BE rivendos kontrollin kufitar nė zonėn e Shengenit

Pas njė debati dyvjeēar tani reforma pėr lirisė e lėvizjes nė Evropė ėshtė gati. Nė tė ardhmen do tė ketė mė shumė mundėsi, pėr t'u dhėnė shteteve mundėsi pėr tė kontrolluar kufinjtė e tyre.
Disa flasin pėr njė “moment historik”, ndėrsa disa kritikė pėr rrezikimin e lirisė sė lėvizjes. Pėr asnjė ēėshtje tjetėr nė Europė nuk ndizen gjakrat kaq shumė sa pėr reformėn e marrėveshjes sė Shengenit, transmeton DW.

Kjo marrėveshje garanton prej mė shumė se njė ēerek shekulli udhėtim tė lirė nė Europė, tashmė pėr mė shumė se 400 milionė evropianė. Pas mė shumė se dy vjet debatesh shtetet anėtare dhe Komisioni i BE kanė rėnė tani dakord pėr reforma. Reforma u jep shteteve qė prej vjeshtės tė vitit 2014 mė shumė liri pėr tė kontrolluar sėrish kufinjtė e tyre, si pėr shembull nė rastet e dyndjes sė refugjatėve.

Megjithatė reforma nuk u jep vendeve tė Shengenit kartabiankėn pėr tė mbyllur arbitrarisht kufijtė. Vendime tė veēanta nga vendet anėtare, siē kishin kėrkuar disa, ndėr ta Gjermania, nuk do tė ketė. Sepse vendimi duhet tė merret nė nivel evropian. Ministri i Brendshėm gjerman Hans-Peter Friedrich (CSU), qė ka mbrojtur gjithmonė tezėn se shtetet duhet tė kenė kapacitet pėr tė vepruar, u shpreh: "Ne ruajmė ekuilibrin nė mes respektit pėr sovranitetin kombėtar tė shteteve anėtare (..) dhe kordinimit tė nevojshėm nė nivel evropian."

Si duken punėt nė praktikė? Deri tani 26 shtetet nuk bėjnė mė kontrolle nė kufijtė e tyre tė brendshėm, pra nė zonėn e Shengenit. Pėrjashtimet janė tė mundshme nė dy raste. Nė ngjarjet e mėdha tė tilla si lojėrat e futbollit dhe konferenca, si dhe nė rastet emergjente, si pėr shembull pas njė sulmi terrorist. Nė tė ardhmen do tė ketė njė pėrjashtim tė tretė "klauzolėn emergjente" pėr dyndje masive tė refugjatėve.

Ndryshimi erdhi si pasojė e pranverės arabe

Vendimi do tė merret nė nivelin e BE-sė. Komisioni i BE-sė duhet tė propozojė rifutjen e kontrolleve kufitare. Kusht ėshtė qė siguria e zonės Shengen, si e tėrė ėshtė nė rrezik. Atėherė ministrat e BE-sė do tė konsultohen. Megjithatė ėshtė e mundur qė kėshilli me njė shumicė prej dy tė tretash tė japė vetėm njė rekomandim dhe tė mos marrė vendim.

Komisionerja e BE Cecilia Malmstrėm ėshtė rigoroze: "Komisioni do tė kontrollojė, me qėllim qė asnjė shtet tė mos bėjė kontrolle tė pajustifikuara tė kufirit. Brukseli kėrcėnon me veprime ligjore kundėr shteteve tė tilla. Megjithatė njė diplomat i BE pranon, se nė fund tė fundit njė qeveri vendos vetė: "Nėse njė shtet dėshiron tė kontrollojė kufirin e vet, ai e bėn atė. Arsyetimin ai mund ta mendojė gjithmonė mė vonė." Sepse neni 23 i lejon njė shteti tė Shengenit, qė nė rast emergjence ai mund tė veprojė i pavarur, mjafton ta informojė pėr kėtė Brukselin.

Pėrkufizimi pėr njė rast tė tillė "emergjence" ėshtė shumė fleksibėl, mendojnė diplomatėt. Mbrojtja kufitare sipas ligjit tė BE mbetet ēėshtje e brendshme kombėtare. Ministri i Brendshėm gjerman Friedrich thekson: "Vendimi pėrfundimtar (..) do tė jenė nė dorėn e secilit shtet anėtar." Kėshtu qė nuk do tė ndryshojė shumė nė praktikė. Sidomos duke patur parasysh se shtetet deri tani i kanė pėrdorur rrallė klauzolat pėrjashtuese, rreth dy herė brenda njė gjysėm viti. /Indeksonline/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma