

Agolli: Po atėherė ne tė gjithė tė moshės kemi shkuar. Ka edhe heronj nė moshėn time, ka qenė njė hero i popullit nga Labėria mė duket, Sinani e ka mbiemrin dhe ishte nė moshėn ime (e ka fjalėn pėr Ēelo Sinanin). Ne atėherė nuk shėrbenim vetėm me armė, por shėrbenim edhe pėr tė ēuar ndonjė letėr, pėr t’u dhėnė ushqime partizanėve, u tregonin udhėn, bėnin dhe propagandė...

A1Report: Ju vetė ēfarė u bindi qė e morėt kėtė iniciativė?

Agolli: Unė dy xhaxhallarėt e mi i kisha partizan. Im atė, edhe ai, ishte kryetar i kėshillit tė fshatit dhe ishte i lidhur me lėvizjen. Kėshtu qė unė s’kisha nga tė vija tjetėr, kėshtu qė do tė bashkohesha me ta. Megjithėse njė kushėriri i parė i xhaxhait, kishte merak dhe thoshte “ik ti, mos rri kėtu se do tė vritesh, dhe ai ėshtė dėshmor dhe ra po nė moshėn time, dhe nėna kishte kėtė frikė qė tė mos ndodh si atij djalit tė mikut tonė. Mirėpo kur je nė atė moshė nuk ke frikė, plumbi s’tė duket gjė....

A1Report: E pastaj le t’i kalojmė disa nga hapat e jetės suaj me shpejt.. Kur shkuat studentė nė BS, si e fituat tė drejtėn e studimit?

Agolli: Shiko si ėshtė puna. Kur isha nė gjimnazin e Gjirokastrės unė isha nė njė rreth letrar. Ishin profesorė tė shquar siē ishte Vehbi Bala, Fejzi Dika. Kishim Luigj Franjėn qė ishte nga Shkodra dhe ishte i ditur, por kishim edhe tė famshmin Shaban Demiraj qė ishte pėr gjuhė dhe ishte mė i rrepti. Unė atėherė botoja nė gazetat qendrore vjersha, ose ndonjė artikull e tregim siē ishte “Zėri i Rinisė” dhe ishte edhe njė “Letrari i Ri”, bėheshin konkurse kombėtare tė letrarėve tė rinj dhe unė mora njė ēmim tė tretė. Sekretar i Komitetit Qendror tė Rinisė mė duket ishte Ramiz Alia dhe mė dhanė njė ēmim tė tretė. Nė atė kohė u njoha edhe me Nasho Jorgaqin, se edhe ai mori njė ēmim tė tretė pėr njė tregim dhe ai studionte nė Shkodėr, e unė nė Gjirokastėr e kėshtu u kompletuam.

Dikush aty tha qė ata tė kryeqytetit i marrin me hatėr kėto ēmimet e para, kurse neve na japin tė tretat, por nė atė kohė unė kisha lexuar qė mė pėrpara Don Kishotin. Dhe, Don Kishoti si personazh i thoshte njė poeti tė ri: mė mirė mos merr ēmimin e parė se ēmimi i parė ėshtė me hatėr dhe duhet tė marrėsh ēmimin e tretė. Dhe unė ngushėllohesha me ēmimin e tretė sipas Servantesit. Nė tė vit qė mė doli e drejta e studimit, erdhi Kareman Ylli ministėr i Arsimit dhe dėgjoi pėr mua. Kishte lexuar plot shkrime dhe mė tha: Ēfarė do tė studiosh? I thashė:-Veterinari. –Jo, -mė tha ai, -do tė vazhdosh pėr letėrsi.

A1Report: E kishe seriozisht qė doje tė bėheshe veteriner?

Agolli: E kisha seriozisht, sepse isha nga fshati dhe atė shkollė pėlqeja, sepse krijimtaria letrare bėhet edhe pa shkollė. Dostojevski ishte inxhinier, Ēehovi ishte mjek. Uitmani ishte tipograf.

A1Report: I ndjeri Marash Hajati ka shkruar njė libėr. Shquheshit si djem tė bukur tė shkathėt. A ka lėnė ndonjė njė gjė pa e treguar?

Agolli: Ka pasur edhe shumė gjėra tė tjera qė njeriu nuk mund t’i tregoj dot nė njė libėr, por Marashi ka zgjedhur ato mė pikantet dhe ka bėrė njė punė shumė tė mirė. Mua nuk mė kujtohet tė jetė nė atė libėr, por ka plot humor atje edhe nga jeta jonė si studentė, por kujtoj njė histori tė vogėl. Kishin njė shok njė kinez, mė trazonte veshin dhe po ta pėrzije, ai prapė do tė mė ngacmonte dhe unė rrija indiferent. Njė javė tė tėrė e bėri, u lodh dhe nuk e bėri mė.

A1Report: Po dashurinė e kujtoni nė mėnyrė mė tė shpeshtuar sot. Si u njohėt me Sadijen. Besoj se sot kujtoni mė shumė detaje?

