Pse Rajoni Press

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press , ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt,drejtė,saktė dhe objektivisht rajonin e Anamoravės ku bėjnė pjesė komunat Gjilan,Dardanė,Artanė dhe Viti.

Rajoni Press do tė jetė i fokusuar pėr tė sjellur lajme tė shpejta edhe nga Kosova Lindore duke pėrfshirė kėtu Preshevėn,Bujanocin dhe Medvegjėn.

Pėr ta pasuruar me sa mė shumė lajme nga ky rajon “Rajoni Press”, do tė ketė mundėsinė qė tė angazhojė gazetarė profesionist dhe njerėz tė kėsaj fushe, qė e dinė saktė se ēka dėshiron lexuesi i pėrditshėm.

Pashmangshėm qė Agjencia Rajonale e Lajmeve kriter tė parė do tė ketė informimin e qytetarėve tė Gjilanit, duke filluar nga jeta e rėndomtė, shtresat sociale, zhvillimet politike,opinionet e njerėzve me ndikim dhe dobiprurės pėr rajonin, intervista nga mė tė ndryshmet tė njerėzve qė kanė krijuar elemente pozitive pėr rajonin e Anamoravės.

Tek kategoria e intervistave lexuesi i Rajoni Press do tė ketė mundėsi tė lexojė edhe njoh shumė personalitete nga jeta e artit,shkencės,politikės,sportit, mjekėsisė, fushės sė teknologjisė dhe fushės mediatike.

Mbi tė gjitha Rajoni Press do tė sjellė dhe ofrojė informacione nga dhe pėr jetėn e qytetarit tė rėndomtė. Do tė godasim tė gjitha ngjyrat e krimit politik dhe ekonomik dhe do tė jemi vrojtues tė shkeljeve qė bėhen nga institucionet publike, duke filluar nga pushteti lokal, gjykatat,policia, prokuroritė dhe kategoritė e tjera institucionale.

Lufta kundėr korrupsionit,trafikimit tė qenieve njerėzore,prostitucionit,krimit tė organizuar, ngacmimeve seksuale nė vendet e punės, heshtja e dukurive negative, do tė jenė prioritet i veēantė.

E veēanta e agjencisė rajonale Rajoni Press do tė jetė mundėsia pėr tė shprehur dhe shfaqur bindjet e tyre njerėzit e thjeshtė dhe tė gjithė ata qė nė mėnyrė direkte janė tė atakuar nga institucionet qeveritare apo lokale.

Pėr tė qenė njė sy dhe vesh i ēdo gjėje qė ndodhė nė Anamoravė ne do tė mundohemi qė tė sjellim freskinė e lajmit tė shpejt. Kohėve tė fundit mediat qendrore sikur i kanė reduktuar informacionet rreth qyteteve tė Anamoravės, duke mbetur kėshtu njė rajon i izoluar edhe mediatikisht.

Dhe kjo ishte njė arsye edhe mė shumė qė tė startojmė me kėtė agjenci qė po i dedikohet qytetarėve dhe lexuesve tė kėtij rajoni.

Nuk do tė lėmė anash as jetėn qė zhvillohet nė brezin kufitarė, duke filluar nga lagja e Zahirajve, Karaqeva,Debėlldehu, Stublina, Kokajt etj. Kjo agjenci nuk do tė mund tė zhvillohet pa ndihmėn e njerėzve qė duan ndryshime nė tė gjitha kategoritė shoqėrore. Andaj do tė ketė vend pėr analistėt, kritikėt e tė gjitha ngjyrave, opinionist tė rregullt.

Normalisht Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore. Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi,shkrimi,raporti,intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Ne nuk synojmė qė vetėm tė ecim nė rrugėtimin tonė tė pėrbashkėt. Do tė angazhojmė ekspert,analist,gazetarė,e bashkėpunėtorė pėr ta rrumbullakėsuar nevojėn qė ka rajoni i Anamoravės .

Nė agjencinė rajonale tė lajmeve Rajoni Press do tė ketė vend edhe pėr rastet sociale, invalidėt e luftės, viktimat dhe dėshmitarėt e luftės,veteranėt e luftės, shoqatat e dalura nga lufta,pensionistėt, profesor tė dijes e shkencės, njė vend do ta kenė edhe prezantimet nga jeta fetare, sektori i bujqėsisė.

Jeta rinore dhe gjetja e talenteve nga ky rajon dhe prezantimi i tyre para tė tjerėve do tė avancohen nga Rajoni Press.

Njė bashkėpunim profesional do ta krijojmė edhe me OJQ lokale dhe tė gjithė ata qė janė tė interesuar tė krijojnė ndryshime pozitive.

Me kujdes do tė pėrcillet jeta institucionale duke mos anashkaluar tė metat, dukuritė negative qė ndodhin pėr dhe rreth zyrtarėve lokal. Natyrisht nė kėtė agjenci do tė ketė vend edhe pėr tregimet pozitive.

Njė vend tė posaēėm do i`a kushtojmė jetės ekonomike, bizneseve tė reja, biznesmenėve qė kanė krijuar imigj pozitivė nė qytetin e tyre.

Natyrisht qė bizneset do tė jenė tė promovuara nė ngritjen e cilėsisė sė prodhimeve dhe tė atyre ndėrmarrjeve qė krijojnė vende tė reja tė punės.

Ju sigurojė se duke qenė njė njeri i profesionit dhe i mishėruar dhe i pėrkushtuar me kėtė zanat tash e 20 vite ,do tė jem vetėm nė shėrbim tė sė vėrtetės .

Kėtė projekt dhe kėtė nismė po e fillojmė me shpresėn qė lexuesi ynė do tė jetė prioritet i asaj qė do tė prodhojmė ēdo ditė nga jeta e njerėzve tė Anamoravės.

Na priftė e mbara duke ju thirrur pėr njė bashkėpunim profesional nė pasimin e sa mė shumė informacioneve pėr dhe rreth rajonit tė Anamoravės.

Sinqerisht
Musa Sabedini

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: musasabedini@hotmail.com

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
info@rajonipress.com
Plasma