Agolli: Po kujtojmė mė shumė hollėsira. Atėherė tė rinjtė kishin mundėsi tė njiheshin e tė bėnin dashuri, jo siē thonė sot qė ishtė njė vend qė s’dinin tė bėnin dashuri. Populli ynė ka bėrė dashuri qė kur ka lindur. Folklori ynė pjesėn mė tė madhe e ka me kėngė dashurie: “O kjo anė e lumit ka bilbila shumė/Dale bandill dale, sa tė rritem unė, etj. Kjo kėngė ka dalė para 200 vjetėsh; ose “Ēfarė kėrkon bejkė belaja, etj. kėshtu qė rinia nuk ka qenė ashtu si e mendojnė sot..

A1Report: Keni mbetur i njėjti Dritėro si karakter, por ēfarė ka ndryshuar te Dritėro Agolli pas viteve ‘90?

Agolli: Njeriu transformohet si ēdo gjė nė botė, por nuk zhduket. Edhe njeriu transformohet, ėshtė i ri bėhet plak, vdes, bėhet krimb...

A1Report: Jo, jo, nė pikėpamjen filozofike, por ēfarė ka ndryshuar te Dritėroi si qytetar?

Agolli: Kam ndryshuar, sepse unė tani mendoj mė ndryshe. Shikoj mė qartė gabimet e asaj kohe, si mund tė mos ndodhte ashtu, si mund tė behej njė shoqėri me e pėrparuar dhe dua ta theksojė njė gjė qė nuk e citonin nga Marksi dikur dhe ju s’e dini, sepse ai ka thėnė se “vetėm po tė fitoj revolucioni, komunizmi nė Amerikė dhe nė Francė dhe nė vende tė tjera tė pėrparuara, vetėm atėherė mund tė fitojė, ndėrsa kur bėhet nė vendet e varfra nuk mund tė fitojė. Kėshtu qė edhe vetė Marksi e bėn shumė tė vėshtirė fitim e asaj ėndrre utopike nė vendet e varfra. Unė e shikoj me syrin e kėsja kohe atė qė ndodhi nė Shqipėri si njė gjė utopiste qė nuk dihej sesi do tė zhvillohej mė mbrapa. Gjithė kėto gjėra qė ndodhėn kėrkojnė njė ndryshim. Sesi do bėhet nuk e di...

A1Report: Ėshtė vėnė re kohėt e fundit njė gjė qė ėshtė jashtė natyrės tėnde, njė tėrheqje nga opinionet pėr politikėn. Sinqerisht, a mund tė na thoni se ēfarė po mendoni, sė paku, pėr politikėn aktuale?

Agolli: Unė mendoj shumė, por tani nuk kam qejf tė flas pėr kėtė.

A1Report: Nuk dėshironi tė thoni as si po ecėn qeveria e re nė kėto hapat e para?

Agolli: Nuk kam qejf se s’kam fuqi dhe kam njė temė tjetėr atė tė ēmimit. Nuk e kam as humorin tė kthehem tek politika.

A1Report: Mirė, le tė kthehemi sėrish tek ēmimi Karlo Levi. Na tregoni mbresat

Agolli: Unė nuk vajta se “kėputa mish”, siē thuhet nė gjuhėn popullore nė shtyllėn kurrizore dhe akoma mė dhemb dhe dėrgova vajzėn time. Ajo bėri pėrshėndetjen dhe erdhi nė shtėpi.

A1Report: Po a jeni duke shkruar ndonjė gjė tė re?

Agolli: Unė kam plot, plot shkrime, por nuk i kam botuar. Kam njė libėr me poezi e kam tė pabotuar. Ndoshta mė vonė, ose kur tė mos jem, t’i lexojnė tė tjerėt. Sot ėshtė ēudi e madhe, shkrimtarėve nuk u gjen ndonjė dorėshkrim, tė gjithė i kanė botuar, Unė kam edhe tė pabotuara, qė tė thonė ja paska lėnė edhe njė dorėshkrim....

A1Report: Pra, paskemi tė bėjmė dorėshkrime interesante?

Agolli: Ka. Po, kam njė pėr jetėn time. E kam e filluar, e kam lėnė, shkaku sėmundja e gjėra tė tjera. Por mė pengon edhe dridhja e dorės. Mė dridhet dora dhe nė ka mėrzitur shumė, dhe ajo mė pengon. Mė thonė pse nuk shkruan duke folur qė unė ta diktojė te njė shkrues. Por unė kur shkruaj dua tė ndjej erėn e bojės, vetė dua t’i shkruaj. Madje ndonjėherė unė pajtohem me Cvajgun qė shkruan pėr shpikjen se “qė kur doli Gutenbergu humbi njė pjesė tė origjinalitetit”, qė janė korrektorėt, redaktorėt...Kėshtu qė unė kur shkruaj me dorė, nuk kam redaktor.
Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma